| E premte, 25.10.2013, 06:56 PM |
Reagim
Nga Sylejman
Salihu, Gjermani
Paradoks
(Reagim
ndaj shkrimit të Xhevat Fetahajt „Pse u hesht tubimi në Löhne për dëshmorin
Xhemajl Fetahaj“ bërë menjëherë pas shkrimit tim „Portreti luftarak i Xhemajl
Fetahajt“botuar në“ Bota sot“me datën 12.03.13 në dy vazhdime)
Redaksi e nderuar!
Po ju shkruaj me shumë vonesë,tmerrësisht me shumë
vonesë.Por jam i detyruar të ju shkruaj,jo për t’u mbrojtur ,sepse nuk kam bërë
asnjë mëkat por për të thënë vetëm të vërtetën.Sepse paqja pushon vetëm mbi të
vërtetën.Njeriu sot dëgjuaka paradokse nga më të ndryshmet,që të ngjethin
mishtë,që të tmerrojnë,natyrisht si paradokse.Por goditja më e mirë që të
mundësh paradokset është e vërteta dhe vetëm e vërteta.Fjalori i gjuhës së
sotme shqipe fjalën paradoks e shpjegon kështu:”mendim që bie në kundërshtim me
një të vërtetë të njohur a të pranuar”,për të vazhduar me”diçka e çuditshme,e
papritur dhe e pabesueshme”(FGJSSH,Toena,Tiranë,2002,f.928). Në jetë ngjajnë
paradokse të shumta,të të gjitha llojeve.Por ja njëri nga ato që më ka ndodhur
mua.Ti i bën mirë dhe ai të godet për keq.Të quan mik deri dje dhe pas një
ëndrre të trishtë të nesërmen të godet për vdekje.Ajme! Seneka do të
thoshte:duhet bërë diçka.Të paktën të shkruaja këto dy fjalë vetëm për të thënë
të vërtetën. I lutem lexuesit të nderuar që të ketë mirëkuptim dhe durim që të
lexojë këta rrjeshta,ku unë do të tregoj kronologjikisht se si ka ngjarë
paradoksi për të cilin po ju shkruaj.Disa muaj më përpara në mars të këtij
viti, derisa po punoja me nxënësit e mi më cingëron celulari dhe në anën tjetër
dëgjohet emri i Xhevat Fetahajt,vëllait të heroit të Kosovës,Xhemajl
Fetahajt.Pa qenë i vetëdijshëm se po më pengonte,vëllai i dëshmorit Fetahaj,më kërkon
dhe më lutet,nëse unë do të mundja të lexoja një fjalë rasti për një shënim
rasti,që do të organizohej në qytezën e Lënes(Löhne)të Gjermanisë nga shoqata
“Rinia”.Duke u ndjerë i nderuar ,që më jepet rasti të flisja në këtë
tubim,pranova,por më përpara duhej të shihja se ç’materiale pune dhe
ç’informata mund të më ofronte Xhevat Fetahaj,për të vëllanë,sado kisha pasur
edhe më përpara një informacion për luftëtarin dhe heroin Xhemajl
Fetahaj.Kështu një mbrëmje,bashkë me mikun tim inxhinier dhe gazetar i lirë,Naser
Dërmakun,ishim në banesën e “mikut” Fetahaj,i cili na kishte ftuar për ta
ndihmuar se ato ditë kishte shumë punë për të bërë rreth përgatitjeve të
mbrëmjes së pritshme.Gatishmëria jonë për t’i dalë në ndihmë atij nuk
mungoi.Zoti Dermaku i pa përtesë zuri vend para ordinatorit të Xhevat Fetahajt
për t’ia bërë shërbimet e nevojshme atij, kurse mua ,Xhevat Fetahaj më jep një
dosje ,në të cilën ishin të ruajtura disa kujtime,përshtypje,përsiatje,ca
vargje poetike,copëza ditari nga jeta në burg e nga jeta në Gjermani e Xhemajl
Fetahajt.Nuk ishte një dorëshkrim libri por ishin ca dorëshkrime të luftëtarit
Xhemajl Fetahaj.M’i ofroi dhe m’i lejoi t’i mirrja me vete ,që unë në bazë të
tyre,pa u mbështetur në thashetheme të stilit më the të thash, të nxirrja
portretin e personazhit Xhemajl Fetahaj nga vetë rrjeshtat dhe vargjet e tij të
lëna si amanet dhe kujtim i shtrenjtë tek familjarët.
