| E diele, 27.10.2013, 04:49 PM |
SHQIPËRIA
NË GJEOSTRATEGJINË
E SOTME
TË BALLKANIT PERËNDIMOR
Nga Ramiz LUSHAJ
1.
Një Gupim
Gjashtëshe (West Balkan Six), tip “Komënuelthi Ballkanik”, po siluron si nismë diplomatike
e Malit të Zi. Arkitekt prijtar ka kryeministrin socialist, 51 vjeçarin Millo
Gjukanoviç, ndërsa ideolog, pasues e zbatues ministrin e jashtëm malazes, 37
vjeçarin Igor Luksiç – ish kryeministër (2010-dhjetor-2012), ish ministër i
financave. Përpjekjet për të tilla lidhnaja ballkanike janë të vjetra sa
Ky termi “Ballkani
Perëndimor”(BP) u pagëzue në vitin 2000 në Zagreb (Kroaci) në Samitin BE-BP, që
përfshinte shtete të Procesit të Stabilizim-Asocimit (pa Slloveninë e plus
Shqipërinë dhe tevona, pas Kroacisë-edhe Kosova). Ky “Union BP”, përndryshe:“Jugosllavia
e Re”, në projektin e vet, i përfshin gjashtë shtete:
Në strategjinë
e paarritshme Gjashtëshja Ballkanike (G-6) parashikon në ardhmëri disa përbashkmëri
edhe përtej modelit të avancuar Nordik: një Asamble Parlamentare (10 përfaqësues
nga secili shtet antar, me seli qëndrore në
Kjo nismë
malazeze, në (prapa)skenën e saj diplomatike e politike nuk është gja tjetër veçse
një “Komënuelth Serb”, në një farë përafërie sikurse Komënuelthi i sotëm Rus. Krijimi
federal i një “Jugosllavie të Re”, e katërta në histori, është e rrezikshme për
vet Ballkanin e Europën. Jugosllavia Versajiste, Avnojiste, Unioniste
millosheviçiane u përmbytën në gjakun e dy luftërave botërore e të tri luftërave
ballkanike, tue përfshi si “të tretën luftë” edhe këto ma të fundit në Kroaci,
Bosnje-Hercegovinë e Kosovë.
Presidenti
i Serbisë, ekstremisti kundërshqiptar Tomisllav Nikoliq, gjatë vizitës së tij në
fundgusht 2013 në kryeqytetin kinez, Pekin, deklaroi botërisht:“Serbia do të jetë
lider i Ballkanit”. Përndryshe: i kësaj “Jugosllavie të Re” në projekt
gjeostrategjik, që po merr udhënisjeje të nëndheshme mafioze për zbatim
diplomatik, politik, ekonomik, etj.
Bashkimi
Europian në Bruksel, me disa personalitete si politikani e diplomati çek,
Stefan Fyle e të tjerë dhe struktura të saj si RCC në Sarajevë, me drejtues diplomatin
serb, Goran Svilanoviç, etj. po e promovojnë në forma e metoda dhe me praktika
e mjete të ndryshme platformën e ecurinë e kësaj nisme të Malit të Zi gjukanoviçian.
Këta të dy e të tjerë, shpeshherë e gjithandej, këtë nismë malazeze ua (keq)paraqesin
shteteve ballkanike dhe botës euro-atlantike në emër “të integrimit në Bashkimin
Europian”, etj.
Kjo nismë
malazeze e prosllave ka lidhjen e peshën e vet ajzberige edhe me Dialogun e
hapur Kosovë-Serbi; edhe me traktate e marrëveshje ndërballkanike si kjo e
pritshmja "Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe
Sigurisë” në mes dy shteteve shqiptare: Shqipërisë
e Kosovës (Rama-Thaçi); edhe me ndikime në rrotacione politike ballkanike si në
Shqipëri veçanarisht pas fjalës kombëtare të Sali Berishës më 25 nëntor 2012 në
Shkup, etj.; edhe në krijimin e një trekandëshi
të liderëve Rama-Thaçi-Gjukanoviç për t’i pasë bota euro-atlantike e ballkanike
si “faktor paqeje e stabiliteti” në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, etj.
Disa
politikanë euro-ballkanik duhet të tregojnë ma tepër vëmendje që “Bisedimet
Kosovë-Serbi”, të stërgjatura e me disa arritje të njohura, të mos
instrumentalizohen nga (pro)sllavët me kahje që çojnë në hulli shovene të tilla
si kjo nisma federaliste e Malit të Zi të Gjukanoviçit kundërshqiptar,
politikanit ma jetëgjatë në Ballkan, ish mik i vjetër i Millosheviçit. E ngrejmë
këtë çështje me problematika në rritje sepse “eposi” euro-atlantik e ballkanik
i këtyre “Bisedimeve” në një korridor pa dalje fitimtare për shqiptarët, qyshse
tani në hapat oazorë të nismes unioniste të Gjukanoviçit, kanë krijue dhe po përcjellin
disa fenomene të rrezikshme. E para: po krijohet një diferencim proçesor i (pa)ndjeshëm
e i disaanshëm në mes dy shteteve shqiptare në Ballkan, midis Shqipërisë dhe
Kosovës. E dyta: mbi këtë hendek të saponisur, me zhelozi në rritje e rivalitet
të heshtur, klasa politike zyrtare e Tiranës po e kaluçon Kosovën për me shkue
turravrap në
Në start
e ecuri të kësaj nisme malazeze diçka është fort e qartë dhe shumë e sigurtë: Të
parët do të përfitojnë
Të parët
e të fundit, si gjithmonë – edhe kësaj here, do të humbasin Shqiptarët në Ballkan
(Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës). Qyshse në start
kjo nismë sllave e parasheh Kosovën në kuadrin e Rezolutës 1244 të OKB, me
status të kategorisë së dytë, si “territor i (pa)varur”. Mjafton vetëm ky fakt
që Shqipëria, shtet 101 vjeçar, të mos bahet pjesë diplomatike, politike e
administrative e kësaj nisme të Malit të Zi, këtij shteti republikan 8 vjeçar.
