| E diele, 20.10.2013, 04:53 PM |
CIKEL POETIK
Lumturi Ymeri Bersava
NDOT.JET'
NJERËZORE
*
E artë ndriti
në ninëzat e
syve
të mi, të tutë
të gjithkujt
buzëqeshja,
sovrane ndaj botës.
*
Stinët u
përkundën
Vitet u lëkundën
Farëzat u
shkundën
humbën në
krisjet e çarjet e kohës.
*
Monotoni e
grijtë. . .
Zemra kërkon
jetë
Sytë duan dritë
Limfa do rrëmujë
shpirti,
aventurë në skajet e tokës.
*
Përtej supit tim
qesh një dekolte
(çel një orkide)
Josh një
kops-zbërthyer
(tulipan-shpërthyer)
Flirt, që nuk
njeh cak
Trendy...s'ësht'
mëkat.
Dhe unë, prapa
teje
tjerr
(ç')mendimin tim
dehur tek një
shtrat
përpëlit...rënkim.
*
Ndezur bota
zjarresh
digjet prapa
krahësh
në flakë
mëkatesh...
*
Ja! Nga lot
fëmijësh
rrebeshe
qiellore
rrëgjojnë,
pastrojnë
ndotjet
njerëzore.
Pendimi ngjyros
ditët
me qiej të
blujtë
për sytë e mi
të tutë
të gjithkujt. .
.
AJO…
S’di pse dita
vuri nën hapat e
mia
atë rruginë
ku bari s’kish
mundur te mbijë…
Përpara meje
ajo…
një shapkë
mbante mbi kokë
Me dorën tjetër
gërricte kofshën
tërhiqte
bizhamen
zvarritur
përtokë…
Mes nesh
ajri ngriu
Ngjethmishjet në
lëkurë
më mpinë
Ankthe të
akullta
më goditën në
kocka…
Ndërsa ajo
asnjë cudi vari në qerpikë
Ngecur në ta
dy rezervuarë të
mjegullt
humbëtira të
hirta
të ujta, të
qelqta
të paqta…
S’ja gjej
vështrimin kërkund
vetëdijen,
askund…
Nën placentën e
tejdukëshme
kërcëlliten
ganxha të egërta
përtej bote
atje
tek një qoshe
muri
mbetur ca flokë
stërpikur me gjak…
Ajo
mbulonte
kokën me shapkë…
Më
njohu…ndopak?!
PULSI IM...
Është pulsi im
ai
anë 'arrzës'
tënde që lëviz
sa herë kapërdin
një lot,
shkaktuar meje
një fjalë,
përtypur teje...
Është pulsi im
aty
në atë butësi
qeton faqja ime
gërricmat e
mjekrës rritur
ditëve ikur
mërzitur
duke pritur...
Ai është pulsi
im
që ndjej në
përqafim
tek mat me gjak
hovet e
frymëjetës
vibrimet e
ndjenjës...
Aty, tek pulsi
im
yti është, e di!
Puliten qerpikët
e mi
ngatërrohen
lotët
me erëmim
mungese e
ndjese...
Dy buzë që dehin
ndizen a ndezin
me afsh, një
dëshirë
lëkurë e mish
një trup i
shkrirë...
Është pulsi im
ai
dhe ti, e di!
I kam
vënë...vulë
në...vjolë...
FUSTANI PREJ
AJRI
Ajo
veshi fustanin
prej ajri
mesnatës së
vonë.
Derdhej në
shtrat, purpurimë
me butësine e
një mjellme
Dy buzë
vizatonin
dekoltenë
dhe gishtat që
zgjidhnin
fjongo prej
hëne.
Valëzonte
fustani prej ajri
nën tingujt
magjikë të frymës
U drodhën yjet
tek shuheshin
në castin e natës së fundit...
***
ND'AR'JE
Ja!
Ia ngritëm murin
ndjenjës
Mëkatin lamë
jashtë
dhe veten...
Duro tani!
Ti,
që ajri i
tejngopur
t'a thërmon
mushkërinë
Unë,
që boshin e
krijuar
nga lotët e
zbrazur
m'a mbush plaga
e djega e mallit
Ja!
Jemi në majë.
Atje
ku na mori
ëndrra
dhe era
që më sjell
më ndjell
për qiell...
Në t'u prefshin
krahët që t'i dhashë
me pikën e lotit
të mbështjell
rrokullisu në
ortek trishtimi
në prehrin e
Hënës
do të bjerë...
Unë
po pres dhe pak
sa, rëra në
klepsidër
jetën të mat
dhe perëndimin
të më shpuzë
kujtimin...
Ç'lëmshe bëka
loti?!
Të tutë
i fshehe pas
shpine
i ndjej!
Të mitë
ujitin buzën e
tharë
s'të gënjej!
Prit!
Po një fjalë?!
Më uro,
të fundmin zë
në shpirt t'a
lë!
- Të dashtë
tjetërkush,
si unë!
- Dhe ty,
sa unë...!
Rëra në
klepsidër mbaroi
ramë në hone
tutje
për në skaje
shekujsh
që dashuria e
fshehtë
s'njeh...!!
MË, AS DUAR
KAM...
Për qiell të
kthjellët
u plasën
rrufetë.
Më plagosën
duart
tek mbuloja
sytë.
Kaos
brenda vetes
mllef
që derdhet
furishëm
nëpër gjak.
