| E marte, 05.11.2013, 07:23 PM |
TIRANË: PËRUROHEN DY VEPRA, ME 1.100 FAQE, TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË, NË SUEDI
Nga: Prof.
Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiranë
Nga e
majta: H.Ibrahimi e M.Gecaj (Tiranë, nëntor 2012))
Sot në mesditë,
në sallën kryesore “Unesco”, të Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, u
organizua përurimi i veprave “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, nr.1 e nr.
2, të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi
XI-Albani”, Suedi. Merrnin pjesë shkrimtarë e poetë, punonjës të arsimit,
kulturës e shkencës, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, nga media e shkruar
dhe ajo elektronike, mësues e nxënës të shkollave 9-vjeçare e gjimnazeve të kryeqytetit e tjerë. Gjithashtu, ishin të pranishëm afër 20
anëtarë të kësaj Shoqate, të ardhur posaçërisht nga Suedia.
Veprimtarinë
përuruese e hapi koordinatorja, Saranda Iseni dhe pastaj të gjithnë u ngritën në
këmbë, kur u dha Himni i Flamurit Kombëtar. I pari e mori fjalën Hysen
Ibrahimi, kryetar i ShShAKSh-Suedi, i cili i informoi të pranishmit, për
veprimtaritë e zhvilluara nga kjo Shoqatë dhe botimet e shumta të anëtarëve të saj,
si në prozë e poezi. Në shenjë respekti e mirënjohjeje për punën e asaj
Shoqate, atij iu dhurua një buqetë me lule të freskëta. Ndërsa z.Ibrahimi
shpalli vendimin e ShShAKSh-Suedi, se janë pranuar “Anëtarë-Nderi” të kësaj
Shoqate dhe u dorëzoi ”Mirënjohje” e buqeta me lule, për bashkëpunimin frytdhnës
dhe librat që ata kanë botuar, me temë nga jeta në Suedi, shkrimtarit të njohur V.Kona dhe publicistit
e studiuesit, M. Gecaj. Ndërsa piktorja Lule Bajraktari u dhuroi atyre nga një punim
të saj të bukur, me tematikë atdhetare.
Pame nga
salla, ku u zhvillua veprimtaria...
Në vijim,
prof. M.Gecaj përshëndeti në emër të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë,
ku është kryetare Yllka Beçi e ai sekretar I Përgjithshëm dhe u ndal në lidhjet
e vendosura me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë, në Suedi e me Qendrën
Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në Boras, si dhe tregoi për vizitat e ndërsjellta.
Letrën përshëndetëse
për këtë tubim, dërguar nga albanologu suedez dhe miku i shqiptarëve, Ullmar
Qvick, e lexoi Xhavit Çitaku, anëtar i Kryesisë së ShShAKSh “Papa Klementi XI
Albani”-Suedi. Pas tij, prof. Fetah Bahtiri (Suedi) foli shkurtimisht rreth punës
së bërë, për mbledhjen e krijimeve dhe botimin e dy veprave, “Thesar Kombëtar” (Nr.1
e Nr.2) dhe tregoi projektet botuese për të ardhmen.
Me
interes u ndoq përshëndetja e arsimtarit veteran të shkollës shqipe në Suedi,
mag. të filologjisë Sadullah Zendeli-Daja, zv. kryetar i kësaj Shoqate dhe autor i disa disa librave e
fjalorëve voluminozë. Pas fjalës së tij,
Gjergj Loka, nxënës i shkollës 9-vjeçare ”7 Marsi” të kryeqytetit, ku është drejtoreshë
Dave Marku, recitoi vjershën ”Shqipëria ime”.
Sokol
Demaku, shkrimtar e publicist, drejtues i revistës dhe emisioneve të radios ”Dituria,
në gjuhën shqipe, solli dëshmi për veprimtaritë e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”,
në qytetin
Kopertinat
e veprave të ShShAKSh-Suedi
Në vazhdim,
drejtoresha e bibliotekës së qytetit të Durrësit, prof. Flora Dervishi,
shkrimtare e studiuese, foli për vlerat e shumta të dy veprave, që u përuruan,
të cilat së bashku janë me rreth 1.100 faqe.
Pastaj përshëndetën
pjesëmarrësit në këtë përurim, mbresëlnës dhe të veçantë, për jetën e
kryeqytetit tonë: Sabri Maxhuni-Novosella, autor i disa librave dhe pronar i
llixhave në Kllokot të Kosovës; veprimtarja e njohur për çështjen shqiptare,
Qibrije Hoxha; Gani Bytyçi dhe Fadil Geci, i cili premtoi se do ta saponsorizojë
botimin e vëllimit nr.3, të librit ”Thesar Kombëtar”.
Këtë veprimtari
përuruese, për librat ”Thesar Kombëtar”, nr.1 e nr.2, e mbylli prof. Osman
Ahmetgjekaj (Suedi). Ndërsa H.Ibrahimi njoftoi se, për biblioteka dhe shoqata të
ndryshme, do të dhurohen disa nga këto
vepra, si dhe libra të autorëve V.Kona e M.Gecaj, me tematikë nga vizitat e
tyre në Suedi.
Në mbyllje,
pjesëmarrësit i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e shtruar nga kryesia
e ShShAKSh ”Papa Klementi XI-Albani”-Suedi.
Nesër, përurimi i këtyre dy librave do të bëhet në qytetin e Durrësit, me kujdesin e drejtoreshës, F.Dervishi. Gjithashtu, mysafirët shqiptarë nga Suedia, do të vizitojnë atje shkollat 9-vjeçare ”Demokracia” e ”Iliria”.