Kosova,
me gadishmërinë e saj për të mbështet çdo nismë ndërkontinentale
integruese, edhe në takimin e 16
korrikut 2013 në Budva ishte në nivel përfaqësimi si MPJ me një drejtor të përgjithshëm
dhe me drejtorin për Ballkanin). Tani, Kosova,e njohur si shtet i pavarur nga 105
vende të botës, ende ka kohë të tërhiqet ende pa hyrë në thelluta të kësaj
nisme sllave.
2.
Komisioneri
Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, mbetet një nga përkrahësit e flaktë të “Inisiativa
G-6” të Malit të Zi. Vet zëdhënësi i tij, Peter Stano, pohoi para disa ditësh: “Komisioneri
për Zgjerim e përkrah këtë inisiativë, në përputhje me rëndësinë që ajo
atribuon për bashkëpunimin rajonal”. Komisionieri Fyle, disi i njohur për disa
shtysa (jo)politike edhe për integriminin e Shqipërisë në BE, ndihej i
interesuar për kryenegociator i bisedimeve Kosovë-Serbi, sidomos në kohë-krizën
e bisedimeve në prill 2013 kur shefja e diplomacisë europiane, baronesha
Ashton, paralajmëroi se mund të japë dorëheqjen. Nejse! Gjithësesi, shpresojmë që
ky burrështetas, ky komisioner europian, të mos kapërthuret shumë në këtë nismë
malazeze e prosllave, por të flasin e të veprimtarojnë ma shumë në emër të së ardhmes
se sa të shkuares, t’i shohin shqiptarët në kompleks e pa komplekse si një faktor
politik e demografik në Ballkanin Perëndimor, pasi janë të dytët për nga
popullsia, etj.
Këshilli
Rajonal i Bashkëpunimit (RCC) me seli në Sarajevë e zyrë ndërlidhëse në Bruksel
(në BE) po kërkon në mënyrë diplomatike-politike publike, të paktën qyshse në takimin
e 16 korrikut 2013 në Përzhno (Budva) në Mal të Zi, që të jetë “dora ekzekutive”
e këtij “Unioni” të Ballkanit Perëndimor. Pse po ndodh kjo?! Sekretar i Përgjithshëm
i RCC është 50 vjeçari Goran Svilanoviç, ish ministër i Jashtëm i Unionit Serbi-Mali
i Zi në kohën e Millosheviçit. Ky e drejton RCC, këtë institucion vazhdues i Paktit të Stabilitetit
për Europën Juglindore (SEECP), i cili grupon 46 vende, organizata ndërkombëtare,
institucione financiare, dhe prej shkurtit 2013 përfaqësohet edhe Kosova (pa
siglen: UNMIK).
Këta të dy,
Fyle e Svilanoviç dhe nga stafet e tyre, e kanë kaluar nëpër duart e bisedat e
veta platformën malazeze të këtij Komënuelthi qyshse kah prilli 2013. Pra, kanë
pasë njohje e sugjerime para se dokumente të tilla t’iu shpërndaheshin “Gjashtëshes
Ballkanike” (G-6). Të dy në bashkari iu kanë parapri apo i kanë ndjekë edhe
takimet në Budva - Mal i Zi, në Ohër - Maqedoni e deri në Nju York - SHBA.
Komisionieri
Fyle ishte nisiator edhe i një takimi diplomatik në nivel të lartë të gjashtë shteteve
ballkanike, sipas disa burimeve, i mbajtur më 26 shtator 2013 në Nju Jork, me
objektiv: jetësimin e “Unionit Ballkaniko-Perëndimor” apo siç i jep tjetër
format
Kjo
dyshja Fyle-Svilanoviç i rrijnë deri në tepri në krah njani-tjetrit në ecuri e
ngecje të kësaj nisme malazeze. Në takimin sa sekret dhe të hapur të 16
korrikut 2013 në Përzhno të qytetit bregdetar Budva në Mal të Zi dukej sikur
Svilanoviçi i RCC ishte “i pari i vendit” me direktiva e kërkesa të tij
demokratike, të dyshimta, etj.
Për çdo
shqiptar kombëtar çështja është ma problematike nga ç’duket realisht. Diplomacia
ndërkombëtare nuk mundet që në shek. XXI të futin Shqiptarët në një komënuelth të këtillë si ky
“Jugosllavia 4”, siç veprohej dikur në konferenca ndërkombëtare, si ato të Berlinit
(1878), Londrës (1913), Versajës (1919), etj. Kjo nuk duhet të paraqitetet nga
asnjë palë ndërkombëtare apo rajonale si një mundësi, kusht apo alibi për antarësimin
në Bashkimin Europian. Ne, shqiptarët e Ballkanit, do të integrohemi në BE vetëm
me integritet kombëtar.
