| E hene, 14.10.2013, 07:33 PM |
GAZETAT DHE REVISTAT NË
PERANDORINË OSMANE BOTUAR NE SHKUP DHE MANASTIR
Nga Prof. Dr.
Avzi Mustafa
Para disa javësh
kolegia ime prof. dr. Sevim Alil nga Biblioteka kombëtare Turke më kish dërguar
një katalog përmbledhës i shtypit periodik
përgatitur nga Hasan Duman. Para shumë vitesh kisha lexuar një informatë
mbi këtë katalog nga historiani shqiptar prof. Gazmend Shpuza. Nga ky katalog
mjaft interesant marrim shumë të dhëna mbi shtypin periodik gjatë Perandorisë
Osmane. Interesimi im ishte që unë nga ky katalog të veçoj gazetat dhe revistat
që ishin botuar në dy qendrat e rëndësishme shqiptare në Shkup dhe në Manastir
.
Të gjitha
botimet të evidentuara në katalogun e kësaj përmbledhje nga vetë titujt e
gazetave dhe revistave mund të kuptojmë se janë shumë me rëndësi për të marrë
informacione të ndryshme edhe nga viset
e ndryshme qe ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane.
Arkivat osmane
ende mbajnë mijëra dokumente të pastudiuara në lidhje me Perandorinë Osmane.
Kohëve të fundit Arkivi i Stambollit si dhe bibliotekat u nënshtrohen procesit të katalogimit. Këtë punë shumë të
vështirë dhe delikate nuk duhet që ta bëjë vetëm shteti Turk, por edhe historianët dhe studiuesit e të gjithë
shteteve që ishin nën Perandorinë Osmane,
se vetëm në këtë në mënyrë
do të zbardhen shumë pikëpyetje të
historisë së asaj periudhe. Historianët shqiptarë individualisht kanë bërë
kërkime në arkiva të tillë, por numri i atyre është shumë i pakt, për faktin që
shumë dokumente , gazeta e revista janë në osmanishten e vjetër që vështirëson
shumë kërkimin sepse nuk ekziston kuadër i tillë që do njoh gjuhën e vjetër
turko-osmane. Arkivat e pasura të shtetit Turk ruajnë shumë të dhëna për shumë
çështje si ato historike dhe thesaret
ekonomike, socio-kulturore dhe demografike të vendeve të ndryshme
Katalogu
përmbledhës i shtypit periodik arab i bibliotekave të Stambollit që është botuar
në vitin 1406/1986 (që kap periudhën 1828-1928), shkruar me një parathënie nga
Ekmjelddin Ihsanoglu vijmë në dijeni se shtypi periodik në Perandorinë Osamane
zë fill me gazetën “Vekayi-Mirsisye “ (Lajmet e Egjiptit) e cila nisë të
botohet në dy gjuhë arabisht dhe turqisht në Kajro, që në kohën e udhëheqësit të Egjiptit me prejardhje
shqiptare Mehmet Aliut.
Nga studimet e
bëra rezulton se nga numëri prej 1804 titujsh dhe revistash , më tepër se
gjysma, 1162 tituj kanë dalë në Stamboll, ngase
331 brenda në Turqi, kurse 316 jashtë saj në 32 vende të botës.
Por sipas të
njëjtit autor thuhet se që në vitin 1831 fillon të dal gazeta e parë turke në
Stamboll me titullin “Takvim-i Vekayi”. Mirëpo, në vitin e dytë po e njëjta
gazetë del në katër gjuhë:turqisht, arabisht, armenisht dhe greqisht. Kjo
gazetë shumëgjuhësore krijon të drejtën që në Perandorinë mediumet e
shtypura të njoftojnë miletin (popullin) në sferat të ndryshme të jetës politiko-shoqërore, kulturore dhe ekonomike në Perandorinë Osmane.
Sipas Katalogut
në vilajet e banuara me popullatë shqiptare janë regjistruar 21 organe, ku
katër prej tyre turqisht dhe shqip. Prej tyre dhjetë në Manastir dhe dhjetë
në Shkup dhe një në Shkodër.
