| E shtune, 19.10.2013, 04:59 PM |
FLAKË E KUQE U DHEZ GJAKOVA
–Kushtuar
aksionit të parë me armë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Aksionit të
Gjakovës –
Teksti: Zeqir
Lushaj
Kendojnë:
Ibrahim Muça e Islam Mustafa
Porta e Lartë me
n’krye Sulltanin,
Mehmet Pashës ja
dhan’ fermanin,
Grada e parë sa
t’mujsh me çue,
Veç shqiptarët
Ti me na i’shtrue!
Flakë e kuqe u
dhez Gjakova,
Për dritarje
zgjatet kova,
– Aman bre,
trima shqiptarë,
Një kovë uji me
e ndrrrue me ar.
Col Delia i
Geg-hysenit,
Pushkë e parë e
Lidhjes Prizrenit,
Mbi krahë
t’shokve, mbi havli,
Për dritarje
mbrenda ka hi,
Tuj vikat tuj
kendue si n’dasëm,
N’i vend t’keq e
ka gjetë Pashën,
Ballëpërballë
marshallit t’mbretit,
Col Delia i
Geg-hysenit,
Tash sa vjet
more osmanli,
Vorre krajlash
jena ngi,
Plavë–Gucia janë
shqiptare,
Nuk i lshojmë
për pa dalë fare.
Mos ban nder me
tokë të huej
Ç’ka u pat gjetë
tri herë në Krujë?
Mos harro pse u
bane shume vjet,
Skënderbeu asht
gjallë apet.
Kush t‘na
ngucin, kush t’na prekin,
Kush mbas
krahëve n’besë t’na presin,
Amanet, t’parët
na e kan lanë:
Zjëm me e djegë,
barut me i dhanë.
./.
-Nga libri
“Fjala mbi tel…”, fq. 59-
(E shkruar ne
Tiranë në vitin 1987)