Dyshja
Fyle-Svilanoviç apo ndokush tjetër nuk mund të jenë të dërguarit e Perëndisë dhe
as të jenë vet Bashkimi Europian. Këta mund të kenë një rol frymëzues, përçues
e realizues ndaj një nisme gjukanoviçiane të Malit të Zi për një “Jugosllavi të
Re”. Mirëpo, Shqiptarët në dy shtetet e derisotme: Shqipëri e Kosovë, nuk i
presin integrimin kombëtar e euro-atlantik as në Serbinë e Nikoliqit e Tadiçit,
as në Malin e Zi të Gjukanoviçit, Vujanoviçit e Luksiçit, as në Maqedoninë e
Gruevskit e Ivanovit, por me antarësimin në Bashkimin Europian.
3.
Pjesmarrja
e Shqipërisë në nismen malazeze për një “komënuelth” të Ballkanit Perëndimor është
një theqafje kombëtare. Përndryshe: u cilësue edhe si një “tradhëti kombëtare” mbi
gjakun e plagët e të rënëve dhe mbi ëndrrat e sakrificat e të gjallëve. Kësodore,
me të tilla etiketime politike e nacionaliste, u sulmue muajt e fundit edhe
kryeministri Sali Berisha e qeveria e tij për “përfshirje” me pëlqim apo veprim
në “Projektin Malazez”, për dhanie “konsensusi” për “Serbinë e Madhe”, etj.,
Mirëpo, ende hidhen dyshime të pambyllura për takime shqiptare të hapura apo të
fshehta, si më 16 korrik 2013 në Budva të Malit të Zi, etj. Sidoqoftë, kundërshtari
i tij politik, kryeministri pasues Edi Rama, deklaroi në mënyrë dinjitare në një
konferencë online të 1 tetorit 2013: “Qeveria e mëparshme ka plot faje, po jo këtë”.
Edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, del disi “i larë” nga projekti për
Unionin Ballkaniko-Perëndimor (UBP), pasi e bojkotoi Samitin e Ohrit të 1
qershorit 2013, ku atje u fol “në kambë e në dorë” për këtë projekt ballkanik,
që po s’na futi ujë nën kambë sot, ka me na ra kokës nesër.
Kryeministri
i ri, Edi Rama, deklaroi në atë konferencë online: Nuk ka një projekt të tillë?!
Ashtu qoftë!
Vërtet
shtetet ballkanike nuk japin detaje plotore rreth kësaj nisme malazeze, po i vërtetë
është edhe fakti tjetër: Në zyra diplomatike e politike, natyrisht edhe në Shqipëri,
ka ftesa, ka shkresa, e përveç këtyre qarkullon gjithandej edhe një farë platforme me 20 pika” etj. Pra, kësisoj,
nuk është vetëm një ide, por me mjeshtëri diplomatike (jo)shovene po jetësohet
ashiqare në realitetin gjeopolitik ballkaniko-perëndimor. Edhe nga vet Brukseli
i Bashkimit Europian, pikërisht nga Komisionieri Europian për Zgjerim, Stefan
Fyle, vjen një deklarim zyrtar mediatik: “Iniciativa G-6 e Malit të Zi, ka për
qëllim forcimin e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”, etj.
Gjithandej
(për)flitet për një takim të Gjashtëses Ballkanike (G-6) në shtator 2013 në Nju
Jork. Troç: Edi Rama (vet)akuzohet për përkrahje të kësaj nisme malazeze! Kësohere nuk po e akuzojmë kryeministrin Edi
Rama për “tradhëti kombëtare” siç vepronin të tjerët në këta muajt e fundit
ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha tek e (para)gjykonin për këtë nismë sllave.
Dihet: genet e Edi Ramës në breza nga baba e nana e tij nuk ia lejojnë të rrëshqasin
kaq shpejt e kaq lehtë në “tradhëti kombëtare”. Një fakt bindës: stërgjyshi i
tij, Kristaq Rama në Durrës ishte ndër firmëtarët e ngritjes së Flamurit të Pavarësisë
në këtë qytet bregdetar në fundnëntorin 1912, (sëbashku me të vllain, Mihal
Rama) iu ba krah Ismail Qemalit në nëntor 1912 kur erdhi në Durrës, ndërkohë që
ortodoksë e boshnjakë të atyshëm i dolën kundra, i banë antimiting. Kryeministri
i ri Edi Rama po vepron ndryshe: po bahet mjaft i rrezikshëm me mospërfilljet e
tij, pasi nuk po i informon institucionet e shtetit shqiptar e popullin
shqiptar për nisma të tilla si kjo G- 6 ballkanike apo ajo G-6 afrikane e
latino-amerikane, etj. Rreziku i tij i madh për shoqërinë e sotme demokratike është
se ai kujton sikur shteti ynë/tij është “shteti i babës” dhe “shteti i dajës”,
sikur ai “ka lindur për shtetin”, ndërkohë që shteti ka lindur për njerëzit. Ai
duke hipotekue klanin e tij nga bashkia deri tek qeveria, kujton sot apo do të kujtojnë
nesër sikur hipotekën e tij është krejt Shqipëria.
