| E shtune, 26.10.2013, 11:40 AM |
Shahin
Ibrahimi
Lotët e
penës
Me lotët
e zemrës frymëzimin pickova
Në këtë jetë
mbushur me vampirë
Me penën
time drejtësi kërkova
Po hamë tjetrin,
për jetë më të mirë.
Drejt majës
saj mbrijnë thash e themet
Kur i ndëgjova
u bënë sa maja Everest
U mundua
e gjora t`ju hiqte zeheret
Me
thumbin e tyre, hiqnin çdo lezet .
Lot
derdhi pena, menduan se e mashtruan
I pyeti
me dredhi, se të ndëgjuara i kishin
U betuan,
ishin të drejta në ditët e shkuara
Se rryma
e ajrit i solli, të vërteta i dinin.
Ngadalë filloj
t`ju a pikturonte fytyrën
Në gjunjë
ulur, vargun duke qëndisur
E mprehtë
si ishte, ju a hoqi yndyrën
Por, fjalët
e të tjerëve duke i sitisur.
Mali
Everest u kthye në cironkë
Ëndrra e
penës u bë det me dallg mali
Vonoi e
drejta, por në fund triumfoi
Ishte
maja e penës që atë e fali.
Mes ëndërrave
të përjetësisë
Të kujtoj
përjetësi
Hipur në karvanin
e brezave
Në traditën
që kemi si popull
Të etur për
dije mes shpresave.
Oh sa
bukur të parafytyroj
Mes
ikonave,që të kemi dhuruar
Me sy
lakmitar ndryshimet shikojmë
Sa me mënçuri,na
ke drejtuar.
Dhuratat
vazhdojnë në breza
Dhe
puthja e çiftit për përjetësi
Dhe një cigare
që lëmë në varreza
Për
zemrat tona është ndjesi.
Oh sa dëshirë
kam të kujtoj ata
Dhe
amanetin e tyre të mbaj
Natën të shoh
kujtesën tënde
Ditën mes
brezave ta ndaj.
Shikimi i
venitur jetën më shkurton
Mes ëndërrave
të tua përjetësi
Në krahët
e tua asgjë,smë frikëson
Jam i
lodhur, atje dua të gjej qetësi.
Kënaqa
poezinë
Sot ja
hoqa prangat poezisë time
Të ndrydhur
në embrion e mbaja fshehur
E ushqeja
me shpresë e rrezatime
Ja ku e
keni,të pastër e të krehur.
I dhashë asaj
shijen e bukurisë
Që tju
tregoj,sa e kam shijuar
Me nurin
e saj tju heq mërzinë
Në vite për
ju e kam kultivuar.
Tingujt e
botës i mbledha në një vënd
Me gjuhën
e tyre të rrallë
Dhimbjen
e tyre e kthva në këngë
Që melodia
e saj të më nxjerrë mallë.
Me daltë i
skalita si në gurë
Fjalët e
zemrës bukur do të mbeten
Atje ato
sdo të kenë vdekje kurrë
Nga
egoizmi,asnjëherë s`do treten
Tingujt e
tyre i bëra ëmbëlsi
Dua të buzëqesh
dhe një shpirt i mërzitur
Në vargun
e tyre ke vënd edhe ti
Dhe e nesërmja
që ende ska mbërritur.
Ëndërra më
dha dhimbje
Dikur
larg vendlindjes ëndërroja
Se të mirat
përrallore do më buzëqeshnin
Por asnjëherë
nuk mendova
Se valët
e jetës do më zhgënjenin.
Vetmia
ngrinte duna rëre
Mes tyre
peng më mbeti rinia
Shoqërinë
e të tjerëve e përzura
Prisja të
më afrohej dashuria.
Kam qenë viktima
e nxitimit
Prej tijë
gjithmonë e kam paguar
Nga pas më
ndjek era e mallkimit
Në jetë gjithçka
qënka e shkruar.
Ah ajri
im me lot gatuar
Veç ti ma
dije dashurinë
Sa shumë e
prita i vetmuar
Po kurrë se
njoha lumturisë.
Dëshirat
e vjetra tani zë kujtoj
Nën këmbët
e kohës shikoj hijen time
Veç puthja
e saj do më lumturoj
Dhe do më zhysë në ëndërrime.