| E enjte, 24.10.2013, 07:26 PM |
AGIM GASHI
DERËS SIME VENI
FERRA
Kot ven kurora
lulesh në derën time
Mu ka mbyll ajo
ka shekuj
Bashkë me derën
është mbyll edhe zemra ime
Malli më i rëndë
se plumbi
Kërkova pak
dashuri gruaje
Më përbuzën
Kërkova pak
dashuri atdheu
Më ndoqen
Kërkova pak
dashuri shtëpie
Derën ma mbyllën
Qyrravem
shkurrave të huja
Një fjalë të
mirë askush sma flet
Mbetëm vetëm
miku im
Si është keq e
më keq
Ti me një pjesë
në trupin tim
E trupin në varr
Unë me një pjesë
të varrosur
I vdekur ndër të
gjallë
Pasha besen
spaska më zi
Herë ham e herë
durojmë
Bukën that se
kemi
Me lot mëngjes
drekë e darkë
Flasim unë e ti
Ti me mua e unë
me hijën tënde
Grindemi rrallë
për asgjë
Kthehemi e
kërkojmë falje
Përqafohemi fort
Pjesa ytë në
trupin tim rron
Një shtrat na
duhet por se kemi
Tridhjetherë na
del gjumi
E natën tmerr e
kemi
Sdi në cilën
botë jemi
Le ta haj kfsha
e zezë
Or vlla kur
jetën tmerr e ke
Të harroi gjaku
yt
Për një pendel
n´fluturim
Dhe pendla është
e jona thanë
Për atë pendel
ti sguxon as buk të ngihesh
Sguxon as të
dashurosh
As grua pranë me
tu afrue nuk bën
Ti duhet të
veprosh si të themi ne
Përndryshe
denimin e ke
Të rëndë sa
pesha e maleve
Më helmues se
helmi i kobrës
Më të idhët se
pelimi
Më të zezë se
katrani
Ferrin për së
gjalli do ta kesh
II
Pasha besën sot
e pash jetën si duhet
Kjo botë me
sherre të mëdhaja kenka
Njerzia ka
ndryshuar fort
Shumë u bënë
mjeshtër të dhunës
Disa mjeshter
mashtrimi
Disa tjerë
mjeshter plaçke
Mjeshtër hajnie
e korrupcioni
Mjeshtri të
tilla kurr sia kam dëshirue
Kësaj toke të
Dardanisë
Që kurr su ndal
së rënkuari
Mu si unë që
rënkoj vetë i dytë
Prap po më dalin
në pritë
Ndaj asaj që po
ndodh
Çdo fjalë është
e kotë
Lus Zotin e Madh
Askund mos të
ketë morbiditet
Po a ngrihet
dorë në njerz të sëmurë
Në njerz pleq e
sakat
Në gra shtatzëna
e fëmijë
Këtë mund ta
bëjnë
Vetëm kriminelët
e friksuar
Ku është
ndërgjegja njerzore
Sot në atdheun e
shqipeve
I duartrokitet
edhe krimit
U ndala pranë
një kontenjeri mbeturinash
Plehu
kundërmonte e frymën ta zinte
U kollita e u
teshtiva fort
Nga zhurma e
krijuar
Një qen e një
macë të fshehur pas kontenjerit
Ua dhanë këmbëve
Si të ishin para
pushkëve të gjahtarëve
Luftën sdo të
thotë se e fiton ai që e nis i pari
Por ai që beson
në arsye
Në dashuri
Në vajin e
fëmijëve...
Nuk dua të bëhem
emocional
Për një gjë jam
bindur që moti
Të mirën askush
nuk mund ta shuaj
E ajo gjendet në
anën time
Edhe gjërat e
liga duhet shënuar
Krimi askujt
nder si bën
Dhimbje e
dhimbje kam në shpirtin tim
Në shtëpinë time
pa portë e dritare
Veni kurora
ferrash
Ka fillur edhe
arsyeja të ndryshket
Ka nis të pikoj
gjak
Kah i bie Kosova
oreeeeeeeeee
22.10.2013
Dyren A.G.