| E diele, 20.10.2013, 04:52 PM |
Flitet e përflitet…
Nga Blerim
Rrecaj
Jetë e mbushur me ngjarje, tregime,
dromca, ndodhi, detaje, me të mira e të këqija me përpjekje, gabime, faje…
Në në ndejë diku, për njërën nga festat
bisedojnë të afërm e familjarë, gati gjysma prej tyre mërgimtarë që kanë ardhur
për pushime në atdhe. Shkëmbim fjalësh përvojash, fjalë për valët e jetës
,kushtesh, sistemesh, pasojash, krahasimesh…Në një çast dikush thotë dhe këto
fjalë: Ne që jemi këtu kurbetçarëve po u themi se “paskeni humbur krejt” e këta
neve po na thonë ju “paskeni luajtur krejt”, kështu që rezultati po mbetet i
barabartë, pra: një me një.
Dhe derisa
flasim për shtigjet dhe pak fjalë për një(ri)kthim në mërgim: 20 vjet në
atdhe/20 vjet në megrim/3 vjet në atdhe/Dhe ri-kthim në Gjermani…
E jeta vazhdon
si për mua, si për atë, si për ty…
Me moto a pa
moto, me logo e pa logo, me shenja të kësaj shtetësie kompromisi, dhe kumbojnë
fjalët, nëpër kronika televizive, gazetave, kafeneve, portaleve… Dhe dikush
tregon se pat ofertë nga dy “Lëvizje”-t, për të marrë pjesë në zgjedhje, e kur
njërit që e kishte ftuar për t’iu bashkuar subjektit të tij se e kishin lutur
edhe pak më përpara kishte marrë përgjigjjen: Lëri ata se nuk vyejnë. Dhe pak a
shumë kjo ishte përgjigja që i ftuari kishte thenë atij që ia bëri ftesën numër
dy : Edhe pse fort mirë se çfarë të bëj nuk e di njëherë për njëherë as s’po
shkoj mbas atij e as nuk po vij me ty…Flitet e përflitet edhe për ndonjë
thirrje telefonike, për përmendjen e listës së përpiluar dhe për numrin që ta
tregon kandidati e ta kujton për të mos e harruar kur vie koha për të votuar…
Jeta ecën me
valët e saja qofshin ato të qeta, të stuhishme, të vogla a të mëdhaja…
Dhe në qytezën
tonë ndërtimet vazhdojnë e i shohin shtëpitë shumëkatëshet dhe digjen… dhe
mendojmë se me ne s’ka dhe (s’)e shohim që s’jemi kërkah… Një editorial
titullohet: “Vazhdon avaz i vjetër” dhe “Kronikë e një mjerimi të
paralajmëruar” thotë dikush tjetër… Nëpër libra a internet hasim ndonjëherë
edhe dikë që flet për indiferencën, për të papërfillurit, për të harruarrit,
për të drejtët e të padrejtët e për të vonuarit.
Flasim e
përflasim për Majlindën kampione bote dhe Kadarenë fituesin e çmimit ndërkomëtar
“Ali Podrimja” dhe komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit dhe për statuset nëpër
facebook, për punën, mospunën, kurset, shkollën, konkurset…
Për emërimin e
Shkëlzen Maliqit si këshilltar i kryeministrit (në ardhje që diku po e quajnë
të zgjedhur) të Shqipërisë. Ah, dy shtete, të dyjat me probleme të mëdha e që
të dyjat, të paktën njëra prej tyre ta kishte shenjën plus sa për ta bërë
tërheqjen e të mos mbetemi kështu për shumë kohë në pusin e tranzicionit thotë
dikush. Shembuj të mirë të dëgjojmë sa më shumë e të tillë të japim e mos ta
ndalim vrapin…
Flasim e
përflasim për shumë gjëra e për shumë tema, flasim e përflasim sa për të na u
kujtuar një lojë fëmijërore (në variant paksa më të zbutur, zëvendësim i një
fjale që shmang banalizmin por lë vrazhdësinë dhe ‘origjinalitetin’ në frazën e
dytë…) që si çaste kujtimesh të turbullta na vërtiten nëpër kokë: “Kush e le
lojën ja çkyftë qeni gojën”dhe “Kush foltë e përfoltë ja hangërt qeni te tana
zorrt’”…
Shkoi kohë e
pushimeve vjen kohë e trazimeve, na erdhi shtatori dhe lutemi e urojmë as lumi
as djalli mos të na marrin…
Paksa kacafytem
dhe me egoizmin tim dhe ja kështu m’u mbushet mendja dhe po e dërgoj këtë
shkrim që thura, paj për publik(im)..