| E diele, 10.11.2013, 05:18 PM |
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes:
FILADELFIA: VEPRIMTARI, KUSHTUAR PETRO MARKOS, IDEALISTIT DHE SHKRIMTARIT TË MADH
Nga Laver
Niku
1.
Në Shoqatën Atdhetare-Kulturore Shqiptare “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia të Amerikës, është bërë traditë që çdo fundviti të
përkujtohen figurat e mëdha të letrsisë dhe artit tone tonë kombëtar. Kështu edhe këtë
vit, vëmendja u përqendrua te 100-vjetori i lindjes së luftëtarit idealist dhe
shkrimtarit të shquar, Petro Marko. Përgatitjet kishin filluar me kohë. Ishte
porositur riprodhimi i smadhuar i portretit, punë e bashkëshortes së tij
piktore, Safo Marko. Ishte përgatitur
edhe një dokumentar, nga jeta dhe vepra e këtij shkrimtari të madh, nga
nënkryetari i Shoqatës, Bujar Gjoka etj.
Koleksionit të Shoqatës, ndërkaq, iu shtuan edhe dy portrete të tjera të
njerëzve të shquar të penës, ai i Migjenit dhe I Dritëro Agollit, dhuratë e Androkli Kokthit, nga Tirana. Pak para
fillimit të veprimtarisë, nga Virxhinia mbërriti miku ynë i palodhur,
shkrimtari dhe veprimtari i njohur atdhetar, Petraq Janko Pali.
Takimin e hapi kryetari i Shoqatës, z.Sadik Elshani. Ndër të tjera, ai tha se
këtë herë takohemi për të nderuar njërin nga shkrimtarët dhe intelektualët më
të rëndësishëm të letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare. Nderojmë njeriun
dinjitoz dhe shkrimtarin e talentuar, Petro Marko. Ai është një rast i rrallë,
ndoshta dhe i vetmi yni, ku njeriu dhe shkrimtari janë shkrirë, janë bërë një.
Jeta u bë vepra e tij dhe vepra u bë jeta e tij. Emrit të tij, shkrimtar dhe
intelektual, i shkojnë shumë epitete: i madh, i talentuar, modern etj. Por
epiteti më domethënës, që mishëron veprën e tij dhe atë si njeri, është: I dashur. Lexuesi, që shijon veprën e
tij, e adhuron atë dhe shkrimtarin, sepse në çdo faqe, në çdo rresht dhe në çdo
fjalë është shpirti i tij i pastër, i gjërë dhe i çiltër, është dashuria për
jetën, për njeriun.
Midis të tjerash, z.Elshani nderoi edhe kujtimin e dy figurave të shquara të
kulturës sonë, që kanë 100-vjetorin e lindjes, atë të prozatorit, kritikut,
leksikografit, Vedat Kokona dhe
shkrimtarit, filozofit dhe profesorit të nderuar të bashkësisë
shqiptare-amerikane, Isuf Luzaj.
Duke mbyllur fjalën e tij, z.Sadik Elshani
përshëndeti edhe dy antarët e Shoqatës, që këtë vit dolën me botimet e tyre, z.Hatem Dervishaj, me vëllimin me
tregime, "Eremiti" dhe z.Hysë Hasa, me librin "Mes shokëve, në shërbim të
Atdheut", i cili dhe u përurua në kryeqytetin Tiranë, disa kohë më parë.
Pas fjalës përshëndetëse, e mori fjalën z.Llazar
Vero, që foli më gjerësisht për jetën dhe veprën e Petro Markos. "Është e vështirë të përmbledhësh në
disa pak faqe jetën dhe veprën e tij.
Ai jetoi, krijoi e luftoi sa për 100 njerëz dhe vuajti ende më shumë. Të gjitha
për një qëllim të vetëm, për mbrothësinë e Shqipërisë, për ta parë atë një vend
të lirë, të zhvilluar dhe të mbushur me dashuri njerëzore. Për të gjitha këto,
ai i afrohet përmasave të një figure madhore kombëtare, që duhet nderuar dhe
respektuar brez pas brezi. " - tha ai, në hyrje të fjalës së vet.