Me të lexuar të atyre faqeve gjeta njeriun e pastër,të
çiltër,meditativ,herë-herë të rrëmbyer,njeriun e përvuajtur,që preokupim kishte
lirinë e vendit dhe popullit të tij.U mishërova në çiltërinë e Xhemajl Fetahajt
dhe sado ato shëime ishin shkruar në intervale të catuara kohore dhe herë-herë
dilnin edhe fragmentare,më rrëmbeu dhe fillova shkrimin.Doja të bëja një shkrim
për këtë njeri të thjeshtë dhe të madhërishëm njëkohësisht,që do t’i përgjigjej
karakterit dhe tipareve morale,njerëzore,luftarake e kombëtare. Xhevat Fetahaj
ishte dorëlirë në dhënien e shënimeve .
Ndërkohë shkrimi kishte nisur të bëhej por edhe dita e
shënimit solemn po afrohej.Pas rropatjeve jo të lehta,siç ndodh në raste të
tilla kur shkruhet,shkrimi ditën e caktuar ishte gati dhe bashkë me të edhe
autori i këtyre rrjeshtave.Salla ishte modeste por e mbushur dhe në momentin që
moderatori përmendi emrin tim,unë u gjenda fare natyrshëm para
mikrofonit.Kërkova nga të pranishmit të mbajnë qetësi për aq sa munden,sepse në
këtë moment nuk flet autori i këtyre rrjeshtave por flet personazhi dhe heroi i
mbrëmjes Xhemajl Fetahaj.Derisa po e lexoja fjalën time pati një qetësi
dinjitoze dhe të respektuar.Si rëndom pas leximit në raste të tilla,gjendet
ndokush që e uron autorin për fjalën e mbajtur,ndërsa pas mbarimit shoqata
filloi të trajtojë problemet e saj ,të cilat u shpalosën dhe si epilog i dhanë
madje edhe një pamje të zymtë mbrëmjes.Unë dhe miku im Naser Dermaku,bashkë me
vëllain e heroit tjetër të Kosovës Xhavit Hazirit,mikun Arsim Haziri,dalim dhe
vazhdojmë ndejën diku gjetiu.
Të nesërmen e ditës së diel përsëri në anën tjetër të
celularit paraqitet Xhevat Fetahaj i entuziazmuar dhe më përgëzon me fjalë
lavdëruese,mjaft i emocionuar duke më falenderuar se mbrëmë unë e paskam
nxjerrë të gjallë vëllain e tij ,heroin e Kosovës Xhemajl Fetahaj dhe fjalori i
tij i pakët nuk gjente fjalë shumë për të shprehur mirënjohjen ndaj meje.I
thashë se ajo që m’u besua ,u përpoqa ta bëja mirë,me aq sa dija dhe munda,aq
sa më ofruan mundësitë e mia morale,intelektuale e njerëzore.
