Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bejtullah Sadiku: O njeri

| E diele, 10.11.2013, 01:55 PM |


O NJERI

 

Ate çka të thot goja

nuk të flet zemra.

Ate çka të flet zemra

s´don të ta thot goja?!

 

Ate çka të shikon syri

s´të kupton truri.

Por, ç´të kupton truri

s´don të të shikon syri?!

 

Pse vallë s´flasin gjithë unanim bashkë???

 

Kush vallë i prish?

Kush vallë i çoroditë?

Këto pjesë të qenjës njerëzore,

të të madhit njeri?!...

 

Paafrueshmëri, ftohtësi, jo ngrohtësi

edhe me mijëra kilometra largësi.

Ore, kot së koti

e kemi këte çmenduri.

 

Amanetet ishin, janë dhe mbeten

shekullore...

Që s´bashku të formojmë e mbajmë

njeriun NJERI

që t´na ket hije kjo njerëzi

gjithë neve në SHQIPTARI

se kështu rritet edhe nëna SHQYPNI.

 

Bejtullah Sadiku - Krefeld,09.11.2013