Por më bukur e ka përcaktuar vetë Petro Marko jetën e tij : "Ditën që linda unë, / planeti ishte në
furtunë! / Ditën që rrojta unë, /planeti ishte në furtunë! / Ditën që vdiqa
unë, / planetin e lashë në furtunë!".
2.
Petro Marko lindi në nëntor të vitit 1913, në Dhërmi të Himarës, në "fshatin më të
bukur në botë". Vitet e para të shkollimit i kreu po atje. Pastaj e
shohim në Shkollën Tregtare të Vlorës, që ishtë për kohën dhe vendin tone, si
një universitet. Aty u edukuan me frymën atdhetare, të atyre viteve:
ekonomistë, gazetarë, luftëtarë dhe udheheqës te shtetit të ardhshëm. Gjatë
viteve në Shkollën Tregtare, Petro shkroi poezitë dhe artikujt e parë në
shtypin e kohës. Në to spikatin atdhedashuria e revolta ndaj padrejtësive. Ky ishte pagëzimi i
parë i tij në këto fusha, të cilave u qëndroi besnik përherë, me një vetëmohim
idealisti, luftëtari, krijuesi dhe intelektuali të përkushtuar. Gjithë jetën,
ai do ta kujtonte me respekt të veçantë gazetarin e shquar të atyre viteve,
Branko Merxhanin, me të cilin bashkëpunoi në revistën e tij, "Përpjekja Shqiptare", një nga
më përparimtaret e kohës. Më vonë, do të shkruante edhe për organe të tjera të
shtypit të kohës, si "Ora" dhe
"ABC". Për shkrimet e tij kritike, ndaj regjimit të kohës së
Zogut, ai u
Ishte ndër të paktët shqiptarë, që e konkretizoi kundërshtimin e hapur kundër fashizmit dhe padrejtësisë, qysh me
Luftën e Spanjës, në vitin 1936, pjesëmarrës në brigatat ndërkombëtare të
luftëtarëve të lirisë. Në Spanjë, ai ishte gazetar, luftëtar dhe komisar
kompanie. Këtë luftë e vazhdoi për disa vite me radhë, në Francë dhe në Itali,
kundër nazizmit gjerman, luftëtar,
organizator dhe udhëheqës, në ndihmë të shokëve të tij të betejave e idealit
dhe të çdo bashkatdhetari ose bashkëluftëtari të lirisë. Janë tetë vite lufte dhe
vuajtjeje, si rrallëkush luftëtar i lirisë, në Luftën e Dytë Botërore. Petro ishte
një luftëtar europian i lirisë, demokracisë dhe përparimit. Pra, edhe në ditën,
kur Shqipëria do të futet zyrtarisht me Europën e Bashkuar, ai do të jetë aty,
në radhë të parë.
3.