Më vonë më lindi ideja që shkrimin e pëlqyer shumë nga
publiku ta postoja për gazetën “Bota sot”,me shënimin përcjellës se shkrimi
ishte lexuar para bashkatdhetarëve të Lënes(Löhne),të cilët ishin edhe
organizatorë të mbrëmjes.Gazeta kombëtare “Bota sot” si rëndom boton
vazhdimisht shkrimet e mia,të cilat janë të rralla dhe për këtë e lajmërova
“mikun”Xhevat Fetahaj,vëllain e heroit dhe luftëtarit Xhemajl Fetahaj,që mbase
do të kishte interes për ta pasur atë shkrim që doli në dy
vazhdime.Fatkeqësisht shkrimin nuk munda ta lexoja vetë as online e as në
gazetë,meqë banoj në një zonë periferike ku gazeta “Bota sot”nuk ka qasje me
lexuesit e saj.Pastaj Xhevat Fetahaj thërret Naser Dërmakun duke i thënë se
paska ndodhur hataja se dikë që po shkruaka një libër tashmë dhjetë vjet për
Xhemajl Fetajajn me të parë shkrimin në gazetë i paska rënë gjëma e madhe sikur
ta kishte goditur rrufeja.Por Xhevat Fetahaj me celularin e tij nuk e kishte
trazuar më autorin e këtyre rrjeshtave.Dje e kishte mbuluar me një mal
lavdërimesh kurse sot me porosi duhej ta godiste për vdekje,ndihmuar nga
yshtësi i tij. Miku që dje lavdëronte,sot ishte gdhirë me humor të keq dhe
kishte ndërruar pllakë.I yshtur nga njerëz zemërngushtë dhe meskinë ai paska
firmosur një reagim kundër meje sepse unë nuk paskam përmendur punën e vyer të
shoqatës “Rinia”.Shkrimi reagues,postuar nga një mik,i cili nuk ka dashur të më
trazojë duke njohur mirë djallëzinë e të nënshkruarit Xhevat Fetahaj , erdhi në
postën time elektronike me datë 21 .10.2013.Pra vonë.Tepër vonë.Por është thënë
gjithmonë më mirë vonë se kurrë.Ç’të shihja?Ç’të lexoja?Mjerim njerëzor do të
thoshte shkrimtari francez Gi dë Mopasan.Noli do t’ia kthente ndryshe, Feridi
paska ndërruar faqe.Vëllai i heroit Fetahaj e quan vjedhje atë që më ka dhënë
me të dy duart e tij .Atë grusht dorëshkrimesh të të vëllait hero.Si u bëka që
paskam “vjedhur” një shkrim nga një libër i pabotuar,për të cilin kam dëgjuar
muaj më vonë.Si u bëka ?Si u bëka njerëz të mirë?I paskam lexuar trurin atij
libërqitësi dhe paskam “vjelë” frutat e tij? Njeriu me mend në kokë si mund ta
thotë këtë?Por jo.Xhevat Fetahaj të thotë:,merri!T’i jep me dorën e vet dhe të
nesërmen:o burrani m’i vodhi shkrimet.Si u bëka kjo kur shkrimi u lexua para
disa dhjetra bashkatdhetarëve dhe të quhet vjedhje?Si?I lexova ato faqe të
pakta të Xhemajl Fetahajt dhe përzgjodha për të cituar ato më mirat.Apo si u
bëka që njëherë Xhevat Fetahaj përgjërohet para meje që t’i dalësh në ndihmë
dhe pastaj prapa shpine hakërrehet dhe të godet?Njerëz të mirë dhe lexuesi im i
nderuar vlerësojeni ju vetë!Ç’është ky ngatërrim?Unë nuk isha në cilësinë e
gazetarit në atë tubim që të shkruaja për aktivitetin e shoqatës “Rinia”,e cila
më në fund bëri një organizim të vyer.Unë isha aty se isha i ftuar dhe lexova
shkrimin që e kisha shkruar vetë për dëshmorin dhe heroin Xhemajl Fetahaj,për
ta nderuar emrin dhe veprën e tij. Kurrkush nuk ma ka thënë se jam i ndaluar të
shkruaj për këtë.Nuk e paskësha ditur se kjo qenka një “zonë e ndaluar” për mua
dhe se dikujt mund t’i prishte punë kjo.Para disa vitesh kam shkruar një poezi
për dy luftëtarët me titullin “Binjakët e lirisë”,kushtuar Xhemajl Fetahajt dhe
Milazim Mavrajt,që kishin banuar në Lëne para se të shkonin dhe të binin në
altarin e lirisë,dhe të cilën e kanë recituar nxënësit e mi në një aktivitet
