| E hene, 28.10.2013, 07:50 PM |
KAM FRIKË
Kam frikë
Se mëngjesi
Do më gjejë
Të sfilitur
Në kërkim
Të nji diçkaje
Që nuk është
më
Në asnji
fjalë
Askund.....
MBRËMË NË
ËNDËRR
Mbrëm
Në ëndërr
Më erdhe
Prap
Falje
sikur
Të kërkoje
Doje
Kishe
harrue
Qetësinë
E natës
Me dritën
E agimit
Ëndrrën
E largove
Sonte
Eh, sonte
Në ëndërr
Prap të dua
Të më zgjosh
Lehtë
Me
puthjet e tua
Të më mbash
Afër
Në krah
Të më mëkosh
Të betohesh
Se as në
ëndërr
Të mos
Më lendosh.