Në bazë të
dhënave se kush i udhëhiqte këto gazeta qartë mund të vërehet se shumica janë
shqiptar, por edhe gjenden edhe turq, e sidomos në këto gazeta e revista hasen
edhe shumë kontribute të gazetareve joshqiptar ose artikuj që janë marrë nga
gazetat e revistat e ndryshme. Sa për ilustrim do të japin disa gazeta dhe emra të njohur shqiptar, të cilët kanë
qenë udhëheqës gazetash e revistash ose drejtor të këtyre organeve: Mehmet
Naxhi Gjirokastra nxirrte gazeten “Saika”(Rrufeja), Dr. Ibrahim Themo në Rumani
nxjerrte gazetën “Eshëk” ( Drita), Qamil
Tepelena “Shakaxhiu, Hasan Prishtina të përditshmen “Zuhre”, pastaj “Tazminat”
(Dëmshpërblimin) - bredna dy viteve dolën 412 numra, “Dikat” nga Jusuf Ali
Albani, pastaj Riza Teofik, Syrija Vlora, Zija Mati, Arif Gjakova, Hajri Frashëri , Josif Bageri, etj.
Gjatë viteve
1911-1912 në Shkup botohej revista
pedagogjike mujore “Jeni mektep” (Shkolla e re), që ishte organ i
Këshillit Pedagogjik të shkollës Normale (pedagogjike) që funksiononte në
Shkup. Nga kjo revistë dolën 14 numra dhe udhëhiqej nga kryeredaktori Sabri Xhemaili, që njëjti ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Po
në këtë vit në Shkup doli gazeta javore
me emrin “Top”, që për nga karakteri
ishte gazetë politike dhe udhëhiqej nga Rustemi ( pa mbiemër). Gjatë jetës së
vete nga kjo gazetë javore dolën 12 numra. Nga katalogu kuptojmë se po i njëjti botues e botoi edhe gazetën
javore “Shar”,. Në Katolog është evidentuar
vetëm numri 18, që do të thotë se kanë dalë disa numra të kësaj gazete.
Gjithashtu në
Shkup është botuar edhe gazeta dy javore,
të cilën e redaktonte dhe
udhëhiqte Sali Zeki dhe mbante titullin: “Mucahede-i mille” ( Lufta
kombëtare), ndërsa prej saj janë botuar
79 numra të kësaj gazete. Kjo gazetë ka qenë gazetë e osmane e lirë dhe e pavarur
Më muajin gusht
të vitit 1911 filloi të dal një e përjavshme me titullin : Ars” (Qielli) botuar
nga Mehmet Sami,por përveç se një numri kjo gazetë nuk pati jetë të gjatë.
Prej 20. 8. 1911
në Shkup filloi të dalë edhe gazeta shqipe me titull “Shkupi” të udhëhequr nga
Jashar Erebara e më vonë edhe gazeta
“Vardar”. Në Shkup dolën edhe
gazetat “Hak” ( E drejta), që dilte tri
herë në javë, si dhe gazeta “Sada-i Mililet” (Zëri i popullit), si gazetë e
pavarur ekonomike, shoqërore e politike për myslimanët e këtyre vendeve.
Në Manastir
dilte gazeta zyrtare “Manastir” që daton shumë herët. Në këtë vilajet del edhe gazeta “Bashkim e Përparim” që për katër vjet u
botuan 317 numra. Zija Mati më 1910 botoi gazetën “Ileri” ( përparimi), ku
mendohet se kjo gazetë është po ashtu organ i shtypit të
komitetit “Bashkim Përparim”.
Në vitin 1911
del edhe gazeta e përjavshme “Korsun” ( Plumbi) , nga e cila kanë dalë tetë
numra.
Në Manastir
botohej edhe revista mujore “Jeni fikir” (Mendimi i ri), që udhëhiqej nga Ethem
Nizhad dhe A. Ferid, kjo reviste ka trajtuar probleme bujqësore. Pas tri viteve
kjo gazetë është transferohet në
Stamboll.
Në katalogun e
kësaj përmbledhje sigurisht se gjenden edhe shumë gazeta dhe revista ku kishte redaktorë e gazetarë shqiptarë, por
edhe turq.
Këtë fond nga koleksioneve të gazetave dhe revistave
duhet ta ketë se paku Biblioteka Kombëtare Shqiptare. Bazuar në titujt dhe
periodicitetin e gazetave dhe revistave që gjinden, pa dyshim këtë koleksione
qoftë edhe të fotokopjuar në bibliotekat shqiptare.
Shumica e këtyre
gazetave ende nuk janë përkthyer e studiuar, andaj u mbetet institucioneve , apo qendrave kërkimore
historike që t’i sigurojnë dhe t’i përkthejnë sa më parë për të marrë
informacione të reja ku do të plotësohet
dhe begatohet historia jonë kombëtare.