| E merkure, 06.11.2013, 09:20 PM |
Zgjedhjet
lokale në veri të vendit do të përseriten (?)
Nga Hilmi
Saraçi
Gara e
sivjetme zgjedhore për kryetar të komunave dhe për delegatë komunal në tërë teritorin
e Kosovës është një ngjarje me rëndësi të veçantë, sepse për herë të parë po
mbahen zgjedhjet edhe në veri të vendit ku që 13 vite institucionet e Kosovës nuk kanë mundur ta
ushtrojnë detyrën e tyre kushtetutar si në pjesët tjera të vendit, Pas shumë përpjekjesh
dhe bisedava në Bruksel në mes të kryeministri Thaçi dhe kryeministrit Daçiq ,më
në fund u arrit marveshja për mbajtjen e zgjedhjeve në tërë teritorin e vendit,
pra edhe në veri . Kjo ishte një e arritur e madhe për Kosovën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare
(BE-në). Prandaj duke u bazuar në të gjitha këto dhe krahasuar me proceset e
kaluara elektorale këto zgjedhje u karakterizuan të veçanta dhe të mira , por përjashtuar
veriun e vendit , kur disa ekstremistë (huligan siq u quajten) serbë arriten pa
ndonjë pengesë të hyjnë të maskuar në tri
vendvotime ( në veri) dhe të ndalin
mirëvajtjen e zgjedhjeve , duke demoluar dhe prishur kutitë me gjithë fletet
për votim . Për këtë arsye tani kanë lindur
probleme serioze për zgjdhjen e tyre..Mendoj se përkundër përkatitjes
dhe angazhimeve të organeve të sigurisë të Kosovës dhe të ndërkombëtarëve (BE-së)
situata ndryshoi dhe u prishë pa ndonjë vështirësi
të madhe. Tani po bëhen analiza, vlerësime dhe
përpjekje për ta tejkaluar dhe për t’i
përmirësuar të gjitha këto ngjarje kriminale. Mendoj së në rend të parë duhet
të punohet në identifikimin dhe zbulimin e
bartësve të këtyre veprimeve kriminale ku për këto flitet për një angazhim
serioz që ka filluar të ndërmirret.
Përgjegjesia
eBashkësisë Ndërkombëtare ( BE-së) dhe të institucioneve vendore
Mendoj se
nuk është ndonjë vështirësi e madhe për identifikimin dhe zbulimin e tyre. E
pastaj nese është e nevojshme të mendohet për përseritjen e mbajtjes se
votimeve. Organizimi i zgjedhjeve lokale në tërë teritorin e Kosovës ishte njëra
ndër detyrat primare të Bashkësisë Ndërkombëtare (BE-së) dhe të institucionëve
të vendit, prandaj kjo ka mundur të mos ndodhë. sikur organizimi dhe siguria në
veri të vendit të ishte më serioze, më e përkatitur gjatë mbajtjes së zgjedhjeve.
Kështu ekstremistët (huliganët) serb e shfrytëzuan këtë dobësi dhe pakujdesi duke realizuar qellimet e tyre . Ata
(Kriminelët serb) I kishin planifikuar herët. Për këto ka mjaft sqarime dhe
komentime , spse “kur thehet kerri rrugët gjenden”…- thotë populli. Mirëpo
gabimi dhe përgjegjesia mbetet dhe nuk mund t’i ikë as OSBE-ja as institucionet
tona vendore. Zgjedhjet në përgjithësi ishin të organizuara mirë të qeta me përjashtim
në veri të vendit që u qujten “ si të izoluara “- thot Thaçi .
