| E diele, 03.11.2013, 06:53 PM |
Shahin
Ibrahimi
Hekurudhës
Unë pjesë
e jotja jam krijuar
Që fëmijë
kam hyrë në gjirin tënd,
Ma rrudhe
ballin pa kuptuar
Të tjerëve
sot u bëre vënd.
Mi theve
vitet e rinisë
Kaq vjet
më shkuan në trase,
Sa herë të
shoh qaj prej mërzisë
Dhe ngushëllim
nuk gjej mbi dhe.
Prej
rrahje zemrash të krijuam
Tashti ti
fle mes mjerimit,
Mos vallë
prej fatit je mallëkuar
A nga
klanet e shkatërrimit.
Me shpirt
pak pluhur do t`a shkund
Që ëndrrat
të treten në djersën e shkuar,
Por e
ndjej qartë se sdo të mund
Të të shoh
sërish të lulëzuar.
Pak gjë nga
ti tani ka mbetur
Sirenat
ngjajnë si psherëtimë,
O
hekurudhë me udhë të tretur
Pse vallë
gjith ky dëshpërim?.
Kryetarit
te trenit
Në fund të
trenit rrini me zemër të ngrirë
I luteni
fatit që asgjë mos të ju ndodhë,
Dhe ajrit
që thithni i kërkoni mëshirë
Vetëm kur
lini punën, keni gjakun e ngrohtë.
Dita e
nesërme më të zymtë të gjen
Me ëndërra
që koha çdo çast ju a plagos,
Një erë dredharake
në qiell vete e vjen
Sikleti çdo
çast ju kanos.
Traversat
e drunjta vetveten hanë
Nga
tmerri, ju s`flini as gjumë,
Sa të jeni
të përçarë më të lehtë e kanë
S`fitohen
të drejtat të përkulur në gjunjë.
Vetëm
statujat juve ju japin gjak
Shikimi i
juaj më shtoka mërzinë,
Për çdo
tren që shoqëron, ti ndjehesh më plak
Me zërin
e tharë, ftohni dhe dashurinë.
Me
sinjalin që jep, ndal një avari
Sepse lëvizjen
përherë e kanë bërë siklet,
Tymi i
frenimit është gëzim për ty
Dhe pse
nuk ke bust, i tillë je vërtet.
Lotët e
pritjes
Atë natë qielli
derdhi inatin e mbledhur
Në errësirën
e trazuar për rrugë isha nisur,
Me frymë ngrohja
besimin duke rendur
Dhimbja
ska ngjyrë, amaneti duhej bitisur.
Sytë e
pritjes ende qëndronin hapur
Pyes
veten vallë me ç`telepati më njohën?,
Tisi
mjegullor flokët ja
ADNJa u
gjunjëzua, zemrën për tja ngrohur.
Lotët e
mallit mu kthyen në shkumë
Shkuma
reflektonte ylber ngjyrash,
Mendimet
pranë e më pranë më shpunë
Kur ti
ndrisje mes pasqyrash.
Mbeta rob
i bukurisë tënde të pa prekur
Rrija mbi
binarët e kujtimeve të tim eti,
Ndjeja gërhimën
e kopshtit në fytin e tretur
Dhe një pjesë
e shpirtit atje më mbeti.
Si amanet
mora gjethe nga një shkurre
Dhe pak
ajër që dilte nga dritarja,
Gjethen e
vura si pa dashje mes dy gurëve
Ajrin në mushkri, duar dhe mëndje e mbaja.