| E hene, 04.11.2013, 09:06 PM |
Natën e kaluar ndërroi jetë një ndër miqtë dhe bashkëpunëtorët e Zemrës Shqiptare, z. Adnan Abrashi. Ikja e tij e papritur na ka pikëlluar të gjithëve ne lexuesve të publicistikës së tij, përmes së cilës z. Abrashi paraqiste problematika sociale dhe politike që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.
Në shkrimin e tij të fundit botuar në revistën “Zemra Shqiptare” ai fliste për besimin dhe raportet e njeriut me të, duke treguar edhe një tjetër aspekt të formimit të tij, atë të njohjes së thellë të filozofisë islame.
Largimi i tij nga jeta është një dhimbje e madhe për të gjithë ne. Në emër të redaksisë së Zemra Shqiptare dhe në emrin e të gjithë bashkëpunëtorëve dhe lexuesve dëshirojmë të përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e zotit Adnan Abrashi.