Petro Marko kthehet në Shqipëri disa muaj para çlirimit të vendit nga nazizmi
gjerman. Eshtë i mbushur plotë ëndërra. E caktuan kryeredaktor të gazetës së
vetme të përditshme të vendit, "Bashkimi",
e cila i kishte rrënjët që më 1908 dhe që u rishfaq përsëri, në mars të vitit
1943, organ i Frontit Nacionalclirimtar të Shqipërisë. E filloi punën me zellin
dhe pasionin e gazetarit, artistit dhe idealistit të papërkulur. Pasqyronte
hapat e para të një shoqërie të re, që po ngrihej me mundime. Petro drejtonte, redaktonte dhe shkruante vetë
përditë për hallet e popullit. Gazeta "Bashkimi" e atyre viteve është
një thesar i gazetarisë dhe historisë shqiptare të asaj kohe. Aty gjenë jetën e vendit, të pasqyruar me vërtetësi,
profesionalizëm dhe kulturë, mëson për hallet dhe gëzimet, proceset e plota nga
gjyqet ndaj kolaboracionistëve të pushtuesve dhe fjalimet e udhëheqësve të
Shqipërisë së re. Kur ambasadori
jugosllav në Tiranë i sugjeron Petro Markos, që ta bëjnë gazetën
"Bashkimi", si gazetën 'Borba" të Beogradit, shpirti atdhetar
i bregasit shpërthen dhe i thotë: “Përse mos ta bëjmë "Borbën" si
"Bashkimi", pasi ky organ është më i vjetër se
"Borba"”? Ambasadori u thartua nga kjo përgjigje dhe u ankua tek udhëheqësit
e vendit, për këtë gjë. Ishte koha, kur rruga për në Moskë kalonte nga Beogradi. Pastaj, ai shoqëroi disa
gazetarë perëndimorë e të tjerë përfaqësues të UNRA-s dhe u akuzua si
bashkëpunëtor i tyre, kundër interesave të Shqipërisë. Por kjo gjë nuk u
vërtetua edhe pas tre viteve burg, hetimeve dhe torturave. Ndërsa, të mendosh, se sa oferta kishte patur ai njeri
nga shokët e luftës, në Itali, që u bënë edhe udheheqës të saj ose nga
kushërijnjtë, në Greqi. Me asgjë nuk mund ta këmbente Shqipërinë Petro, me gjithë
vuajtjet dhe mundimet e mëdha, që padrejtësisht i dha ajo. Ai qëndroi deri në fund e i shërbeu
dhe i shërben Atdheut e popullit të vet. përtej jetës së tij, të djalit që ia
burgosën, të gruas dhe vajzës, të dyja piktore. Megjithatë, ai nuk u thye.
Pak vite pas daljes nga burgu i Tiranës, ulet dhe shkruan
romanin "Hasta la vista", kushtuar
bashkëluftëtarëve, shokëve dhe miqëve të tij bashkatdhetarë, vullnetarë të
lirisë, në Luftën e Spanjës. Jo pa vështirësi, por botimi i tij ishte një ngjarje
në letërsinë shqipe, për pritjen e ngrohtë që iu bë nga lexuesit e sidomos nga
të rinjtë dhe për vetë faktin, që ishte romani i parë i mirëfilltë i kësaj
letërsie të re, pas dështimit të romanit "Çlirimtarët" të Dhimitër
Shuteriqit. Pas atij, boton librin "Qyteti
i fundit", që padyshim është romani i tij më i mirë. Ky ishte një
sukses edhe për gjithë letërsinë shqipe. Është i pari roman modern i kësaj
letërsie. Aty shquhet për një stil të ri së shkruari, për një temë origjinale,
për një gjuhë të përpunuar artistike dhe kompozicion origjinal. Ky roman doli
disa vite para romanit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" të
Ismail Kadaresë, por nuk pati atë jehonë dhe mbështetje, që pati ky i fundit.
Pa dashur të përmendi, një për një, të gjitha romanet e shkruara nga Petro
Marko, të tërë me një " biografi" të vetën krijuese dhe botuese, po
ndalem vetëm te romani "Një emër, në
katër rrugë", që nuk e pa dritën e botimit, kur u shkrua, më 1972,
pasi u kthye në karton pas shtypjes. Ai qarkulloi vetëm në vitin 2001, pra pas
29 vitesh. Shumë vepra të tjera të këtij autori presin në dorëshkrime.