Sebisë
nuk i konvenon dalja e shqiptarëve dhe të tjerëve joserb në zgjedhje
Tani
Serbia kërkon që këto votime të përseriten në të gjitha vendvotimet në veri të vendit,
sepse në këto vendvotime komuniteti shqiptar që jeton në veri ka dalë në votim
me një përqindje që Serbisë nuk I konvenon, respektivisht duket se angazhimi i
Serbisë për partinë “Iniciativa qytetare serbe” nuk ka arritur efektin e duhur,
prandaj Serbia por edhe disa të tjerë nga
partitë e komunitetit serb mendojnë që të përseriten votimet në tërë veriun e vendit. Prandaj
mendoj se shkas i prishjes së tre vendvotimeve është dalja masovike e shqiptarëve
në veri dhe jehona e vogël e votuesve serbë .“ Sipas infoormacioneve thonë se 2 mijë vota kanë shkuar për Agim Devën,kandidat
i PDK-së për veriun e vendit, derisa 500 vota tjera kanë qenë për serbët. Kjo
ka qenë arsye pse u prishën kutitë e votimit në 3 qendra të veriut të Mitrovicës.
Kjo u pa qartë edhe nga deklarata e Kërstimir Pantiqit pasditen e së dielës “se
Hashim Thaçi po na mund në veri”, Pas këtyre ngjarjeve kriminale banorët tani
janë të frikësuar dhe nese përseriten votimet nuk do të dalin si herën e parë. Këtu
edhe është qellimi i Serbisë që në këtë mënyrë të arrijë përseritjen e votimeve
dhe të manipulojë dhe të përfitojë me mospjesëmarrjen e komuniteteve joserbe,
sidomos të shqiptarëve që kishin dalur ma se 2000 veta. Prandaj nuk është e mirë
që këto zgjedhje të përseriten në të gjitha vendvotimet në përjashtim në ato
vendvotime ku huliganët (kriminelët serb) hynë më dhunë dhe shkatrruan kutitë me
gjithë fletet e votimeve .
Hashim
Thaçi dhe Bashkësia Ndërkombëtare (BE-ja)
Mendoj se OSBE ka ndërprerë procesin e votimit
në formë arbitrare edhe në Suhadoll, Lagje të Boshnjakëve e në Kodrën e Minatorëve
edhe pse aty nuk ka pas probleme.Tani Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq janë ftuar
nga baronesha Eshton e cila do të bisedojë
për ngjarjet në veri gjatë mbajtjes se zgjedhjeve lokale. Nëse edhe kësaj radhe Hashim Thaçi lëshon pe si
herave të tjera, kritikat që do të vijnë ndaj tij janë të arsyeshme, Por
shpresoj se Bashkësia Ndërkombëtare do të veproje drejt dhe do të marrë vendime
të paanshme…Hashim Thaçi si kryetar i PDK-së, kryeministër i zgjedhur për të dytën
herë dhe kryesues i dialogut me Serbinë ka
shumë kritika të drejtuara ndaj tij të cilat kanë zbeh imazhin e partisë dhe
qeverisë që është në pushtet. Ai megjithatë sikur nuk mërzitet shumë është mjaft imun ndaj kritikave duke menduar
se është në rrugë të drejt, i përkatitur si politikan dhe personalitet i njohur
nga lufta,seka një gjindshmëri në situata të papritura dhe të vështita. Mendoj
se këto situata sikur i tejkalon me një mënçuri, mjeshtri, guxim dhe oratori.. Ai (Thaçi)
është mjaft i degjueshëm nga të tjerët , sidomos nga ndërkombetarët (BE-ja), të cilët sikur e dirigjojnë në marjen vendimeve në kurrizë (dëm) të vendit. Kjo ma së miri po shihet gjatë dialogut
me Serbinë, ku propozimet e delegacionit serb merren më tepër në konsideratë. Pajtimi
me asociacionet (bashkësitë e komunave serbe) është një pajtim i dëmshëm për
Kosovën sepse tani pas zgjedhjeve lokale
kur serbët në veri do të zgjedhin organet e tyre në të ardhmen mund të kërkojnë
zgjerimin e kompetencave të tyre edhe më të mdha, në formë të një autonomije
substancionale, mandje edhe deri të shkëputja . Këtë e ka parasysh edhe