Kryeministri
Edi Rama duhet të shpjegohet për nismen malazeze të Gjukanoviçit kundërshqiptar.
Kjo për pasi disa arsye: Flitet për një takim në fundshtator 2013 në Nju Jork të
shteteve të Ballkanit Perëndimor. Vet Edi Rama pati disa takime e biseda në Nju
Jork me Gjukanoviçin, si në një takim
zyrtar dyshe si kryeministra të dy shteteve ballkanike, pjesmarrja e përbashkët
në veprimtarinë vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork,
etj. po këto nuk janë takimet e para dhe as të fundit që këta dy lider
ballkanik bajnë ndërveti.
Kryeministri
e kryesocialisti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç (sëbashku me ish-presidentin
serb, Boris Tadiç) ishin në qytetin e Shkodrës më 22 prill 2013 si “palë e tretë”,
si “bashkidealistë socialistë”,etj. në beslidhjen e Partisë Socialiste të Edi
Ramës e të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës. Gjukanoviçi rivinte
në këtë solemnitet në Shkodër fiks 100 vjet pasi Esad Pashë Toptani kreu besëpremjen
e dorëzimit tek krajl Nikolla i Malit të Zi të Shkodrës qëndrestare (9 tetor 1912-22
prill 1913). Të nesërmen, më 23 prill, dy liderat Rama-Gjukanoviç me suitat e
tyre politike e të tjerët, drekuan në Budva, në këtë vend turistik në komunën e
Tivarit të të tragjedisë së mbi 4 mijë shqiptarëve të vrarë nga etërit e tyre
bio-politik sllavo-komunistë rreth shtatë dekada ma herët, në prill 1945. Kësokohe,
në prill 2013,
Paradoks
diplomatik, politik e moral: Nisma e Malit të Zi, sipas platformës parasheh
edhe luftën e përbashkët kundër korrupsionit, si një nga kushtet që BE
parashtron për këto vende ballkanike të G-6. Aty, sipas një përkthimi, thuhet: “Meqë
është rënë dakord se lufta kundër korrupsionit paraqet një komponent të rëndësishëm
dhe të përpjekjeve të përbashkëta, vendet anëtare do të sugjerojnë konsolidim të
Iniciativës Rajonale për Migracion, Azil dhe Refugjatët, dhe Iniciativës
Rajonale Anti-Korrupsion me qëllim të krijimit të një qendre rajonale të luftës
kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Dihet: kryenismëtar i “Unionit
Ballkaiko-Perëndimor” (Jugosllavia e Re) është politikani bankier, Millo
Gjukanoviçi, që i mban rrobat sipas trupit, kravatit sipas qejfit e orët e
shtrenjta sipas shijes, i cili është edhe një nga liderët ma të akuzuar në botën
e sotme për korrupsionin e tij, që e ka krye me vendet fqinjë të tokës e të detit,
sidomos me Italinë për cigaret e me Shqipërinë për naftën. Mbi Gjukanoviçin, që
i ka të gjitha në vetveten e tij: komunist dogmatik, nacionalist sllav, patriot
malazez, strateg në luftë kundër kroatëve, përkrahës i luftës kundër boshnjakëve
në B-H, “baba i Pavarësisë” (siç i pëlqen ta quajnë të tjerët), “njeri i hekurt”
-i pamëshirshëm në politikë e në biznes, (me bandat e kondrabanden e tij), mban
gjithato akuza për korrupsion e lidhje me mafien. Gjukanoviçit i kanë tërheq vëmendjen
për korrupsionin edhe personalitete të larta botërore, e ka shpall në kërkim
edhe Prokuroria Italiane, opozita malazeze si Nebojsa Medojeviç – ish kandidat
për President më 2008, e cilëson si “nun” i “shoqatës kriminale” të pak
familjeve super të pasura në Malin e Zi. Thuhet në dokumente se mafia me kondrabandën
nëpër Mal të Zi ka fituar miliarda lekë të ardhura. Gjukanoviçi kundërshqiptar,
ky kameleon politik, që hiqet e duket si njeri karizmatik në Malin e Zi, që ka
ngrit edhe universitet privat, etj. me fjalën e gojën e tij “brisk rroje” justifikohet
për gjithçka në akuzat ndaj tij.
Millo
Gjukanoviçi shtatë herë kryeministër i Malit të Zi dhe Edi Rama i sapo zgjedhur
kryeministër i Shqipërisë janë miq të hershëm, pasi të dy janë politikanë socialistë,
të dy janë sportistë basketbollistë, me
tipare lideri e praktika politike pothuaj të njëjta. Gjukanoviçi është politikani
ma jetëgjatë në Ballkan, kurse Rama është një nga dy politikanët zyrtar ma jetëgjatë
në Shqipëri (pas Berishës), pasi ishte ministër i Kulturës, kryebashkiak i
Tiranës, e së fundit, kryeministër. Kjo shoqëri ndërveti ka disa ndërvartësi të
këqija për vet Edi Ramën; I ban kopjaci atij. Gjukanoviçi në fushatën
elektorale parlamentare më 2012 e ngriti Koalicionin “
4.