Petro Marko botoi edhe disa romane të tjerë, si "Stina e armëve", "Ara në
mal" e "Nata e
Ustikës", por kryeromani i tij ose romani "sa për 100
romane" mbetet "Retë dhe
gurët" (Intervistë me vetëveten), një jetëshkrim i letrarizuar i tij. Ka jetë, ka vërtetësi, ka dhimbje dhe dashuri,
në faqet e tij. Aty është Shqipëria e shekullit të kaluar. Ashtu, siç ishte në
realitet. Eshtë një rrëfim i veçantë dhe i sinqertë, para historisë. Ky libër
pasuron bibliotekën shqiptare dhe bibliotekën e çdo shtëpie, pasuron çdo njeri
që e lexon, e bën më të mirë dhe më të mënçur.
Petro Markon e deshën, në të gjitha trojet shqiptare, njerëz të thjeshtë
dhe krijues e studies. Por vetëm në Kosovë u botua vepra e plotë e tij, prej
nëntë vëllimesh. Kjo u bë e mundur nën kujdesin e kritikut dhe studiuesit Ali
Aliu dhe u shoqërua me një parathënie - studim të akademikut Rexhep Qosja.
Krijuesit kosovarë e deshën dhe e respektonin shumë Petron, për atë ç'ka ai
kishte bërë, njeri dhe krijues; e deshën sinqerisht, se ishte gazetar I talentuar, poet e romancier, luftëtar dhe
idealist i paepur.
Në vitet '70-të, të shekullit të kaluar, në shtëpinë e tij, në
Tiranë, vinin shumë krijues nga Kosova, si Esad Mekuli, Hasan Mekuli, Ali Aliu,
Rexhep Qosja dhe të tjerë. Lidhjet e tij me burrat e Kosovës zinin fill që në
vitet ’30-të, kur u njoh me Asim Vokshin, në Gjirokastër. Nëpërmjet tij, u njoh
edhe me Bedri Pejanin e Ali Kelmendin. Pastaj ishte Lufta e Spanjës,
që e lidhi me shumë bijë të Kosovës, si me Emrush
Myftarin, Xhemal Kadën, Justina Shkupin, Shaban Bashën e të tjerë. Kjo
lidhje, kjo dashuri dhe respekt vazhdon edhe sot.
Në Tiranë e kudo në Shqipëri, ai kishte shokë e miq, po unë do të veçoja dy
poetët e shquar, Fatos Arapin dhe
Xhevahir Spahiun, që e donin dhe respektonin atë, në mënyrë të veçantë.
Kishin të tre diçka të përbashkët: talentin, por edhe guximin, sinqeritetin dhe
dashurinë për popullin. Kishin të tre diçka të përbashkët: kishin Vlorën, Detin
Jon.
4.
Në fund të fjalës së tij, z.Llazar Vero, përsëri, pyeti auditorin: “
Më tej, në këtë takim, sekretari i Shoqatës, z. Vlashi Fili, lexoi
motivacionin e Çmimit "Carlo
Levi", që iu dha para pak kohësh, Dritëro
Agollit dhe letrën, që shkrimtari ynë i madh i dërgon jurisë së
edicionit XVI, të Çmimit Kombëtar për Letërsinë në Itali. Ndërsa z.Sadik
Elshani lexoi një përshendetje, që kishte ardhur nga Tirana, nga miku i
kësaj Shoqate, profesor Murat Gecaj, publicist e studiues. Duke e përgëzuar këtë
Shoqatë edhe për këtë veprimtari kuptimplote, ai shprehte respektin dhe
falenderimin për nderin, që i bëhet në këtë tubim emrit, jetës e veprës të
shkrimtarit dhe intelektualit të paharruar, Petro Marko.
Veprimtaria vazhdoi, pastaj, me dokumentarin kushtuar kujtimit të Petro
Markos, përgatitur nga Bujar Gjoka, me materiale të regjistruara nga burime të
ndryshme.
Dhe, si perherë, erdhi koktejli tradicional i Shoqatës, që këtë herë pati
më shumë peshën e djemëve të Librazhdit, të mirë dhe punëtorë të palodhur,
që i shikon në çdo veprimtari bashkë, si shokë e miq të pandarë.
Filadelfia (SHBA), tetor 2013