| E premte, 25.10.2013, 06:21 PM |
Kosova është
Kosovë!
Nga Ali
Cenaj
Veni,
vidi, vici, do të thoshin latinët e moçëm. Edhe Erdogani, miku dhe vëllai i
shpallur i kryeministrit tonë, erdhi, pa dhe shkoi!
Ç’është e
vërteta, na la prapa një shije jo
I
rrethuar me aq ngrohtësi dhe gjithë ata njerëz që po e prisnin e përshëndetnin
me flamuj e duartrokitje në qytetin ku, e tha edhe vetë, kryeministri turk po
ndjehet si në shtëpi të vet, mund të ketë marrë mesazhin e gabuar. Kryeministri
të cilit nganjëherë i rrëshqet edhe ndonjë neootomanizëm, mund të ketë pasur
edhe suflerë të këqij. Nga ata që nuk përtojnë që padronëve të vet gjithmonë t’ua
thonë atë që e dinë mirë atyre u pëlqen t’ua dëgjojë veshi.
Dhe
gabimisht mund t’i kenë pëshpëritur në vesh se ata që po i duartrokisnin atje
poshtë, duan të dëgjojnë mu atë që ua tha. Se Kosova është Turqi. Se ata që po
skuqnin shuplakat me duartrokitje, tash e 100 vjet nuk duan tjetër veç Babën. E
duan Babën mbret. Si dikur që lloji i tyre gërvalleshin pas gërmadhave të krijesës
që pas pesë shekujsh bashkëjetese me të nënshtruarit e vet, po rikthehej përtej
Bosforit, duke lënë shqiptarët, vëllezërit e sotëm të vendit trashëgimtar, në kasaphanën
ballkanike të radhës.
Në pozitë
që nuk jepte as shpresë se nga shqiptarët do të mbetej gjë. Përveç, ndoshta,
ndonjë gjurme si specie që do të shërbente për studime të një populli me fatin
e popujve të shumtë që, jo një herë në histori mund të kenë bërë gabimin fatal
dhe të jenë zhdukur. Shqiptarët, megjithatë, çuditërisht mbeten.
As kur po
i shihej fundi i qartë, edhe pse mund të ishte edhe në interesin e saj, e sëmura
e Bosforit nuk deshi as të dëgjojë këshillat e Austro-Hungarisë që nga katër
vilajetet shqiptare me mbi 98 mijë kilometra katrorë të lejojë formimin e një vilajeti
të vetëm, me një lloj autonomie siç iu ishte lejuar popujve tjerë, serbëve,
grekëve, bullgarëve, malazezëve. Ashtu që edhe shqiptarët të prisnin më të përgatitur
shthurjen e krizës së përgjakshme.
Por, jo. Përkundrazi,
veç vëllezërve që i zbuluan tash së voni, nuk u lejohej asgjë që mund të bënte
me identitetin nacional. Shkolla, alfabeti, kisha etj. u lejohej grekëve, serbëve,
bullgarëve por çuditërisht u ndalohej shqiptarëve që, ç’është e vërteta , kishin
shkuar tepër larg në “bashkëjetesë” me pushtuesit të cilët sot gabimisht mund të
identifikohen me Turqinë e kryeministrit Erdogan.
Me gjithë
asociacionet që mund të zgjojnë metaforat si kjo e fundit e kryeministrit
Erdogan, Turqia e sotme në kontekstin kohor është krejtësisht e ndryshme. Jo
vetëm Kosova e shqiptarët por edhe rajoni ka nevojë për forcë balancuese mes
tri qendrave me influencë në popujt e rajonit. Moskës prapa ortodoksëve,
Vatikanit dhe vendeve tjera me ndikim prapa katolikëve dhe, siç po duket,
Ankarasë prapa popullatës islame në këtë rajon.
Edhe
atyre që mund ta kenë marrë siç mund ta kenë kuptuar vetë thënien se Kosova është
Turqi, mbase u kujtohet se kur më 1997 ushtarët grekë me një këmbë ishin futur
në Shqipëri, Turqia ishte ajo që e kërcënoi me luftë të hapur.
Erdogan
ishte këtu, pa dhe shkoi. Paramendojeni, si do të pranohej sikur, për shembull,
Merkel, Hillary apo dikush tjetër të kishte thënë në mes të Prishtinës të njëjtën:
Se Kosova është Gjermani, Amerikë, etj. Kujt do t’i pengonte.
Edhe dje,
të nesërmen e largimit të kryeministrit Erdogan dhe suitës së 600 zyrtarëve që e
shoqëronin, nuk ka ndryshuar gjë. Kosova edhe dje, siç ishte edhe pardje e
gjithmonë, mbeti Kosovë. Me të gjitha hallet e interesat veta. Deri te
interesat meskine të kryeministrit tonë për të fituar sërish Prizrenin.
As Turqia
s’u bë Kosovë e as Kosova s’u bë Turqi.
Kosova me
një minoritet turk të diskriminuar pozitivisht, me shkolla e institucione të tjera,
edhe pse proporcionalisht shumë më të vogël se gjashtë milionë shqiptarët në Turqinë
e Erdoganit. Ata, arnautët, që për shkolla e të drejta tjera nacionale as që mund
të mendojnë.