| E marte, 22.10.2013, 07:22 PM |
QENAN MEMEDI
Atdhe, bukuri
përrallore
Dua të prek
bukuritë përrallore që ke,
Të sodis malet,
fushat, në mendimet e natës së vonë.
Ty dhe Zoti të
bekoi, atdhe, mall im ,
Zemra kur
s`pushoi së vuajturi
Për Ty,
Shqipëri, nënëloke plot magji...
Me flladin
vjeshtor të percjellë dashurinë,
Më e kthjelltë
se ujrat e oqeanit të qetë.
Aty, mes
mendimesh trazuar më kaltërsinë,
Në ujërat e tua
fundosem më lehtë.
Mes germa
fjalësh pikturoj ,fjalën Atdhe
Ankth malli
nëpër vargje lexoj,
Fshehur mes
kujtimesh të pajetuara,
Në shtratin e
ëndërrave të tua ëndërroj.
Ah, dëgjojë
zërin e zemrës sime,
Që dashurinë
tënde e thërret si i marrë.
Je shumë afër
edhepse larg,
Betohem se do
vij, nuk dua të të humbas!
Vuaj
Vuaj për Ty
Atdhe
Zemra më bëhet
copë copë
Ehhhhhhhhhhh, sa
shumë mall e kujtime
Sa shumë kam për
të të thënë
Dhe atëherë do
më falësh toka ime e shtrenjtë…
Vargun që
shkruaj për Ty
Dikur isha hije,
isha vetë atje
Çdo fjalë që për
Ty e shqiptoja
Ulkonjat nuk më
linin të qetë…
Shkruajta për Ty
Edhe nga grilet
Ku dielli shumë
pak ndriçonte
Por malli për Ty
Atdhe
Jetë më jipte,
ngrohtësi më sillte…
Sot shkruaj për
Ty
Nga një vend i
largët
Lotët më
përcjellin pa nda
Edhe fjalët që
shkruaj
Marrin ngjyrë
kuq e zi
Si ti Atdhe , si
Ti, Shqipëri…
SHKUPI IM
Mora lapsin me
shkrue vargje
Në megrim jamë
përmallue,
Atij qyteti të
lashtë ILIR
Shkupin tim me e
kujtue.
Kur një kohë
isha i ri
Shtati im rritë
lëshonte,
Shkupin n´dorë
komunistët
Rriten n´burg mu
ma ndalonte.
Qysh atëherë
edhe sot
Çizmja sllave
prap sundon,
Na e muren plang
e voter
Çdo gjë shqipe e
ndalon.
Na e moren
kulturen tonë
Lekën e Madh e
kan zaptu,
Ja kan msye edhe
Nanë Terezes
Me do rrena me e
poshtru.
Dikur shkupi ynë
i dashur
Ishte krenari
atdheu,
Këtu vinte Leka
i Madh
Vinte edhe
Skënderbeu.
Me
njëmijëenëtqindedymdhjetë
Kur luftohej për
një jetë,
Baca Isë e Bacë
Hasani
Shpallën Shkupin
kryeqytet.
Dhe mbi njat Urë
të Gurit
Ku Vardari
valëronte,
Komandant Isë
Boletin
Me ushtri fitues
marshonte.
Sot kur unë
kaloj n´Urë t´Gurit
M´sillent n´mend
historia,
Aty kaluen mbret
e krali
O sa e madhe
ishte Shqipnija.
Dikur n´shkup
ishte plisbardhi
Me tirq veshë e
xhamadana,
Trima t´fort si
t´bimë prej dheut
Ma bujar ma nuk
ban nana.
Në shej kujtimi
e nderimi
Fushë më fushë e
breg më breg,
Për nder të
trimit Hasan Prishtines
E emruen fshatin
Hasan Beg.
Sot ku jam ne
gurbet
Mka marr malli
Shkupin me pa,
Ma të mirë e
mikpritës,
Se sa Shkupin
bota ska.
Tokë etnike
Jam futur në
prizmin e jetës
mundohem të dal
por kot
nga çdo anë të
pret një teh
është i rëndë si
edhe ti o jetë...
Të vështroj moj
tokë etnike
shumë vuajtje e
maltretime
athua një ditë
do të qetësohesh
se je shtet do
të krenohesh.
Shumë kreshnik
për ty luftuan
krenarinë ata ta
shtuan
sot nuk di pse
përqarje
pozitë a opozitë
nuk ka rëndësi fare.
Se Evropa na
vështron
dhe me plane na
helmon
ndaj kujdes ju
shqipe mali
strategji dhe
punë shikoni
kombin tonë ta
forconi...
Dallëndyshet
janë n`fluturim
dhe çdo kund
lëshojnë kushtrim
ka ardh dita për
bashkim
jo përqarje dhe
mallkim...
Ta largojmë këtë
lakmi
se do
t`shndërrohet në epidemi
Tash si kurrë më
parë
na duhet maturia
o shqiptar
hapni sytë dhe
shikoni
Shqipërinë ju
nderoni
se atë e keni
bukë e jetë
më të shtrenjtin
në këtë dhe
ndaj e quajmë
mëmëdhe...
Para flamurit
kuq e zi
jemi betuar o
zotëri
ndaj këtë besë
kush e shkel
ka shkel mbi
gjak edhe nder...
ATDHEU IM
O truall ne
formë të shqiponjës
O truall
rrënjëthellë në
formën e shqiponjës!
Po rrokulliset
nëpër ritmin e vargut të kohës
e Drini i Bardhë
dhe i Zi të pret...
