| E merkure, 06.11.2013, 08:23 PM |
LETER E HAPUR KRYETARIT TË DIBRËS SË MADHE, MULLA RUZHDI LATA
Nga Dr.sc. Ilmi Veliu, historian dhe drejtor i Muzeut të Kërçovës
Hoxhë i nderuar dhe koleg i respektuar.....!
Me vëmendjen
më të madhe i ndoqa fjalët tua dhe arsyetimin se përse z. Sali Berishën e
kishit shpallur qytetar nderi të Dibrës
së Madhe; dhe fjalët që më vranë veshin dhe mu ngulën thikë në zemër ishin ata
se; Sali Berisha meriton të shpallet qytetar nderi i Dibrës sepse i vetmi burrë shteti në Ballkan :
-Ka
pranuar shtetin maqedonas
-Ka
pranuar gjuhën maqedonase
-Ka
pranuar historinë maqedonase
-Ka
pranuar kishën maqedonase
Hoxhë i
nderuar dhe kryetar i respektuar, për këto merita aqë të mëdha që ju i
potencuat në mbëledhjen e këshillit të komunës tuaj, qytetar nderi që moti
ishte dashur ta shpallte Grueski dhe jo ju, sepse Saliu me gjestin e tij i ka
kontribuar Maqedonisë së Grueskit dhe jo shqiptarëve në Maqedoni, juve dhe Dibrës.
Ju dhe Dibra nuk i takoni gjuhës maqedone e as kishes maqedone të cilat në Ballkan
i ka pranuar vetëm Sali Berisha dhe askush tjetër.
Meqë Grueski
nuk e ka bere ate dhe asnjëherë nuk e ka permendur ketë punë që sipas jush është
një vepër aqë e madhe, atëherë nuk kishte nevojë ta permendëni as ju
dhe ti deshproni aqë shumë shqiptarët e Dibrës dhe të gjithë Maqedonisë.
Pasi që e
shpallët Saliun qytetar nderi per keto sherbime aqë të shenjëta, atëherë do të ishte
e rrugës që ti shpallni qytetar nderi të Dibrës edhe:
- Ahmet
Zogun që Beogradi na e beni mbret,
-Enver
Hoxhën që Tempo e Mugosha e benë kryetar të Shqipërisë dhe
-Titon,
Fadil Hoxhën e Rankoviqin që aqë mirë i trajtuan shqiptarët jashta kufirit
londinez e që i morën dhuratë nga Enveri.
Sali Berisha ka edhe një meritë shumë të madhe
që ti harrove ta përmendish;
-E ka
furnizuar me naftë Millosheviqin gjatë luftërave të fundit që ai bëni në Ballkan.
Unë,
shoku dhe miku juaj, u shkruaj si historian e jo si politikan dhe ju sugjeroj që
në mbëledhjen e radhes të kuvendit tuaj ti plotësoni lëshimet e bera.....