Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Azizi: Shqiptarët nuk guxojnë të flasin shqip!

| E marte, 15.10.2013, 07:13 PM |


Shqiptarët e Sanxhakut  që nuk guxojnë të flasin shqip!

Nga Ismet Azizi

Historia e shqiptarëve është një histori e ndarë mes visesh të ndryshme të Ballkanit dhe jo vetëm…herë e njohur, por edhe e panjohur, e dukshme, por edhe e padukshme.

Shqiptaret i gjen sot kudo në të gjithë rajonin. Siç janë edhe shqiptarët që jetojnë në zonën e Sanxhakut në Serbi dhe Mal të Zi. Për ta, është folur pak, transmeton  Top Chanel .

Dikur, Sanxhaku ka qenë pjesë e vilajetit te Kosovës, që së bashku me vilajetin e Janinës, Manastirit dhe Shkodrës përbënin Shqipërinë e viteve të lidhjes së Prizerenit në 1878-n.[nbsp]

Në 1912, kjo zonë u pushtua përfundimisht nga Serbia dhe Mali i Zi. Shqiptarët nëndhunën dhe masakrat e vazhdueshme u detyruan të shpërngulën në masë, duke u vendosur në Turqi, por edhe Siri e Jordani.[nbsp]

Të tjerët të mbetur tashmë nga shumicë e pakicë iu nënshtruan një procesi përzierje asimiluese me boshnjaket, me të cilet i bashkonte në këtë zone feja, por jo gjuha sllave që megjithatë mbeti alternativa e vetme në kushtet e presionit dhe mungesës së shkollave shqipe.

E megjithatë, në zonën e ndarë mes Serbisë e Malit të Zi, shqiptaret nuk janë shuar, vazhdojnë të jenë aty.[nbsp]

Ata janë sërisht aty, të deklaruar nën detyrim si boshnjakë... Rrugëtimi ynë ndalet në Sanxhakun e Pazarit të ri apo siç quhet ndryshe, Novi Pazarit që sot ndodhet brenda kufirit serb. Një rrugëtim që na duhet ta ndërmarrim me një makinë me targa Serbie e me një kamera gjysëm-amatore.

Shqiptaret kanë zgjedhur të jetojnë në zona të thella për të mos humbur identitetin e tyre. Të grupuar në disa fshatra ata e kane shfrytëzuar këtë mundësi për të mos iu nënshtruar procesit të asimilimit.

Fshati Uglla ( nga rrjedh bokseri kampion  bote 
Marko Huk - Muhamer Ukiq, I. A), pjesë e rajonit të Peshterit, i fshehur pas kthesash të ngatërruara, rreth 1 orë nga Pazari i Ri apo Novi Pazar, siç i thonë serbët është stacioni i parë.

Jane mikëprites, duket se mezi e kishin pritur një vizitë të tillë. Me shqipen që sado arkaike, nuk ka humbur mes këtyre mureve.

« Të parët tanë nuk kanë ditur si të flasin serbisht. Të kishim shkollën do të ishim edhe ne kështu, por ne s’kemi shkollë shqip, vetëm sërisht », thotë Sali Bajri.

Latif Huka, një tjetër banor « boshnjak » i Novi Pazarit, thotë : «Zorr është me ruajtur gjuhën, se nuk e kemi shkollën , nuk na lejne ata neve. Zorr, zorr. Kush martohet me boshnjake e nuk din gruaja gjuhën, fëmija nuk mund me e dit ».

Në familje të tilla të lidhura fort pas tradites, gjuha është kaluar brez pas brezi, deri tek më të vegjlit.

Jo gjithkund është njesoj. Tek të rinjtë, siç tregojnë të moshuarit, gjërat kanë nisur të zbehen.
« Krejt ishalla kam qenë prej vetes , e deri sa të vdes , sa për mua sa për vllazën ne jemi shqiptar », thotë Abaz Huka.

Një tjetër banor i këtij fshati, Arif Mujezinoviç shprehet : «Këtu shqipe, veç kur mblidhemi ne pleqt që jemi disa vetë flasim shqip, se këto të rinjtë kërrkush . Nuk e dijnë se kanë shkuar në shkollë sërbçe ».

Të jesh shqiptar këtu nuk është e thjeshtë... Perkundrazi, ketu shqiptaret jane komuniteti që gezon me pak te drejta, me pak mundesi. Per me teper, keto te drejta nuk mund t’i kerkojne ose me mire nuk kane ku t’i kerkojne.