publik atdhetar.Unë nuk kisha nevojë për asnjë këshillë atdhetarie.Bëra vetëm
punën time prej qytetari.Unë nuk jam “arsimtar i gjuhës shqipe”,siç ka thënë
artikullshkruesi.Unë jam mësues dhe vetëm mësues.Kjo rrobë më rri mirë dhe nuk
dua tjetër.Grada ime shkencore e fituar në vitin 1985 në Universitetin e
Prishtinës nuk ka vend në këtë punë.Mësues që mësoj për vete dhe aq sa mundem i
mësoj edhe të tjerët,në këtë rast nxënësit e mi,të cilët disa herë janë shpallë
kampionë në konkurset e diturisë në Gjermani.Këtë nuk duhej ta thoja,por kur
tjetri të fton dhe ta kërkon duhet t’ia thuash.Për mua flet puna ime,librat e
mi.Por nëse artikullshkruesi apo i nënshkruari do që të më njohë më
mirë,atëherë le ta provojmë me një përballje ,ku përdoret fjala e folur apo e
shkruar.I nënshkruari lë shumë për të dëshiruar me kulturën e të
shkruarit.Gjuha jonë e bukur nuk i duron ato njolla.Është për të ardhur keq.Si
duket edukimi i tij shkollor nuk ia mundëson të shkruarit e drejtë.E unë bëra
mirë dhe gjeta keq. Përvoja e gjatë historike e popullit tonë për raste të
tilla ka lënë margaritarin paremiologjik:bëj mirë e gjej keq.Xhemajl Fetahaj
është njeri dhe hero tashmë i Kosovës,i të gjithëve.Për të do të shkruajnë,do
të këndojnë,do të flasin të gjithë ata që dinë dhe munden.Unë nuk bëra mrekulli
por e bëra punën time .Unë nuk heshta pra,unë fola.Unë fola para njerëzve dhe
unë shkrova para lexuesve.Dikush mund të shkruajë libër.Le të shkruajë.Por jo
t’ia marrë kujës se i ka rënë qielli mbi kokë nëse edhe dikush tjetër paska
“guxuar” të shkruajë.Njerëzit le të shkruajnë dhe le të botojnë por edhe le të
nderohen se gjërat e bukura shkruhen me mund të madh.Fjala e bukur latine
thotë:”Jeto,por lejo që edhe tjerët të jetojnë”që do t’i përshtatej
këtij rasti:shkruaj,por lejo që edhe të tjerët të shkruajnë.Kjo do t’i shkonte
yshtësit të tij,që fshihet dhe nxit sejmenin e vet.Sa libra janë shkruar për
heronjë e dëshmorë të kombit nga autorë të ndryshëm.Disa autorë shkruajnë pra
për një hero,për një dëshmor,për një luftëtar.Sa më shumë që shkruhet nga të
gjithë ne, aq më shumë i nderojmë ata.Secili e kundron nga këndi i tij.Unë nuk
shkrova libër,bëra një ta quajmë ese.Pra kanë të drejtë ata dhe sigurisht që
kam të drejtë edhe unë.Kush mund të ma ndalojë që të them një fjalë të mirë për
një luftëtar?Hajdeni tash dhe t’i fajësojmë gjithë ata njerëz që kanë shkruar
për Adem Jasharin?T’i shpallim plagjiatorë gjithë ata që kanë shkruar për
të?Për luftën e tij,për heroizmn e tij?T’i shpallim plagjiatorë gjithë ata që
kanë kënduar për të?T’i shpallim plagjiatorë gjithë ata që kanë pikturuar portrete
heroike dhe luftarake për të?Dikush mund të këndojë këngë.Dikush mund të bëj
portertin e tij.Dikush mund të shkruaj poezi.Dikush mund të bëj biografi.Dikush
mund ta bëj shtatoren e tij.Atëherë përse unë nuk qenkam i lirë të shkruaj një
ese? Jam i penguar?Jam i ndaluar?Nga kush?Unë pandehja se jemi të lirë?Dikur
kemi qenë të ndjekur nga UDB e sot kush na ndjek?A thua sot nuk paska vend dhe
hapësirë lirie për të gjithë ,përderisa kemi pritur kaq gjatë që të vije ky
agim i vonuar?Si është e mundur,njerëz të mirë dhe lexuesi im i nderuar që ,
Xhevat Fetahaj, kërkon nga unë në fillim tepër miqësisht dhe tepër butësisht që
të flas për Xhemajl Fetahajn publikisht e nuk guxuakam ta botoj shkrimin tim,të
cilin e kisha shkruar vetë,duke nxjerrë nga thërrmijat e shkrimeve të Xhemaj
