Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Kosova nuk është Serbi as Turqi!

| E merkure, 30.10.2013, 07:08 PM |


“Le ta dinë gjithë bota mbarë...”

Kosova nuk është Serbi as Turqi!

 

Nga Asllan Dibrani

 

Vinë bajlozët  nga shtatë  ish krajli

thonë Kosova është Turqi

surratin e kanë osmanli!

na diktojnë me ndërrua histori

 

Ashtu thonë edhe në shkini

Kosova  është  nën Serbi

kuvendojnë  si është  ma zi

Kosova s'metet nën shqiptari

 

Kështu  kanë thënë për Itali

shumë  kush për austrohungari

ashtu  thanë  maqokët për Bullgari

more burra këta si kemi vëllazëri

 

Turp u qoftë or shqiptarë

pse i  leni me pallë këta gomarë

s'kemi gjë të përbashkët as edhe një gjene

jemi  shqiptarë   e duam mëmëdhenë

 

Këta   e quajnë  vëlla njëri  tjetrin

pa pas fare e fise në jete

diell , hënë  e miq kemi atdhenë

ne s'ju duam te tyre fenë

 

Mos harroni  ju  vëllezër ndër  vete

Erdogan  Daciq  e ju vëllezër  e motra t'tyre

këtu  nuk është Serbi   e  as Turqi!

Kosova  ka  shtëpi dhe  është Shqipëri.