| E hene, 14.10.2013, 08:03 PM |
Albanologu Han
kishte vizituar familjen Buca
Ka ndrruar jetë Hysen Buca,
luftëtar për Shqipërinë Etnike
Nga Xhafer Leci
Në moshën 93
vjeçare iku në amshim Hysen Buca. Ai u lind më 05.05.1920, në
fshatin Shahiq të Kamenicës, dhe vdiq më 29.09.2013 në Gjilan.
Më
30.09.2013, në praninë e disa qindra pjesëmarrësve: familjarë, miq e shokë, u
varros në Gjilan Hysen Buca, luftëtari i paepur i NDSH-së, për bërjen e
Shqipërisë Etnike.
Hysen Buca afër 3 vite ka qenë
ushtar i ushtrisë gjermane. Me të kuptuar se Gjermania është duke
kapitulluar, Hyseni fill vetëm dezerton, ikë nga Podujeva këmbë deri në fshatin
e tij në Shahiq. Ikjen – udhtimin e përshkruante shumë të zorshëm, me plotë
rreziqe. Në dy raste tregonte se si kanë provuar ta ndalin përsona të panjohur
dhe të armatosur. Hyseni nuk ndalet, duke e drejtuar pushkën drejt tyre dhe
duke u thënë atyre: nuk ua kam besën të ndalëm, sepse nuk u njoh kush jeni ju,
ju shkoni rrugës tuaj e unë rrugës time dhe më në fund i lodhur e rraskapitur,
pa ngrënë bukë, arrinë shëndosh e mirë në shtëpinë e vet.
Në luftën e
Kikës
Hysen Buca me gjithë babë Shabanin dhe të vetmin vëlla Hafizin kanë qenë
pjesëmarrës në Luftën e Kikës dhe të Gjilanit më 1944.
Hyseni tregonte se një natë para se të sulmohej Gjilani, për ta çliruar qytetin
nga komunistët serbosllav, afër 1.000 burra të armatosur u mblodhëm në
fshatin Përlëpnicë të Gjilanit, duke kuvenduar se si do të sulmohët dhe
çlirohët Gjilani. Pati edhe kundërshtarë të marshimit në qytet, njëri ndër ta
edhe Mulla Idriz Gjilani, sepse mendonin se nuk do ja arrijnë qëllimit për ta
çliruar dhe qeverisur Gjilanin. Por më të zëshmit për luftë dhe hyrje me çdo
kusht në qytet ishin Muharrem Fejza dhe Sylë Zarbinca. Në fillim qyteti gadi se
i tëri u çlirua, na erdhën edhe ndihma tjera, me qindra luftëtarë vullnetarë,
të cillëve u prinin Shytë Mareci, Faik Taliri etj. Megjithatë, forcat partizane
arritën nga të gjitha anët edhe nga Maqedonia, na mundën dhe e okupuan qytetin,
ndërsa ne, shqiptarët në pamundësi për qendresë iknim kush kah mundëte. Është
thënë e shkruar se rreth 4.00 shqiptarë të pafajshëm: fëmijë, gra e pleq janë
masakruar në mënyrën më barbare nga bandat sebo-kumunisto-çetnike, të prira nga
Vllada Popoviç etj.. Ne ishim 8 antarë në familjen tonë, baba im Shabani ka
pasur 2 gra, 3 vajza dhe 2 djem, shtëpia kishte mbetur vetëm me gra, pa burra.
Në luftën e Gjilani në dhjetor 1944, vëllai im Hafizi i ri 17 vjeç, tregonte
Hyseni, merr një plagë të vogël në mollëz të faqes.
