| E hene, 28.10.2013, 08:58 PM |
JUSUF
BISLIMI NË GJUHËN RUMUNE
(J. Bislimi, Shprishja e ëndrrave, Amanda Edit, Bukuresht 2013)
Shqiptarit të Kosovës, kur i kanoset rreziku për humbjen e Lirisë apo të Dashurisë, i duket se qielli ra mbi të, se kodra u shemb, siç shprehet Jusuf Bislimi në një poezi të tij, se hëna humbi rrezet, se sytë u errësuan, se zemra m’u përmbys. Moral ideal, imagjinatë e bujshme dhe guximi e durimi për t’u bërë ballë rebesheve të kohës, për të mos vdekur as pas vdekjes, për të ndjerë gjithmonë zërin e atdheut dhe psherëtimat e dashurisë.
Nga Baki
Ymeri (alban.voka@gmail.com)
Këto ditë
e pa dritën e botimit në Bukuresht edhe një libër i ri i një poeti të talentuar
nga Dardania jonë e mbrujtur me engjëj të frymëzuar. Shprishja, apo shpupurisja
e ëndrrave strukturohet në dy kapituj. Në të parin vjen lënda poetike në gjuhën
shqipe, kurse pas saj pason kapitulli i dytë me të njëjtën lëndë në gjuhën
rumune. Nuk ka nevojë të përmendim emrin e autorit të përkthimit, sepse shumëkush
prej jush e din se kush a ka prezantuar për herë të parë Kosovën letrare në gjuhën
e një vendi ku njeriu lind poet. Sinqeritet nuk është një veti e karakterit,
por një shprehje e mençurisë. Sinqeriteti është një akt i njohjes, dhe, si çdo
akt njohjeje, është edhe një akt krijimi. Sipas autorit të një medalioni që
Fillimi
gjendet në Fjalë, fjalët shndërrohen në lumenj yjesh, madje edhe atëherë kur „vetëm
një hije e kthjellët/ larg në qetësi/ ndërron vendin.” Herë pas here mund të jemi
dëshmitarë të frymëzimit në një qiell të mbushur me fjalë, një përpëlitje flatrash
apo një vetëtimë meteorike. Poeti kërkon shenja të shenjta për intenzitetin e
fjalës. Ai shtrin duart drejt mjegullave të përhirta që mbështjellin trupin e
saj. Ajo, sipas poetit, shndërrohet në siluetë. E paprekshme dhe e pavdekshme është
fjala e poetit, sidomos atëherë kur thurr hymne dashurie. Përpara saj jemi të përkulur
mbi një turrë dëshirash që digjen, pa e ditur se prej ku mund të nisemi për t’i
shndërruar në përmbushje. Jemi apo s’jemi, vetëm hapësira e zbrazët që ndodhet
pas nesh mund ta dijë.
Shqiptarit
të Kosovës, kur i kanoset rreziku për humbjen e Lirisë apo të Dashurisë, i
duket se qielli ra mbi të, se kodra u shemb, siç shprehet Jusuf Bislimi në një poezi
të tij, se hëna humbi rrezet, se sytë u errësuan, se zemra m’u përmbys. Moral
ideal, imagjinatë e bujshme dhe guximi e durimi për t’u bërë ballë rebesheve të
kohës, për të mos vdekur as pas vdekjes, për të ndjerë gjithmonë zërin e
atdheut dhe psherëtimat e dashurisë. Gjithëçka ndërlidhet me atë që të besojmë e
përparojmë, duke vajtur më tej përmes kërkimit të mirësisë.
Fjala e
bukur dhe femra besnike janë dy krijesa që e vërtisin botën rreth diellit: „Ti
je/ Mal që përgjon/ Fushë që sheh rreth e rrotull/ Dielli që ngroh botën/ Ylli që shndëritë/ Hënë që fëmijët i përkund/ Rigë shiu që ujit fusha/
Erë që freskon/ Ylber me shumë ngjyra” (Ti je imja). Në këto tekste fiksohet/apo/fokusohet
ambienti shpirtëror i momentit. Karakteri i poemave është simbolik e jo
alegorik. Mendimet, përjetimet e ndjenjat mbi dashurinë janë një dhunti e bekuar
e Zotit. Divinizimi i femrës ndërlidhet me mitologjinë e forcave të natyrës dhe
krijimin gjinisë njerëzore. Një prodhim i fantazisë së një populli e krejt
popujve të botës, e jo vetëm i një individi. Krahasimi i mashkullit me femrën „si
dy pëllumba kafazi” s’është tjetër veçse sensibilizimi refleksiv i një koncepti
mitologjik: „Tërmet brenda” e „jashtë vullkan”, shkruan autori mes valëve
shushuritëse të dashurisë.