Trondisin
shembin
thyejnë zemrën.
Si t'i fashoj
frakturat, Njeri?!
Nuk kam më duar!
Si t'a mëkoj
me shpirt e
frymë?!
Si t'a ushqej
trurin?!
Nuk ka më ajër.
M'a ndote Njeri!
Si t'a gëlltis
mykun
në pjatën e
dhimbjes
që m'a servir?!
Si t'i largoj
hijet e fantazmave,
heshta nëpër
natë
më shpojnë
tejpërtej?!
Si t'a duroj
gozhdën e helmët
m'a ngule në
kujtesë, Njeri?!
Nuk kam më duar
t'i shkul!
Nuk kam më krahë
të fluturoj!
Më mer ti
Njeri?!
Si?!
Në këmbim të
shpretkës?!
. . . .
Gozhduar duarsh,
Sa i vërtetë
po më duket
Krishti sot!
Në këtë qiell të
kthjellët
ku lëshohen
rrufetë
e
godasin...fort!!
NËPËR SHI
Bie shi
jashtë xhamit
brenda mallit,
poshtë qiellit
larg diellit
dhe në iris,
portretin tënd
m'a shprish...
Bie shi, e
vlon në pëllëmbë
të nxehtë ende
prej shpinës
tënde,
mbi gishtërinj
puthjen m'a
shkrin...
Bie ky shi
mbi dorën time,
zgjatur drejt
teje
fshehur pas
reje,
që më grish
sërish,
e lagesh ti
prap në iris...
SI DO TË
MBIJË…?!
. . . . . . . .
Nuk po vërshojnë
më
lumenj nëpër
dej!
Cdo rrahje që
pulson,
preson plugje
që ngulen
athshëm e
ethshëm
nën brinjë,
gërmojnë
në palcë të
ashtit
trupit e
shpirtit
thellë e më
thellë
vragë edhe
vlagë…
Si do të mbijë
“Unë”
Në pranverë…?!
FRYMË…
*
Të shoh frymë
njomëzake
puhizë me aromë
gjiri
që derdhesh e
purpurt mbi ninullë!
Të shoh tek
mbjell
buzeqeshje
pranvere
me tinguj të
kaltër,
në vjershërime
e fluturime
zërash nëpër
këngë…
*
Të kam frymë, që
mekesh
nga kthinat, në
pore
mbi ankthet
mishtore!
Vibrimë
amplitudash
mërmërimë prej
avujsh,
përpëlimë prej
zjarri,
oshëtimë prej
xhani…
*
Të ndjej frymë!
Oh, sa t’i ndjej,
kërcitmat e
lëndesës
në pragun e
lotit
tek mësyn
gjoksit,
shemb plasat e
shpirtit
nga klithjet e
heshtjes…
*
Të gjej frymë,
pas vjeshtës së
zverdhët
tuneleve të
errët,
zvarritur për
mjegull
ngecur, mbetur
pezull,
nën pritje
mbi lutje
si gjethe në
keputje
për të fundmen
udhë…
…e më, s’të
ndjej…!
VËSHTRIMIT TËND…
E pashë dhimbjen
e këtij agu
meziardhur, të
përgjakur
prej natës së
pangopur
me orë të shekullta
të zhurmëta
Bymyer sytë,
skutave të mendimit…
Mendimi yt, pa
vertebra
përdridhet
kujtesës
Je me fat!
As tronditja
s’mundet t’a thyejë!
Mendimi im
krisur
prej vështrimit
tënd
qeshës,
përbuzës, përcmues
vjen si thikë…
Fshikullon
frymën
mekur, mbetur e
nderë
Balsamos jehonat
e mi(j)a
pendimesh
Dhe krahët
stalaktike të mermertë
rrëzuar, thyer
rëndimesh…
E pamundur zemra
ngjeshur mes
shkulme dallgësh
që shqyejnë dhe
brinjët
Si alabastër e
plasaritur
enigmash,
moskuptimesh
Çahet vështrimit
tënd depërtues
Diku aty,
dhimbja
pikon ne stomak
shijen e hidhur
të lotit të
kripur
Sa…?!
Si…?!
Ndjen dhe nje trup i
…fikur?!
SFIDË…
Sfidë
Kur të njoha?!
Kur të vunë
përpara meje?!
Për t’u rritur a
për të ditur
për t’luftuar a
rrëzuar
për të bërë
armiq a miq?!
Mos më
kundërshto Njeri!
Lërma shpirtin
të rrëfejë
fjalë e zjarr të
më vërshojë!
. . .
(Ç)’sfidë më
bëri koha
që u fali
flokëve
trofe të
argjendë?!
Vizoi rrudha në
lëkurë
të ecë në to
mendimi thellë?!
(Ç)’sfidë më
bëri jeta
që më dha të
voglin gisht
cirkuitëve më
vërvit
nga lindja në
vdekje
të dashurive të
mia
prej gjaku e
ëndrre?!
. . .
Nuk është sfidë,
Njeri
Kur ti can
përpara meje
i vë ballë e
gjoksin erës
e t’a di për
falemnderës!
As kur shkoj unë
para teje
bëhem shtrat e
bëhem breg
lumit tënd që
pas më ndjek
të dy bashkë
puthim një det!
Është deti i
mirësisë
mëkuar prej
gjiri Nëne
blatuar prej
gjaku Ati…
Testament prej
Tyre le:
Duaj!
E mos urre!