Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Shqiptarët

| E diele, 10.11.2013, 04:41 PM |


Rrustem Geci

 

S H Q I P T A R Ë T

 

Shqipëri    çdo  shtëpi

është arbërim i të folmes

është arbërim  i  shkrimit

është qytetërim i kombit

 

Kjo bimë e bekuar e zotit

që ka çelë në çdo shtëpi

krahët  i  ka  nga  gjuha

dhe zemrën  nga  flamuri

 

Shqipëri    çdo  shtëpi

është çasti ynë  i  sotëm

është çasti ynë i nesërm

himni ynë  për  vetveten

 

Shqipëri     çdo  shtëpi

është udhë e ekzistencës

është materja dhe atomi

është dashuria për tokën