| E diele, 10.11.2013, 01:55 PM |
O NJERI
Ate çka të
thot goja
nuk të flet
zemra.
Ate çka të
flet zemra
s´don të ta
thot goja?!
Ate çka të
shikon syri
s´të kupton
truri.
Por, ç´të
kupton truri
s´don të të
shikon syri?!
Pse vallë
s´flasin gjithë unanim bashkë???
Këto pjesë
të qenjës njerëzore,
të të madhit
njeri?!...
Paafrueshmëri,
ftohtësi, jo ngrohtësi
edhe me
mijëra kilometra largësi.
e kemi këte
çmenduri.
Amanetet
ishin, janë dhe mbeten
shekullore...
Që s´bashku
të formojmë e mbajmë
njeriun
NJERI
që t´na
ket hije kjo njerëzi
gjithë neve
në SHQIPTARI
se kështu
rritet edhe nëna SHQYPNI.
Bejtullah
Sadiku -