Atë çka
ka ndërmend e në letra të nismes së hapur e të fshehtë Gjukanoviçi i Malit të Zi
na e thotë kohët e fundit edhe Ivica Daciç, kryeministri e kryesocialisti i
Serbisë. Këta flasin për një “
Hije të zeza
diplomatike e politike të këtij Beneluksi Panshqiptar u shfaqën keqas edhe në Nju
Jork në darkën e 17-të gala të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NACC) më 27
shtator 2013, ku ishin të ftuar nderi tre kryeministrat: Edi Rama i Shqipërisë,
Hashim Thaçi i Malit të Zi dhe Millo Gjukanoviç i Malit të Zi. Disa pyetje: Përveç
“dorës së Sorosit” kush tjetër i tuboi bashkarisht në një takim të tillë panshqiptar?
Pse nuk erdhi edhe tjetri kryeministër kundërshqiptar, Gruevski i Maqedonisë,
ku edhe përqindja e shqiptarëve në këtë shtet është më e lartë se sa në Malin e
Zi, ku në këtë veprimtari kishte edhe personalitete të larta shqiptare nga
Maqedonia si Musa Xhaferri, etj.?! Aty mund të ishte edhe Ivica Daciç i Serbisë,
pasi për shqiptarët e Ballkanit e të Diasporës të janë njëlloj, një brumë sllav
kundërshqiptar. Të tre kryeministrat e “Beneluksit Panshqiptar” para se të vinin
në këtë veprimtari të NACC ishin takue ndërveti në Nju Jork.
Shqiptarët
në Amerikë me origjinë nga trevat etnike shqiptare në Mal të Zi, qyshse më 17
shtator 2013, të përfaqësuar nga
shoqatat e tyre: Ana e Malit, Dedë Gjo’ Luli, Kraja në Nju Jork, ajo e
Intelektualëve të Pavarur e Malësia e Madhe në Detroit, Fondacionet Plavë-Guci
dhe Dom Simon Filipaj dhe Fondi Humanitar Malësia në Nju Jork kundërshtuan
atdhetarisht e publikisht pjesmarrjen e Gjukanoviçit në këtë veprimtari pothuajse
panshqiptare. Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” udhëtoi 12 orë rrugë nga
Detroiti në Nju Jork për të protestuar (bashkë me të tjerë) më 27 shtator 2013
para selisë së OKB, konsullatës malazeze në Nju Jork dhe tek rruga 42 - tek
salla Cipriani e darkës solemne e festive të NACC. Protestuesit nuk i takoi
askush përveçse ministrit të Jashtëm të Kosovës, zotit Enver Hoxhaj. Të tre
kryeministrat trinjak ballkanik hynë bashkarisht e mospërfillës në sallë. Të nesermen
MPJ e Malit të Zi lëshoi deklaratë kundër shqiptarëve protestues në Nju Jork,
duke i etiketue “grupe radikale”, etj. Dy kryeministrat shqiptarë heshtën ndaj
shqiptarëve të Malit të Zi për hatër të Gjukanoviçit. Asnjë nga shoqatat apo
shqiptarët protestues nuk e dinin plotërisht se mospërfillja e tyre i kishte rrënjët
edhe tek “Beneluksi Panshqiptar” i pritshëm e i frikshëm i Gjukanoviçit në Podgoricë-Kotorr
dhe, në (prapa)skenë shovene, i Ivica Daciçit në
Treshja
Rama-Thaçi-Gjukanoviç i sfidoi shqiptarët në Nju Jork e në Mal të Zi për hir të
miqësisë e të pushtetit të vet politik. Këtyre tre kryeministrave iu intereson
ma shumë një mandat i tretë i Thaçit në Prishtinë se sa kërkesa tre dekadore e
Tuzit për komunë më vete, etj. Edi Rama i ka njëjtësisht larg Tiranës edhe
Tuzin, Ulqinën e Plavë-Gucinë, ashtu sikurse Hashim Thaçi i ka nga Prishtina si
Plavë-Gucinë e Rrozhajën. Këto treva shqiptare janë ma afër se liderët malazezë
të Kotorrrit: Gjukanoviçi e Vujanoviçi.
Klasa
politike shqiptare e pas rënies së Murit të Berlinit si në Mal të Zi, në Tiranë
e në Prishtinë, etj. ka me mbajt përgjegjësi historike edhe nga brezat pasardhës
për trevat shqiptare në Mal të Zi e për shqiptarët e saj, pasi kanë hyrë në dekadën
e tretë duke heq vallen (anti)shqiptare sipas kukës së Gjukanoviçit. Nuk është në
nderin tonë kombëtar që shqiptarët në Malin e Zi ende të mbeten “të tradhtuar” kaq
keqaz, sepse Mali i Zi multietnik don të bahet shtet etnik sllav (po mundi edhe
malazez) me tokat e shqiptarëve, se Gjukanoviçi me të tijët don të rrijnë në pushtet,
sepse Tirana e Prishtina duan të jenë “faktor paqeje” në Ballkan, etj.
Në Nju
Jork gjatë shtatorit 2013 dy kryeministrat shqiptar, Rama e Thaçi, u takuan me
Gjukanoviçin. Çka diskutuan ndërveti
Në krahun tjetër, Hashim Thaçi i mburret mikut
të tij, Gjukanoviçit, se tashma në Prishtinë do të hapet ambasada e Malit të Zi.
Ky, njeriu që luftoi për lirinë e pavarësinë e Kosovës në male e kancelari të botës
nuk e përmend hapjen e Rrugës Deçan-Plavë, që iu ka premtue disa herë kryekomunarëve,
shqiptarëve e banorëve të tjerë të kësaj treve etnike shqiptare. Thaçi nuk flet
as për kufirin Kosovë-Mali i Zi, etj.
