| E premte, 18.10.2013, 08:03 PM |
Agim Rushiti dhe Fjalori terminologjik i matematikës
Nga Baki Ymeri
Agim Rushiti u
lind më 11 qershor të vitit 1964 në
Kumanovë, ku edhe jeton. Shkollën fillore dhe të mesme (gjimnazin) e kreu në
vendlindje. Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtimi i matematikës,
e kreu në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1989. Ndoqi studimet
pasdiplomike, në sferën e algjebrës, pranë FSHMN të Universitetit të Prishtinë.
Studimet pasdiplomike për magjistraturë i kreu në Fakultetin e Shkencave
Matematiko-Natyrore, programi studimor
Matematikë, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Në vitin 2009, në
Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, mbrojti disertacionin e
doktoraturës me titull “Modelet matematike për nxënien e kompetencave
matematikore”. Në periudhën 1988-1991, punoi si profesor i matematikës në
Gjimnazin “Zejnel Hajdini” në Gjilan, kurse në vitet 1991-2002 punoi në
Gjimnazin “Goce Delçev” në Kumanovë, ku në vitin 2002 kreu edhe detyrën
n/drejtor i gjimnazit. Që nga tetori i vitit 2002, punoi si Këshilltar
pedagogjik republikan për lëndën e matematikës, e nga viti 2003 edhe si
Këshilltar i pavarur pedagogjik republikan për lëndën e matematikës pranë Byros
për Zhvillimin e Arsimit. Në maj të vitit 2003 u emërua edhe Këshilltar i
Ministrit për arsim dhe shkencë, nga qershori i vitit 2006 kryen detyrën e Përgjegjësit
të Sektorit për arsim parashkollor dhe fillor.
Nga viti 2008
kryen detyrën e Përgjegjësit të Sektorit për përkrahje të ministrit për arsim
dhe shkencë, kurse nga viti 2009 është emëruar Përgjegjës i Sektorit për arsim
të lartë në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë të Republikës së Maqedonisë. Në
vitet 1995-2004 u angazhua edhe pranë FSHK të Universitetit të Tetovës, si
asistent i lëndës Matematika III dhe IV, si dhe ligjerues i lëndës Matematika
elementare,që të kaloj pastaj me angazhim në Fakultetin Pedagogjik në Shkup,
për lëndën Matematika 1 dhe 2, e më vonë edhe për lëndën Metodika e mësimit të
matematikës. Nga viti 2008 është i angazhuar si ligjerues i lëndës Matematika
për biznes 1 dhe 2, në FAB në Kumanovë, e nga viti 2011 edhe ligjerues i lëndëve
Algjebra lineare, Analiza 1 dhe 2, Bashkësitë dhe logjika, Probabiliteti dhe
statistika, pranë FSHMN, në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Aty
gjendet edhe sot.
Agimi punon për
shumë çështje dhe probleme të lidhura me mësimdhënien dhe arsimin në
përgjithësi. Botoi punime shkencore, recensione, qasje redaksionale, kritika,
hulumtime, reportazhe, shënime etj., që trajtojnë çështje arsimore,kulturore,
politike etj. Kurorizim i punës së tij aktive, produktive dhe mjaft të kërkuar
janë edhe botimet që mbajnë (edhe) firmën e tij: 1.Botimi ”Minimatematiskopi
matematikor”, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1993; 2.Libri “Me veteranët e
arsimit shqip në Kumanovë dhe Likovë (1945-1950)”, me
bashkautor,”Interdiskont”, Shkup, 1998; 3.Libri “Me pishtarët e arsimit shqip
në Kumanovë dhe Likovë (1945-1960)”,”Grafoteks”, Kumanovë, 2000; “Arsimi i
gjimnazit në Republikën e Maqedonisë”, punim studimoro-hulumtues, me
bashkautor, ShPPP, Shkup, 2003; “Të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësit në
shkollat e mesme”, me bashkautor, SHA“Kiro Dandarov”, Manastir, 2005;
“Parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore përmes aktiviteteve edukative dhe
ndërtimit të kapaciteteve të shkollave”, me bashkautor, IOM-Misioni në Shkup,
Shkup, 2006; Përgatiti për botim dhe publikoi “Mësimet e para të gjeometrisë
elementare për shkollat filltare -Kristo Dako”, (Shtypshkronja “Tregëtare
Ndërkombëtare”, Manastir,1912), “Çabej”, Tetovë, 2005.
