| E merkure, 30.10.2013, 10:03 PM |
NJË TAKIM
PUNE ME ARSIMTARËT SHQIPTARË NË KONSULLATËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË
Nga Miradije Gashi
Më datë: 26.10.2013
në Konsullatën e Republikës së Kosovës në
Mbledhjen
e hapi kryetari AMBW-ut z. Sylë Sylaj, i cili njëherësh e paraqiti dhe rendin e
ditës, me sa vijon:
1. Raporti
i arsimtarëve veç e veç lidhur me procesin mësimor, si dhe dorëzimi i listave të
nxënësve kryetarit të AMBW-ut, z. Sylë Sylaj;
2. Organizimi
i aktiviteteve të përbashkëta jashtëshkollore, si: garat sportive, në mes të vitit
2014 etj.
3. Vlerësimi
i seminarit të Nürtengenit 2013 dhe planifikimi i seminarit të ardhshëm;
4. Të ndryshme.
Me njëherë
pas paraqitjes së rendit të ditës, fjalën e mori konsulli z.Kadri Dakaj, i cili pasi u prezantua para të pranishmëve,
në pika të shkurtëra foli për rëndësinë e arsimimit të fëmijëve shqiptarë në diasporë,
duke theksuar se sot ndjehem i emocionuar që para meje kam mësimdhënësit shqiptarë.
Dhe vazhdoi:
Kryetari i Aktivit Z. S. Sylaj, arsimtarja Z. M. Gashi dhe konsulli Z. K. Dakaj.
Ju, të dashur
arsimtarë, bëni një punë shumë fisnike dhe me vlerë për kombin tonë, sepse përmes
punës edukatvo-arsimore që ju e zhvilloni në gjuhën tonë amtare, bëni që fëmijët
tanë jo vetëm që e mbajnë të gjallë gjuhën tonë shqipe, por njëherit dhe e
forcojnë identitetin tonë kombëtar. Kjo është një detyrë sa e vështirë, po aq
dhe e lavdishme. Etika profesionale e arsimtarit, siç e dini, është e lidhur
ngusht me nivelin kulturor të tij. Prandaj sot kërkohet të kemi mësues sa më të
përgatitur profesionalisht, si dhe me një kulturë sa më të gjerë, në mënyrë që të
ecim përkrahë popujve tjerë të Europës. Pra, kultura është ajo e cila bën që ne
të ndihemi të barabartë me popujt tjerë, e njëherit na bënë që sa më denjësisht
të ecim përpara. Kjo, madje është dhe detyrë e obligim i çdo prindi.
Arsimtaret e shkollave shqipe te Landit Badenwürtemberg te Gjermanisë
Pas fjalës
së konsullit, fjalën e morën arsimtarët, të cilët ngitën një varg çshtjesh me rëndësi
përpunën e tyre edukativo-arsimore këtu në Gjermani, në veçanti në
Në pikën
e dytë të rendit të ditës, u fol për rolin dhe rëndësinë që kanë seminarët, mirëpo
duhet të kihet parasysh fakti se organizimi i tyre të bëhet ditëve të shtuna
dhe të diela, kur arsimtarët janë të lirë.
Në pikën
e tretë të rendit të ditës, u fol për garat sportive që planifikohet të mbahet
në muajin Qershor, si dhe një seminar që poashtu planifikohet të mbahet në muajin
Nëntor.
Arsimtarja Rabije Baraliu dhe ish kryetarja e Aktivit Xhyle Fetaj, duke e uruar kolegen e tyre Miradije Gashin per librin e posa botuar...!
Ndërsa në
pikën: të ndryshme, kryetari i Aktivit, Z. Sylë. Sylaj, e uroi Z. Miradije
Gashi, për botimin e librit me poezi, me titull: " JAM GUR I VENDIT TIM",
botuar e promovuar në Prishtinë, ditë më parë. Pastaj para të pranishmëve, u
lexua poezia me titull: MË DUAJ. Që u përcoll me duartrokitje. Menjëherë pas
leximit të poezisë, vërshuan urimet e sinqerta e dashamirëse të të gjithë kolegëve
e të pranishmëve. Këtë rast, duhet veçuar gjesti shumë njerëzor dhe dashamirës
i ish kryetares të Aktivit Z. Xhyle Fetaj dhe të arsimtares Z. Rabije Baraliu,
të cilat duke më uruar për librin, më dhuruan dhe një tufë lulesh shumë të bukura,
gjë që më ngjalli emocione që nuk kam për t'i harruar kurrë. Ky ishte çasti më fatlum
në jetën time, sepse me këtë rast, u ndjeva shumë e nderuar dhe e privilegjuar.
Shtoi autorja e librit Z. Miradije Gashi.
Pas përfundimit
të këtij takimi, bëmë dhe disa fotografi së bashku që t'i kemi si kujtim.
Koleget e
Miradijes: Rabija, Hatixhja, Zejnepja dhe Shaha.
26. 10. 2013