Rënia në
pritë e vëllait
Më 1945 komunistë jugosllavë dhunshëm i mobilizojnë në brigadën e III-të Shaban Bucën me dy djemë i dërgojnë në Prizren. Shabanin pas disa dite e lirojnë si të vjetër, por edhe se shtëpia kishte mbetur pa asnjë mashkull-burrë. Hyseni pas 4 muajsh ik-dezerton dhe nga Gjakova këmbë nëpër Drenicë kthehet në shtëpi. Dihen rreziqet dhe udhtimet e gjata mbi 150 km, në kohe me luftë, e sidomos për shqiptarët. Nga brigada e III-të partizane kishte dezertuar edhe Hafizi, i vëllai Hysenit, por pa e ditur fare njëni për tjetrin se ku gjenden. Edhe ai nga Gjakova kishte udhëtuar këmbë. Kur arrin në lagjën e Mërkojve në Rahovicë të Kamenicës, ku i kishte dajtë Talirët, bie në pritë dhe vritet. Vërtet, pasi që partizanët e kishin fituar luftën, u formuan kinse disa organe që quheshin mbrojtje popullore, por që nuk ishin gjë tjetër, veçse banda çetnikësh e partizanësh, të ndihmuara edhe nga disa shqipfolës, për të vrarë sa më shumë shqiptarë të pafajshëm . Kështu Hafizi kishte rënë në pusi të tyre dhe edhe pse 17 vjeç, duke e zënë një pozicion të mirë, që komunistët e kishin vështirë ta godisnin, e hap luftën me ta dhe pas 6 orë lufte nuk i mbetet asnjë fishekë, i afrohen nga afër dhe e vrasin. Pasi nuk e njihte askush se cilës familje i përket, pas 24 orëve vendosin që ta varrosin. Derisa hoxha mulla Sherifi i Strezocit ishte duke e përgatitur varrimin e tij dikush e kishte njohur se ishte i biri i Shaban Bucës, prandaj nuk e varrosin, por e lajmërojnë Shabanin. Me të marrë vesh shkojnë e marrin kufomën dhe me sajë e sjellin në shtëpi dhe e varrosin. Kishte qenë dimër i ashpër dhe borë e madhe.
Sikur shumë të përndjekur edhe Bucët e vizitonin vendin e të parëve. Më 1930 Shabani, baba i Hysenit e kishte vizituar Bucën, vendlindjen e të atit Ramës. Poashtu më 1988 Ramadan Zenel Buca, nip i Shabanit, punonte në Ndërmarrjen “Movava e Binçës” të Gjilanit si vozitës. Gjatë një udhëtimi zyrtar për Leskoc, bashkë me drejtorin e ndërmarrjes Millorad Gjurishiq nga Pasjani i Gjilanit dhe dhe dy serbë tjerë funksionarë, u kishte thënë se ka dëshirë të ndalet në Bucë, për ta vizituar vendin e të parëve. Ata nisin të tallën me te. Ramadani në bazë të asaj që i kishte shpjeguar axha Shabani dhe i ati Zeneli e dinte se ku kishte qenë shtëpia dhe prona e tyre. Kur arrijnë në Bucë, në mes Lebanës dhe Leskocit, i dërgon ata mu aty ku kishte qenë prona e të parëve, në të cilën tashmë jetonte njëfarë Zdravko. Ramadani nis ta pyes atë për disa toponime. Ku ndodhet Mulliri i Aliut, Malet e Aliut e të tjera? Atëherë serbët mbtetën të habitur, duke i thënë se, vërtet, qenka ashtu.
Gjenealogjia e familjes së Shaban Bucës
Myslimanizimi i shqiptarëve me të madhe ka filluar kah fundi i shekullit të XVII. I pari kësaj familjeje që kishte kaluar në fenë islame ishte Osmani, i biri i Mëmës. Sipas gjeneratave kjo familje është trashëguar: Osmani ishte i biri Memës, Zeneli i biri i Osmanit, Haziri i biri i Zenelit, Osmani i biri i Hazirit, Zeneli i biri i Osmanit, Rama i biri i Zenelit, Shabani i biri Ramës, Hyseni i biri Shabanit, Ismeti i biri Hysenit dhe gjenerata e fundit, Ardëshiri i biri i Ismetit. Shpërnguljet dhe vuajtjet e shqiptarëve janë të dhimbshme dhe të papërshkrueshme.
Vlen të përmendim edhe disa të dhëna për babën e Hysenit Shaban Bucën.
Katërgjyshi i Shabanit ishte
Haziri, vëlla me Ramë Bucën, nga fshati Bucë - Bufce i Lebanës, njeri me
autoritet të madh dhe i njohur deri edhe në Leskoc.
Vizita e Hanit në familjen
Buca në anën e Leskocit
Në vitin 1847 Dr.jurist Johann
Georg von Hahn u emërua nënkonsull i Austrisë në Janinë të Greqisë, ku edhe e
mësoi shqipen nga dy nxanës shqiptar nga Janina.