Dy
kryeministrat shqiptarë: Edi Rama i Tiranës e Hashim Thaçi i Prishtinës, që saherë
takohen me Millo Gjukanoviçin na fyejnë në krenarinë e ardhmërinë kombëtare
shqiptare, kanë pasë dhe kanë çka të diskutojnë për çështjet problematike të pazgjidhura
të shqiptarëve në Malin e Zi: çpopullimi i trojeve tona nga shqiptarët; mos
lejimi i perdorimit të lirshëm i simboleve kombëtare; ndryshimi i ligjit për përfaqësimin
e popullatës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi; arrestimet dhe burgosjet gjatë
aksionit famëkeq e terrorizues “Fluturimi i Shqiponjës”; injorimi dhe mos dhënja
e të drejtës për komunën e Tuzit; tentimi për ndryshimin e strukturës
demografike duke sjellur ardhacakë nga veriu i Malit të Zi në Tuz; arrestimet e
gjykimet e padrejta të 23 shqiptarëve në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë;
eksproprimi i pronës private në emër të krijimit të parqeve nacionale në pronat
private të shqiptarëve të Plavë-Gucisë; marrja e kompetencave në mënyrë arbitrare
për pasuritë detare të komunës së Ulqinit si dhe konfiskimi i pronave private të
shqiptarëve në Gjirin e Valdanosit.
5.
Shqipëria
Europiane, me aktin ajzberig të kryer nga kryeministri Edi Rama të hanën e 23 shtatorit 2013 në Nju Jork, u fut në Grupin
e Gjashtëses (G-6): “Liderët e Rrjetit Global të Shkëmbimeve” (Global Network
of Global Delivery Leaders). Ky projekt i përbashkët me nismëtar ish-kryeministrin
britanik, Tony Blair, e mbështetës presidentin e BB, Jim Yong Kim, e keqdegdis
dhe e barazon Shqipërinë me vende të botës së tretë, me ato afrikane: Etiopia,
Gana, Malawia, Senegali dhe me Haitin, latino-amerikan. Pas kësaj, një pyetje të
hapur: Shqipëria euro-atlantike a do të rikthehet tek politikat ekonomike të botës
së tretë?!
Një absurd
diplomatik e politik: kjo aleancë u lidh në Nju Jork “kryeqendrën e botës”, në ditët
e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në prani të disa personaliteteve botërore e
liderë rajonal, por nga kryeministri i ri Edi Rama u mbajt tepër e fshehtë për
shtetin e popullin shqiptar. Masmedia shqiptare stërfolën për takimet e Ramës
me Blair e Kim, po askund nuk u cek e as cing një fjalë e vetme për këtë kahje
pa busull, kaçimak diplomatik, labirinth donacionesh. Nga “tuneli” i këtij
takimi enigmatik Edi Rama nxorri të nesërmen në faqen e tij në fejsbuk vetëm 8
foto pa deçitura, ndërkohë që pikërisht ato ditë i cullakoj në treg diplomatik
e publik plot 83 foto me kryekoment e pamje jo të mira edhe nga wc përdhese nga
Kryeministria e tij/jona e shtetit të vet/tonë. Si prirje drejt numerologjisë,
ishin aq foto sa ditë kishte i zgjedhur e dekretuar si kryeministër i pas 23
qershorit 2013. Nejse! Edi Rama erdhi në të parafundmen ditë të shtatorit në Tiranë.
Prapë, më 1 tetor i ripublikoi në websajtin e Kryeministrisë ato 8 fotot
heshtanike të Nju Jorkut. As cijatje zyrtare për mbrapshtinë e rradhës: Rrjetin
G-6. Heshtje diplomatike e mjergullt edhe nga miku i madh i shqiptarëve, Tony
Blair, që në fillnisje të tetorit ishte misionar i jehonshëm në Tiranë, në cilësinë
e re - këshilltar i ligjshëm i Qeverisë Rama.
Presidenti
Xhon Mahama i Senegalit gjysëmpresidencial në Afrikën Perëndimore përmes faqes
zyrtare të Presidencës e njoftoi publikisht vendin e tij disa orë pas takimit
njujorkez për “Nismën G-6”. Krejt ndryshe po vepron kryeministri Edi Rama. Ka
plot një muaj që manifeston shpërfillje të patolerueshme mosinformimi ndaj
institucioneve të larta të Shqipërisë për këtë vendimmarrje të tij ekstreme për
inkuadrimin e vendit tonë euro-atlantik në Afrikë e në Amerikën Latine.
