| E diele, 10.11.2013, 06:44 PM |
Fushata e zgjedhjeve në Kosovë krijon zhurmë rreth
shamive!!!
Nga
Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com
Fushatë elektorale " Unë ty shaminë, ti mua votën" qe po sjellin përçarje shantazhime denigruese
dhe huti në botën e femrës shqiptare, por edhe në rrafshin kombëtar!?.
-Garë e
rrallë elektorale është duke u zhvilluar në Kosovë, nga e cila mobilizimi partiak,individual dhe grupor të përfitojnë sa më shumë masën në forma
të ndryshme, që ende si trup zgjedhor është tejet i brishtë kur është në pyetje
vota?
-Të paktën
partitë politike me orientim laik
deri në zgjedhjet e këtij viti, asnjëherë nuk janë vërejtur të bëjnë një
fushatë të hapur për t’ia fituar zemrat këtij elektorati në stilin garues" Unë ty shaminë, ti mua
votën". Por, krijimi i problemit të shamive, si duket ka nxitur që partitë
në pushtet të shfrytëzoj instrumentin
shtetëror apo institutin për përçarje shantazhuese dhe denigruese në botën
e femrës shqiptare, por edhe në rrafshin
kombëtar?
-Nuk është
gjithçka e nevojshme për debat,por partitë politike dhe udhëheqja e jonë kurrë nuk
janë të motivuar që të trajtojnë, debatojnë
rreth problemeve kyçe,për të cilat
ka nevojë të bisedohet dhe të mënjanohet e keqja në shoqërinë shqiptare .
Anarkia
e ka kapluar Kosovën duke e ngulfatur
sepse ,grupe, lëvizje, banda, klane të ndryshme kanë venë nën kontroll
komunitetet e tyre apo tentojnë qe ti përfitojnë me mashtrime
shantazhe ,dhënien e drekave apo
darkave për vota!
-Temat
dhe debatet për çështjen fetare apo shaminë , duket se janë
disa tema sekondare , me çka nuk trajtohen tema
qe përfshijnë elementet e
formimit të shtetit dhe përforcimin e
tij!Nuk mbizotëron ligji në Kosovë i sanksionuar në barometrin kombëtar për një rregullore për tu zbatuar në praktikë. Anarkia e ka kapluar Kosovën duke e
ngulfatur sepse ,grupe, lëvizje, banda,
klane të ndryshme kanë venë nën kontroll komunitetet e tyre apo tentojnë qe ti
përfitojnë me mashtrime shantazhe ,dhënien e drekave apo darkave për te përfituar votën
e pa merituar. Këto forca
politike nuk e vrasin mendjen
në mjerimin qe e ka përfshirë
shoqërinë kosovare. Kështu këta anarkistë manipulojnë në emër të lirisë me shtresën ma të madhe të besimit fetar islamik, duke
i ndërsyer disa shërbëtor me orientime
çorientuese në interesin e prapambetjes qe i ka mbuluar disa shtete aziatike, po edhe fqiun tonë Serbinë, qe natë e ditë veprojnë kundër populli shqiptar të lashtë dhe me vlera ndërkombëtare
me kulturën e vet.
Kandidati
i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të lejoj shaminë dhe
degradimin në shkollat e Gjilanit
,po çka bënë Lutfiu me Prishtinen
,Mitrovicën , Ferizajn dhe rajone
tjera?,kësaj i thonë përçarje me vetëdije
apo pa vetëdije!!!
- Tani mos
të flasim për çështje urbane, infrastrukturë, ambient ,shkencë, kulturë teknologji si elemente jetësor ,qe
rrallë kush e diskuton apo e
hedh në qendrën e vëmendjes si
problem në shoqërinë kosovare për papunësia qe e
ka prekë në palcë Kosovën!