Duke kërkuar
shenja të shenjta për intenzitetin e fjalës
Më herët
apo më vonë, mund të arrijmë madje edhe te Fjala, si te një gur themeli që mund
të jetë për tepër i bukur për ngritjen e monumentit të ndjeshmërisë. Poeti hedh
një gur në detin e qetë, dhe hedh edhe gurin e dytë e të tretë, kur papritmas
deti u nda në dy pjesë: „Nga fundi i tij/ doli llavë/ vullkani/ marramendje/ shtangim”
(Mes valëve shushirimë). Meditim optimist, imagjinatë konstruktive, poezi dhe
melankoli. Duke shfletuar vargje të këtilla, dikush krijon prej nesh përshtypjen
se fare lehtë mund të zbritet në „Shpellën e Fjalëve”. Bota pa fjalë e pa
dashur i duket autorit si zog mali krah thyer, si dita pa dritë, si nata pa hënë,
si qielli pa yje, si kopshti pa lule, si peshku pa ujë, si mali pa gurë, si
fusha pa gjelbërim, si ngjallesat pa ushqim (Po të pyes). Jusuf Bislimi me librin
e tij më të ri din të na befasojë, sepse na ka dhënë do shenja intenziteti që dëshmojnë
se krejt fuqia qëndron në Fjalë. Sintagmat e tij janë tërësi intuitive, të dukshme
si një fantazi, port ë mveshura me teshat e ndjeshmërisë.
Autori
ngacmon imagjinatën kur buzët e qenjes së dashur e shndërrojnë në përvëlim,
duke e pyetur: „
„Papritmas
u dashuruam/ buzë lumit në mjaltishtë”, atje ku edhe peshqit na xhelozuan. Ti
ishe dielli i zemrës sime, thekson poeti, duke u mahnitur kur femra i vjen si
fantazmë: „Ku është ai diell/ ku është ajo hënë/ në lot gëzimi notonim/ nën retë
e bardha”. Dhe më tej: Është natë/ më vjen si fantazmë/ mos vallë/ hënës ia
huazove/ rrezet”. Vlen të përsërisim me fjalë të tjera se fjala e bukur dhe
femra besnike janë si një det ëndrrash që na rrëmbejnë. Nëse nuk ke dashuruar,
nuk e din se çka don të thotë një rreze dielli. Jusuf Bislimi depërton në spektrin
e Kosovës letrare me një gamë të pasur frymëzimesh lirike kushtuar femrës dhe
dashurisë: “Një zë më thotë/ për dashuri e jap shpirtin/ ndërsa unë them/ dashuro
shpirtërisht”. Autori ngjitet në botën stelare (yjore) për të pasuruar “kotarin”
e sensibilitetit, kur “nën rrezet e hënës” mediton për dashuri: “Nuk pendohem/ se
të lartësoj/ nuk lodhem/ se të hymnizoj”, sepse ajo edhe në heshtje duket si një
përjetim ngrohtësie, si një hije e ëmbël, që shëtit “në vargun tim”.
Dashuria është një ndjenjë që nuk ka pengesë. Vetëm dashurinë dielli nuk e përcëllon në psika të verës, e as janari me kristalet e akullta “nuk e ngrinë. Personazhi kryesor i kësaj lënde duket si një lëvizje magjike që ta turbullon qetësinë, që të josh e mashtron në kuptimin pozitiv të fjalës, që edhe liqeneve të etura ua rikthen vezullimën, që duket si një dhuratë e bekuar që zbret “në vetminë e meditimit”. Falë përkthimit artistik të Baki Ymerit, Jusuf Bislimi është i mirëseardhur në gjuhën rumune me këtë album perlash poetike që afrojnë dy vende, dy popuj, dy gjuhë, dy kultura dhe një univers identik të ndjeshmërisë sonë. (Ioan N. Ro?ca)