Ftesa
Blair-Kim e 1 gushtit 2013 për kryeministrin në pritje Edi Rama e cilëson
takimin e Nju Jorkut si “event” dhe “mbledhje private” me krerë shtetesh “për të
ndarë eksperiencat e implementimit të qeverive
të suksesshme”. Mirëpo, OKB e BB, të dyja në një ditë, më 3 tetor, në buletinin
e lajmeve, në websajtet e tyre, publikuan njoftimin për nismen G-6: “Liderët e
Rrjetit Global të Shkëmbimeve”. Kësisoj, ky takim, kjo nismë, u zyrtarizue
publikisht e botërisht. Prej kësaj dite edhe shqiptarët e mësuan prej të tjerëve
të vërtetën e përfshirjes me diplomaci jo dinjitare e politikë disi urithore të
Shqipërisë në Grupin G-6. Ende Edi Rama e mbart si “nismë private” takimin e
platformën e Grupit të Gjashtëve. Nuk ka një diskutim publik e miratim zyrtar
as Qeveria, as Parlamenti, as Presidenca. Heshtje apo vonesa të tilla po e thyejnë
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Kombi
shqiptar nuk ka nevojë për një kryeministër me shumë fytyrësi politike, ende pa
konstrukt palcor diplomatik. Kryesocialisti Edi Rama vitin e kaluar e akuzonte
kryeministrin paraardhës Sali Berisha se po don ta kthejnë Shqipërinë në një Etiopi
(Paskuqan, 9 dhjetor 2012). Kur ishte në opozitë bojkoti për tre ligjet që i
jepnin vendit tonë statusin për në BE parapëlqente të perifrazonte krahasime të
Shqipërisë me Etiopinë (Tiranë, 29 janar 2013). Menjëherë pas ardhjes në pushtet,
vetëm shtatë ditë pasi betohet si kryeministër i Shqipërisë, lidh aleancën G-6.
Në G-6 tashmë është edhe RPD e Etiopisë së lashtë e multietnike, tejet e lodhur
nga kryengritje antikomuniste, luftëra civile dhe me fqinjët, gjyqet për krime
lufte, aqsa edhe një raport i OKB e rendit në vendin e dytë në botë për nga përqindja
e njerëzve të varfër. Etiopia, në këtë rrjet trekontinental, është i vetmi vend
që ende nuk e ka njohur shtetin e ri të Kosovës. Kryeministri Edi Rama në takimin
njujorkez me homologun e tij bashkëmoshatar, kryeministrin etiopian,
Hailemariam Desalegn, nuk dihet nëse veproi suksesshëm sikurse kryeministri
turk, burrështetasi proshqiptar, Rexhep Erdogan, i cili ndikoi tek presidenti
Wade e kryeministri sheik Soumare të Senegalit për ta njohur Kosovën dy ditë pas
shpalljes së Pavarësisë së saj, më 19 shkurt 2008.
Ky
projekt Blair-BB qyshse në start po pritet me dyshime hetimi ndaj nismëtarëve. Peter
Koula në Londër, kryetar i institucionit Bretod Uds, me një gjysëm shekulli
historik monitorimi të projekteve të ndërmarra edhe nga BB e FMN, shprehet për “konflikte
interesi me bollek”, paralajmëron se për këtë çështje “mund të flitet me vëllime”.
Në Shqipërinë Londineze po ngjet krejt e kundërta: ende Parlamenti nuk e ka thirrë
në interperlancë parlamentare kryeministrin Edi Rama për shpjegime e përgjegjësi
për këtë kahje mbrapshtie ndaj traditës historike properëndimore të shqiptarëve
të Ballkanit.
Kryeministri
socialist Edi Rama po vrapon me dorën e kambën e djathtë në Europë. Në anën
tjetër, me dorën e kambën e majtë po magnetizohet në Afrikë e në Amerikën
Latine, në grupime të tilla si G-6: “Liderët e Rrjetit Global të Shkëmbimeve”. Vërtet
“Afrika e Zezë” nuk është ajo e viteve ’60, po as Shqipëria nuk është “Afrika e
Bardhë” e viteve ’90.
Shqipëria
– vend antar në NATO, KiE, OSBE e vend kandidat për në BE, me këto shtete
afrikane e latino-amerikane takohet vetëm në një organizëm ndërkombëtar, vetëm
në OKB dhe vetëm me Senegalin në Konferencën e Vendeve Islamike (OIC). Përndryshe:
në këto vende ende problematike për botën Kombet e Bashkuara kanë investue edhe
me forca paqeruajtëse: në Etiopi me misionin UNMEE (2000-2008), në Haiti me
misionet UNMIH (1993-1996), UNSMIH (1996-1997), UNSMIH, MINIGUA, UNTMIH (1997),
MIPONUH (1997-2000), MICAH (2000-2001), etj.
BB
dokumenton se (GNI) niveli i të ardhurave kombëtare bruto për frymë (PPP) për
Shqipërinë për vitin 2012 është 9.390 USD, ndërsa për për Malawin 880 USD,
Etiopinë 1.140 USD, për Haitin 1.240 USD, për Senegalin 1.920 USD, për Ganën 1.940
USD. Shkalla e zhvillimit varion nga 5 deri në 10 herë më e lartë për Shqipërinë.
Nga
vendet G-6, gjithnjë sipas BB, Shqipëria renditet në vendet me të ardhura
mesatare të larta (4.148 USD të ardhura vjetore për frymë), ndërsa Gana (1.604 USD)
renditet në vendet me të ardhura mesatare të ulta, kurse Senegali (1.034 USD),
Haiti (770 USD), Etiopia (470 USD), Malawi (268 USD për frymë). Kështu, Shqipëria
e ka treguesin e të ardhurave për frymë ma shumë se këto pesë shtete sëbashku
apo ndryshe, me një rritje pesë herë ma të madhe se sa mesatarja e përbashkët e
tyre.