-Në këtë fushatë
propagandimi , të lejimit, apo mos lejimit të vënies së shamisë në shkolla dhe vende publike,
sikur janë futur në forma kolektive si parti, apo grupe, po edhe në mënyra
personale siç ishte rasti i kandidati të
LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të lejojë
nxënëset e mbuluara të vijojnë mësimet nëpër shkollat publike të Gjilanit, një gjë absurde
dhe anakronike , me çka ai
ka lëshuar zërin e përçarjes dhe ndezjes së zjarrit në shtresën
ma të pa vetëdijshme të shoqërisë shqiptare , në shtresën me pak të
arsimuar,siç është rasti i besimtareve
në fenë e besimit mysliman .Madje shkon edhe ma larg duke u përjargur në rast
nevoje thekson ,do të ulem edhe
unë me to në banka .Vallë lind pyetje
nga kush po i mbrojka ky politikan nxënëset
e shkollave shqipe në Kosovë?
Hazdret
Haxhi Lutfi Efendi Hazirit-shkurt
Në këto
tema aq
të pa vlera hyjnë edhe disa projektues me synime të errëta nga këndi i
ekstremizmit fetar , siç dolën në këtë
momente parregullsitë në zgjedhjet aktuale në Kosove nga të cilat
shumica e komunave mbeten në balotazh siç është edhe rasti i
" hazdret Haxhi Lutfi Efendi
Hazirit-shkurt Luta " i Gjilanit.
Haxhi
Lutfi Hazir-Luta, sikur e trimëroj
Shefqet Krasniqin qe i lëshoj shumë komplimente
i cili ka thënë se është pro
bartjes së shamisë nëpër shkolla!
-Shefqet
Krasniqit si shkas u bë
-Shefqet
Kraniqi , madje hyni edhe ne shkallë vendi duke krijuar përçarje në popull
duke i përkrahur disa kodosh politikanë
që po ja respektojnë fenë. Si të përkëdhelur të Shefqet Efendi Krasniqit
ishin, Refki Suma në Han të Elezit, Ragip Begaj në Malishevë, e disa të tjerë të
skenës politike me çka kane arritur deri
në foltoret e Parlamentit të Kosovës.
-Si Lutfi
Haziri të ndyrë për pushtet ka Kosova sa të duash ,duke filluar të partitë
e mëdha , pastaj të AKR-ja, Vetëvendosja e mos të flasim për Ferid Haxhi Aganin nga partia e Drejtësisë qe
kryet e ka në Turqi dhe bashkëpunëtorin serbo-arab-turk Fuad Ramiqin
qe u zbulua këto dite nga inteligjenca
e Kosovës. Këta po e shfrytëzojnë varfërinë
ekstreme, po edhe të gjitha resurset nga
taborët politike për një të keq e që po i ndjellin popullit shqiptar,
duke ja mihur varrin shqiptareve kudo qe
janë. Në vend se të hartohen programe
ekonomike prosperuese, drejt zhvillimit
ata, sjellin dhe mbjellin kob, skamje
dhe përçarje . Partitë politike aspak të sinqerta ,luftojnë për atë pushtet të
mallkuam dhe gjithsesi me korrupsion deri në fyt .
Shumë ,
pashallarë janë lajmëruar si mburoje e
kombit shqiptar përmes shamisë dhe fesë!
Fatkeqësia
e jonë, e kombit shqiptar është se shumë , pashallarë janë lajmëruar si
mburoje e kombit shqiptar përmes shamisë me çka po e cenojnë të kaluarën dhe vlerat emancipuese
të femrës shqiptare.
-Fatalitet
qe përsëritet si tragjedi, gjithmonë ne historinë tone Kombëtare. Shamia është diç
retrograde, e prapambetur dhe poshtërues për femrën shqiptare. Prandaj duhet me
një zë dhe në mënyrë energjike të hiqet kjo copë e mallkuar tekstili nomado-arabe
nga kokat e femrës së bukur shqiptare. Gjinia mashkullore këtu duhej të ishte ma me ndikim , por rolin vendimtar duhet
ta merrnim femra e guximshme
intelektuale dhe të emancipuara siç janë zonjat Atifete Jahjaga,Alma
Lama, Vlora Çitaku etj
Këto
ngjarje po reflektohet negativisht edhe ne arenën ndërkombëtare me një epitet të çuditshëm për shaqiptaret !...
-
Nëntor 2013
Shtutgard