Ne Boroshticë, nje fshat tjeter jo larg, banoret te tregojne jo pa drojtje mbi presionin shteteror qe behet vazhdimisht mbi keto zona…

« Qe tash, edhe shqiptari s’guxon as me hy këtu. Duhet me u lajmeru menjehere kur hyn ketu. Pse? Çka don? Çfare pune ke? Çfare ke? », tregon një banor. « Po shkon të merr atje shkon ne stacion (policor) me vete, çka qysh, ja ashtu. Të pyesin pse ke fol, çka ke fol… ».

Ketu gjen mjaft mbiemra të njohur te zonës se Shkodres si Shkreli, Dukagjini, Shala, Gucia, Plava etj... Nje pjese jane detyruar t’i ndryshojne, duke u shtuar prapashtesa sllave, si e vetmja menyre për të mos patur probleme me autoritetet vendase.

« E si mundet me qene mire kur ta merr dikush gjuhen e s’te len me fol shqip. Baba dhe nana me kane vdek , e dua Shqiperine barabar me nenen dhe me baben », thotë një shqiptar i Sanxhakut.

Ne fshatra të tjerë situata eshte me veshtirë sepse asimilimi ka qenë thuajse terësor, ka ende shumë shqiptarë po që për fat të keq nuk flasin me gjuhën e tyre.
Në vandbanimin Arapoviq presin mbi 20 burra të fshatit, të gjithë shqiptar, por askush nuk mundet të flase shqip. Ndaj edhe thërrasin një tjetër me të moshuar.

« Une thashe më pare, më shumë ka boshnjake. Nuk kemi shkollëshqip, po martohena me bosnjake e qashtu, femijet pas nonave po e humbim gjuhen », thotë i moshuari.

Gjithçka duket si nje fotografi që tregon fatin e shqiptarëve e që mund ta prekësh ne shumë zona të Ballkanit, por edhe me gjere... Kanë mbetur te tille vetem ne rrënjë, sepse në të sotmen vështire kanë ruajtur diçka nga e shkuara e tyre.

Në këto zona, shqiptaret janë detyruar të deklarohen boshnjake, siç e pranojnë edhe banorët e një tjetër fshati
Bashicë fëmijët e të cilëve  kur hyjnë në klasë parë fillojnë të mësojn boshnjakisht.



“Po, po më parë kemi fol në këtu krejt shqip, na kanë thirrë shqiptar. Tash na thonë bosanec. Tash jemi shkru boshnjak”, thonë në Baçicë.

Edhe pse shumë kujtojnë mbrojtjen që patriotët Haqif Blyta e Shaban Polluzha i bënë qytetit nga çetniket në qytetin e Pazarit te Ri, andej nga viti 1941 shqiptarët janë asimiluar në masë.....

“Asimilimi ka bërë të veten, kemi patur shumë presion, e kemi humbur gjuhën, s’kemi patur asnjë mundesi”, shprehet me këqardhje një banor i zonës.

Edhe vete myftiu i Komunitetit Mysliman ne Serbi, i njohur si nje mbështetës i fortë i të drejtave të boshnjakëve, përfaqësues dhe kryesues i një sërë shoqatash dhe grupimesh kulturore boshnjake... në fakt, siç edhe ai vete pohon vjen nga rrënjë shqiptare.

“Fakt është se edhe nëna ime vjen nga Shkreli, e ka prejardhje nga veriu i Shqipërisë, sikur edhe fisi i babës është diku nga Gusinja, ndaj nuk e shmang e nuk e përjashtoj dot që të ketë prejardhje shqiptare. Bosnjakët nuk kanë dashur të asimilojnë kërrkënd dhe nëse kjo ka ndodhur, është bërë prej presionit të tjetërkujt”, thotë Muamer Zukurliq, kryemyftiu i Bashkësise Islame në Serbi.

Ka shumë të tjerë në qytet, qe druhen të pohojne apo e kane humbur identitetin e tyre... presioni i madh e i vazhdueshem nga brezi në brez ka bëreë që tek një pjesë e madhe të fshihet vetëdija kombëtare, deri tek shumë qytetarë të sotëm që janë shkeputur nga rrënjet e tyre.[nbsp]

E keshtu ka ndodhur edhe në shumë e shume fshatra të tjere të Sanxhakut të Serbisë dhe Malit të Zi, ku jetojnë sot shqiptarët.

Dhjetra shqiponja fluturojnë në kuotë të ulët mbi këto fshatra. Shqiponja kufitare i quajnë banorët e zonës, sepse dikur këtu ka qenë kufiri.[nbsp]