Fetahajt atë më të bukurën,më njerëzoren,që i shërben lirisë,atdheut dhe
kombit.Si guxon Xhevat Fetahaj ta quaj “paturpësi”punën që bëra për Xhemajl
Fetahajn,për vëllain e tij,punë të cilën ma ka kërkuar me ngulm dhe që vetë e
ka lavdëruar tepër dhe publiku e kishte duartrokitur?Apo i firmosuri ka bërë
siç i ka thënë yshtësi i tij,ai që po bëka një libër prej dhjetë
vjetësh.Ç’është kjo goditje prej Jude?Unë shkrova fjalët më të bukura për
vëllain e tij dhe për heroin tonë Xhemajl Fetahaj,kurse ai natën e errët rrënon
dhe gjuan me gurë autorin.Ditën lavdëron e natën shanë.Si është e mundur
kjo?Dorëshkrimet ishin të Xhemajl Fetahajt dhe jo të një autori tjetër që po
bëka një libër nisur këtu e dhjetë më parë.Jo Xhevat Fetahaj,jo.Aura ime nuk e
duron këtë shpifje.Latinët e lashtë kanë thënë përmes gojës së Katonit:”Mos
e bëj fajtor kohën,sepse vetë je ti fajtor për dhembjen tënde”.Pra ,mos e
bëj fajtor autorin e shkrimit se ai ka bërë me dinjitet dhe profesionalizëm
detyrën e tij e ti me yshtarin tënd merrni kazmat dhe bëjani gropën autorit të
shkrimit,që ka nderuar vëllain tënd dhe heroin e Kosovës.E nëse nuk mund ta
bëni këtë ,atëherë durojeni dhembjen.Por përpara se ta bëni këtë takohuni me
vetëveten.Shkrimtari i madh Azem Shkreli që vjen me rrënjë nga zonat e
Dukagjinit porosiste shpesh në vargun e tij:shihu me veteveten sy me sy.
Zotëri i nderuar,apo ti që fshihesh pas këtij emri,yshtar,dil në fushë të mejdanit,jo me forcën e jataganit,por me forcën e argumentit dhe të fjalës së lirë.Qitësi i këtij shkrimi ,i cili,ajme, vuan nga gramatika,sintaksa,morfologjia,leksikologjia,ortografia,kultura,,akribia,bashkë me yshtarin e tij janë indinjuar se unë u dashka sipas tyre vetëm të lexoja atë mbrëmje shkrimin tim e jo edhe të shkruaja dhe ta botoja shkrimin tim eseistik për heroin Fetahaj!!!.Ç’guxim i tmerrshëm?Apo mbase unë tokësori paskam guxuar të futem në kopshtin e yshtarit hyjnor që po shkruante librin tash e dhjetë vjet për personazhin e tij hero,i cili ishte poashtu edhe personazhi i esesë sime.Si paskam guxuar unë që ta cënoja fushën e hulumtimit të tij,meqë ai u dashka të jetë i vetmi,i pari dhe i fundit biograf i Xhemajl Fetahajt!?Si?Apo mbase rrezet e esesë sime qenkan bërë hije dhe re të zeza që kanë qëndruar mbi librin e tij,dukje ia humbur librit të tij shkëlqimin dhe rrezatimin që më fund do të dilte një ditë.Sikur Xhemajl Fetahaj qenka vetëm pronë e tij,sado ai u shpall “Hero i Kosovës”dhe luftëtar i gjithë shqiptarizmës.Pra del që ai qenka i të gjithëve.Qitësi e hedh gurin dhe e fsheh dorën.Nuk është në natyrën dhe burrërinë e njeriut të ndershëm,që vjen nga traditat e lashta të Dukagjinit të fshihet pasi ka hedhur gurin rrënimtar.Miqtë e mi dhe lexuesi im i nderuar, me Xhevat Fetahajn kam pasur raporte tejet miqësore dhe brenda natës ai u gdhi i ngrysur nga një makth prej një kampi tjetër që ka drejtuar shigjetat e helmatisura kundër meje,sepse yshtësi i tij e ka dashur këtë.Qengji i djeshëm veshi lëkurën e ujkut dhe u vërsul.Unë vetëm mund t’i them të nënshkruarit Xhevat Fetahaj dhe yshtarit të tij,hartues i atij reagimi qyqar se atdhetarizmi im nuk kishte nevojë për t’u dëshmuar me esenë për heroin Fetahaj.Jeta ime,përvoja dhe puna edhe e familjes dhe brezave të fisit tim e kanë dëshmuar shumë herë këtë.Le ta mbaroj këtë shkrim duke thirrë sërish në ndihmë latinët e lashtë: Nec plus ultra.(Deri këtu dhe aspak më tutje).