Ky “klub”,
projekti G-6, ka mision shkëmbimin e përvojave të qeverisjes ndërveti të një vendi
euro-atlantik si Shqipëria me pesë shtete si ato afrikane e latino-amerikane. Disa
liderë, si presidenti i Senegalit në deklaraten e 24 shtatorit 2013 për takimin
e Nju Jorkut, nuk begenisin t’ia përmendin as emrin Edi Ramës dhe as Shqipërisë
së tij/tonë. Qeveria e re Shqiptare, me “qeverisjen e frikës”, me “diktaturën e
bardhë” të liderit, “diktaturën e kuqe” të etërve të majtë, etj. po iu shembëllen
këtyre shteteve të aleancës së re. Kjo duket edhe tek qëndrimet e veprimet me
ligjin e Statusit të Nëpunësit Civil: thyerja me arbitraritet të tejskajshëm i
konsensusit pozitë-opozitë i 30 majit 2013, shkarkime kolektive nga puna edhe
brenda një dite si kryepolicin e shtetit me 12 drejtorët e policisë në 12
qarqet e vendit, 88 policë të policisë rrugore të Tiranës, 150 oficerë të Antikrimit
Ekonomik, etj. akt-shkatërrimet e institucioneve shqiptare rreth 90 vjeçare si
Garda e Republikës, etj.
Raste të tilla
ekstreme të qeverisjes së majtë në Shqipëri vijnë në vargnim faktik përgjatë dy
muajve, të cilat janë krejt të ngjashme me ato në Haitin amerikano-latin, ku
janë krye 32 grushte shteti; me ato në Etiopinë afrikane me dhjetra raste të burgosjeve
edhe të deputetëve të opozitës të cilët edhe Amnesty International i cilëson “të
burgosur të ndërgjegjes”, etj.
6.
Ballkani
si asnjë rajon tjetër i botës së sotme është i mbushur deri në tejngopje me
organizata e organizma ndërkombëtare e rajonale si OKB me agjensitë e saj,
NATO, BE, KiE, OSBE, si edhe Procesi i Kooperimit të Europës Juglindore (SEECP),
Konferenca e Vendeve Islamike, Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC), Nisma
Adriatiko-Joniane, Nisma e Europës Qendrore, Nisma e Detit të Zi, SECI, Forumi
i Kartës Adriatik 5, etj.
Çështja
shtrohet: Çka i duhet Ballkanit edhe një organizëm tjetër federalist G-6 (West
Balkan Six): Unioni Ballkaniko-Perëndimor (Jugosllavia 4, etj.) dhe brenda
formatit të saj nismëtar e bashkudhtar, ngritja parësore e mbajtja edhe e
mapasme e një “Beneluksi Panshqiptar” (!) Për ma tepër çka i duhet realisht
pjesmarrja e një vendi ballkanik si Shqipëria në një tjetër G-6: “Liderët e
Rrjetit Global të Shkëmbimeve” (Global Network of Global Delivery Leaders) me shtete afrikane dhe latino-amerikane të botës
së tretë. Deri kur Parlamenti e Presidenca e Shqipërisë do të heshtin dhe nuk
do të kërkojnë përgjegjësi ndaj kryeministrit Edi Rama për angazhime të heshtura
e të hapura në këto dy grupime G-6. Njejtësisht
kryeministri Rama duhet të shpjegohet edhe pwr takimin e tij në shtator në Nju
Jork me ministrin e Jashtëm Rus, Sergei Lavrov në kohën që presidenti amerikan
Barak Obama mbante fjalimin historik në sallën e OKB, sepse kryediplomatit rus
i është premtuar futja e oligarkëve rusë në ekonominë shqiptare, për një numër
projektesh të Rusisë me Shqipërinë, etj. Kryeministri Rama duhet të arsyetojnë ftesat
e tij për ngritje të një superushtrie me këshilltarë të huaj në Shqipëri si “Njësi speciale për G-6
me vendet afrikane e latino-amerikane, siç po i ngrejnë edhe këto në vendet e
tyre; grup me këshilltarë nga disa vende Arabe; grup këshilltarësh nga Turqia,
etj. etj. Patjetër duhet të rrëfehen për takimet e ndryshme në ditët e Asamblesë
së Përgjithshme të OKB në Nju Jork lidhur me projektet për Shqipërinë, për Çështjen
Kombëtare Shqiptare në Ballkan, etj. Ndihet nevoja kombëtare që të sqarohet ma
tej e ma tepër nga kryeministri Rama ideja e tij e hedhur në Parlamentin e
Kosovës për një pesëkandësh gjeo-politik Itali-Turqi-Greqi-Shqipëri-Kosovë, që,
ndoshta, edhe me afrimin e Malit të Zi, do të kemi një tjetër G-6, në të cilën
a jetësohet “Beneluksi Panshqiptar”, etj.
Përndryshe,
në mungesë të shpjegimeve të tilla dhe të mos institucionalizimit zyrtar të këtyre
nismave G-6, etj. nuk na mbetet gja tjetër veç të themi se në këto veprimtari
diplomatike, politike, etj. nuk kemi vetëm dy grupe G-6, po kemi vetëm një grup
G-666, që në numerologji simbolizon “Djallin”. Pra, G-666 është Edi Rama, që po
vjen në skenë e rri në karriken kryeministrore si Djalli vet. Pra, djalli vet është
Edi Rama, pasi me grupime të tilla si UBP na çon tek djajtë e kuq të kombit tonë,
tek sllavët.