| E hene, 21.10.2013, 07:27 PM |
MESAZH NJË ISH KRYECENSORI
Poezi nga ELIDA
BUÇPAPAJ
Këtë mesazh
po ia nis
një kryecensori
që bëri karierë
brilante
si në diktaturë
dhe në
tranzicion -
njëherë si
kryebesniku
i diktatorit -
ndërsa
në tranzicion
si vëllami
me nanë
pa babë
i një
kriptohorri
këtë mesazh
po ia nis
me emër mbiemër
një
ish-kryecensori
që në tranzicion
nuk hoqi kurrë
dorë
nga zanati i
vjetër
një mi gjirizesh
ishte -
e mi gjirizesh mbetet...