O truall
veshur me petkun
e kuq ndër mote
me lulekuqe të
lirisë
dhe aromë të
trimërisë...
Krenari sjell
Drini i rrëmbyeshëm
dhe çiftelia
shpërndan krenari
nuk rënkon
Kosova as Shqipëria
se plagët ja
shëron kjo rini...
Kullat e
ngritura si në mite
nuk shemben jo
janë fortesa që
i qëndruan
dallgët e kohës
i përballuan...
O truall
rrënjëthellë në
formën e zemrës!
Po rrokullisesh
nëpër vargjet e këngës
vargu dhe kënga
po të shoqërojnë
ke mall dhe lot
për gjithë dëshmorët
dhe ti o truall
LIRI kërkove
dhe mbarë botës
i tregove
se ky truall i
larë me gjak
ka dhe histori
shumë të lashtë
dhe këtu jemi
dem baba dem
për mashtrues
nuk ka vend...
Është e madhe
kjo Shqipëri
ka këtu vend për
çdo njeri
por tash duhet
të bashkohemi
rreth flamurit
të tubohemi
ka ardh koha
ndaj mendoni
këtë rast mos e
anashkaloni...
Ngritni kokën
dhe vështroni
po edhe erën
kundërmoni
është aroma e
rinisë
që bashkimin e
kan nis...
O truall
etnike
ke marrë ngjyrë
simbolike
tërë Evropa të
vështron
dhe me t`ndal nuk guxon!!!
POEZI NËNTORI
Një shenjë pres
me padurim
Kur malli
pushton shpiritn tim
Je ti Nëntori i
kuq
Nëntor i gjithë
shqiptarisë...
Plaku mjekër
bardhë
I urtë dhe bujar
Dha një porosi
Flamuri i kuq
shkabë
Të valoj në
Iliri...
Bukur e qëndisi
Marigona fisnike
Dhe dy ngjyra ja
dha
Për kombin shumë
karakteristike...
Dykrenarja në
mes
Valon për bukuri
Njëra shiqon
Kosovën
Tjetra të
bukurën Shqipëri...
Nëntorin po e
pres
Po e pres me
mall
Sepse do të
sjell Bashkimin Kombëtar.
Unë dhe koha
Mes gishtërinjve
e vura penën
Në veprim foljen
ta zgjedhoj
Veta: Unë i
rritur në mendime
Numri: I vetmuar
i heshtur pa fjalë
Mënyra: Me
urdhërin e kohës time
Koha: Dje, sot a
nesër njëmend s`di
Diateza:
Shqiponjën krahë lehtë do e nis n`fluturim
Bahkimin
Kombëtar do ta festojmë
Tek ti Vlorë si
gjithmonë.
Sonte shkruaj
për Ty Atdhe
Më ëndërro dhe
ti,
Dhe unë të
ëndërroj,
Më gjyko dhe ti,
Dhe unë të
gjykoj,
Më përqafo dhe
ti
Dhe unë të
përqafoj,
Me forcën e
shpirtit,
Me vargje të
përgëzoj.
Në emër të
dashurisë,
Shkruaj vargun
margaritar,
Në emër të
mirësisë,
Ndjenjat e mia,
detit valë,
Në emër të
shqiptarisë,
Anëmbanë kam marrë,
Të mirën
Shqipëri, të qofsha falë.
Në emër të
dashurisë,
Shkruaj sonte me
gjysmëzemër,
Në emër të
shqiptarisë,
S`do të vdes e
do të rroj,
Se rron
Shqipëria, rron djalëria,
Rron vashëria,
rron vetë dashuria.
Përmes dallgëve
tua o kaltërsi,
Rron dashuria
dhe mirësia,
Përmes bjeshkëve
tua o bardhësi,
Rron bukuria dhe
mençuria.
Me ëndrrën e
jetës,
Do t`i marr
fluturat, zogjtë, lulet,
Tokën, diellin,
bjeshkët, detin,
Do puth
shqiponjën, erën, retë,
Do të puth ty
dashuria ime,
O nënë e madhe
ILIRI.
KISHA UNË NJË
MIK TË VJETER
Unë e kisha një
mik të vjeter
I besoja sikur
askujt,
Për nji fjalë që
ia kam thënë
I ka ngritë ai
përpjet hunt.
Një ditë moti në
gurbet
Më pat ardhë e
mire e prita,
Muej te tanë
hanger e piu
Pse ma kthen me
t´keq se prita.
Disa muej si
vlla e mbajta
Asgja t´mshefun
prej ti spata,
Fjalët e fundit
që mi dergoi
Ma pren shpirtin
sikur sopata.
Heu po keq më ka
ardhë mue
Se kam prit kurr
prej ksaj bote,
Kështu thonin
edhe pleqët
Nganjiherë të
vret edhe buka jote.
Kësaj radhe vetë
jam fajtor
Do fjalë bba mi
ka lanë,
-Ruju gjithmonë
o biri im
Gjithkujt buken
mos me ja dhanë.
Ai njeri që ta
ha buken
Edhe troshat
pastaj ti shkel,
Është njeri me
zemer guri,
Është pa plang
edhe i mjerë.
Jam njeri që i
mbështetm Zotit
I besoj dhe e
adhuroj,
Unë e di se
njerzit e ndytë
Dukur Zoti do ti
denoj.
Ti o miku im i
vjeter
Fjalët e kqija
hallall sti baj,
Unë po tutna
t´vran buka ike
E unë për ty
prap do të qaj.
06.10.2013-USA