Johann Georg von Hahn, ( 11.
Korrik 1811 në Frankfurt am
Main; 23. Shtator 1869
në Jena). Hahn u bë një nga studiuesit e
shquar të gjuhës shqipe. I cili ishte diplomuar për drejtësi në Universitetin e
Haidelbergut, të Gjermanisë dhe për disa vite shërbeu gjykatës në shtetin e ri
grek të porsalindur nga revolucioni i vitit 1821... Johann Georg von Hahn më
1851 u emrua konsull austriak në ishullin Siros.
Për Ramë Bucën do t’i sjell
disa të dhëna shumë interesante, të cilat janë marrë nga burime serbe.
Konsulli austriak në Greqi, më
1858, Johann Georg von Hahn, duke udhëtuar nga Beogradi për në Selanik, ndalet
edhe në Leskoc. Atij, në veçanti, i interesojnë vendbanimet shqiptare në
perëndim të Leskocit dhe udhëtimi nëpër ato fshatra për në Prishtinë. Sipas
Mita Rakiqit rruga këtej (pra, për në Prishtinë) ishte më e shkurtër, por
Hahni ndër të tjera shkruan se
çdo burrë i martuar e ka dhomën e vet, por në odë rrinë të gjithë burrat me
mysafirët, kurse si kudo tjetër ndër shqiptarët gratë nuk rrinë me mysafirë. Ai
poashtu vëren se sa respekt i bënin gratë e shtëpisë Ramës.
për shkak të terrenit të keq
dhe dhe të frikës nga shqiptarët e atjeshëm, njerëzit i binin rrugës nëpër
Vrajë e Gjilan. Hahni nuk kërkonte rrugë të shkurtër as të gjatë, por qëllimi i
tij ishte t’i vizitonte fshatrat shqiptare. Mydyri i Leskocit i propozon Ramadan Agën nga Buca, i njohur me emrin
Ramë Buca. Kur ka ardhur Rama, Hahni në të paska parë një burrë 65 vjeç, stoik
e të fortë. Pasi Rama e kupton pse ishte ftuar, pranon, kurse Hahni thotë se
unë dua të shkoj dhe mund të shkoj vetëm me te (me Ramën).
Për Ramën thuhej se ishte
në gjendje që për 24 orë mund t’i sigurojë 100 pushkë dhe se ishte njeriu më i
besueshëm i Ismajl Pashës. Hahni shkruan se në një bisedë në besë i kishte
thënë Hanit që për rrugë nuk i duhen njerëzit e mydyrit, sepse i ka njerëzit e
vet. Hahni shkruan për mikpritjen dhe bujarinë e shqiptarëve të asaj ane. Rama
i merr në shtëpi të vet mydyrin dhe Hahnin, i cili çdo gjë e përcjellë me
vëmendje. Hahni ndër të tjera shkruan se çdo burrë i martuar e ka dhomën e vet,
por në odë rrinë të gjithë burrat me mysafirët, kurse si kudo tjetër ndër
shqiptarët gratë nuk rrinë me mysafirë. Ai poashtu vëren se sa respekt i bënin
gratë e shtëpisë Ramës.
Hahni kalon edhe nëpër Kapit të Medvegjës, ku i jipen dhuratë një palë rroba të veshjës kombëtare. Veshja e Shabanit të bën të mendosh se është pasardhës i Ramë Bucës, ngase veshja kombëtare në fshatrat shqiptare të Medvegjës, si e burrave ashtu edhe e grave, është ruajtur shumë më mirë se në trevën e Gallapit. Shabani edhe sa kohë që jetoi në Gjilan ishte shembull, madje dallohej nga të gjithë me veshjen kombëtare. Ishte luftëtar, trim dhe pjesëmarrës në luftërat ballkanike si në Greqi, kurse në Bullgari ishte zënë rob dhe ishte dënuar me 20 vjet burg, por kishte arritur të ikte nga një burg i Sofjes dhe kthehet në Kosovë. Vetëm nga Kërçova e Maqedonisë e deri në shtëpi kishte bërë 15 ditë rrugë, duke kaluar ditën nëpër male fshehurazi dhe duke udhëtuar natën pa ngrënë...