Ishte anëtar i
Grupit punues për hartimin e "Konceptit për maturë dhe për provim
përfundimtar në arsimin e mesëm publik në Republikën e Maqedonisë"; anëtar
i Këshillit të ekspertëve të maturës shtetërore; anëtar i Grupit nacional të
ekspertëve për përpilimin e"Programës nacionale për zhvillimin e arsimit
në Republikën e Maqedonisë, 2005-2015" (miratuar nga Parlamenti i RM,
2006); anëtar i Grupit profesionist punues për hartimin e “Metodologjisë për
vlerësimin e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm” (2005); anëtar
i Grupit punues për hartimin e “Koncepcionit për tekste shkollore të arsimit
fillor dhe të mesëm” (2006); kryetar i Bordit drejtues të Projektit “Aktivitete
ekstrakurrikulare për shkolla me nxënës etnikisht të përzier”(2004-2006);
anëtar i Grupit të ekspertëve për realizimin e Projektit “Matematika në arsimin
e mesëm në nivel ndërkombëtar” (2003); anëtar i Këshillit organizativ të
Tubimit Ndërkombëtar Shkencor për shënimin e 600-vjetorit të lindjes së GJ.K.
Skenderbeut (në organizim të ASHAM, MASH, IHN, 2005); anëtar i Këshillit
shtetëror të ekspertëve për maturën shtetërore dhe anëtar i Këshillit drejtues
të Qendrës për Arsim të Mesëm Profesional (2008-12). Aktualisht, Doc.dr. Agim
Rushiti është profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, profesor në
Universitetin ,,Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup dhe drejtor i arsimit të
lartë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkences në Republikën e Maqedonisë. Për
punën e tij shumëvjeçare është nderuar me shumë mirënjohje dhe shpërblime, ndër
të cilat edhe me Dekoratën më të lartë që e ndan Komuna e Kumanovës,
"Çmimi i Nëntorit", në vitin 2005, për kontributin e dhënë në sferën
edukativo-arsimore, shkencore e publicistike dhe Dekoratën shtetërore, Çmimi
“Sh.Klimenti i Ohrit”, në vitin 2008, si çmim më i lartë shtetëror në Maqedoni
për realizimet e suksesshme shumëvjeçare në sferën e arsimit dhe edukimit.
BOX
Sipas Akademikut
Aleko Minga, "Fjalori terminologjik i matematikës" i Agim Rushitit
është një vepër që mbush një zbrazëti në literaturën matematike në gjuhën
shqipe. Nevoja për një fjalor të tillë ishte bërë prejkohësh e mprehtë, sepse
një libër i tillë reference u duhej një mase të madhe njerëzish, por në mënyrë
të veçantë nxënësve dhe studentëve. Në hartimin e një fjalori si ky, duhen
përballuar disa probleme jo të lehta për t'u zgjidhur. Së pari, përcaktimi i fjalësit duke pasur parasysh destinacionine
fjalorit. Përzgjedhja, veçanarisht në fushën e matematikës, e cila në kohën
tonë po përjeton një zhvillim të vrullshëm dhe depërtim gjithnjë e më të
shtrirë të metodave të saj në shumësektorë të veprimtarisë njerëzore, kërkonnjë
qëmtim shumë të kujdesshëm në një mori konceptesh dhe termash. Dukeqenë fjalor
shpjegues i termave, vështirësia kryesore qëndron për shkak të vëllimit të
kufizuar, në gjetjen e formulimeve njëherësh të sakta dhe lakonike, por të
shprehura me një gjuhë të qartë, tërroksh me pavështirësi prej lexuesit.
Njëvështirësi specifike për një autor shqiptar, i cili merr përsipër barrën e
rëndë për të çelur i pari një shteg të parrahur, është fakt se, për fat të keq,
nuk kemi një terminologji të njësuar, standarde, njëlloj të përdorshme në të
gjitha trevat ku flitet gjuha shqipe.
Për shkak të
rrethanave historike, krijimi i termave shqipe dhe pasurimi dora dorës i
terminologjisë së matematikës, për një kohëtë gjatë, kandjekur një rrjedhë të
vetën në territorin e Shqipërisë, kurse zhvillimi në trevat shqiptare (në
Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi) ka pasur edhe ai nuancimet e veta, ndonëse
jo të theksuara. Kontaktet shumë më të dendura në dhjetëvjeçarët e fundit,
njohje me tekstet matematike shkollore dhe universitare në përdorim në të dy
anët e kufirit, kanë bërë punën e tyre edhe për t'i mënjanuar e zbatuar
ndryshimet, por sidomos për të ndërgjegjësuar opinionin intelektual
mbarëshoqëror për domosdoshmërinë e një orvatjeje të organizuar shkencërisht të
bazuar për njësimin e terminologjisë. I theksova paraprakisht këto, për të
treguar se autorit të Fjaloritterminologjik të matematikës i është dashur jo
vetëm guxim por edhe përpjekje e jashtëzakonshme për të çuar synimin ambicioz
drejt një sendërtimi dinjitoz si ky që tanimë e kemi në dorë.