| E diele, 13.10.2013, 04:10 PM |
Fey ironizon shqiptarët
Nga Mimoza Dajçi
Me shami mbi
flokë e shall mbi supe në rolin e Blertës, aktorja amerikane Tina Fey (greke
nga e ëma) tek rapsodia “Girls” përpiqet të ironizojë femrat shqiptare. Në një
nga këto episode, bazuar në versionin origjinal televiziv “Girls” ajo mundohet
të vërë në lojë vajzat shqiptare. Me këtë interpretim ajo kërkon të ulë
personalitetin, kulturën e traditat e çmuara të femrës shqiptare.
Por nuk ka si të
ndodhë ndryshe, sepse znj. Fey me nënën greke do të shkojë patjetër në
origjinën e saj duke sulmuar e ofenduar shqiptaret në të gjitha fushat e jetës.
Konkretisht asaj i ka ardhur “zogu” në dorë e do të injorojë shqiptaret, duke
vendosur shami mbi kokë e supe, e duke dialoguar ashtu siç i intereson asaj.
Nuk fyhemi aspak për vendosjen e shamisë nga ana e saj, sepse nganjëhere edhe
vajzat e gratë shqiptare i vendosin ato jo vetëm për traditë, por edhe për
sharm, për tu dukur më bukur e me shije të hollë në kohë dimri apo edhe në
vjeshtë.
Mos të harrojmë
se shamitë apo shallin krahëve e hidhnin dikur edhe zonjat e mëdha nga vende të
ndryshme të botës. Besoj edhe ajo në jetën e përditshme duhet të jetë si çdo
femër tjetër përdoruese e rregullt e shalleve me ngjyra mbi flokë e supe. Kam
bindjen se edhe e ëma e saj greke e gjyshja hedhin krahëve një mbulesë të tillë
krahëve.
Po çfarë ka këtu
për tu çuditur znj. Fey, e për të venë në lojë, apo vetëm sepse jemi shqiptare,
e ti pa tjetër duhet të shfrytëzosh emrin e karrierës tënde duke u tallur me
një studente shqiptare nën emrin e Blertës? Megjithë respektin që kam për ju si
aktore humori po ju them se, vajzat e gratë shqiptare janë femrat më famoze në
botë e kanë lenë gjurmë të mira në historinë botërore.
Po e filloj me
Nënë Terezën. Besoj se të kujton diçka ky emër, apo jo? Humaniste e bamirëse
shqiptare me shall të bardhë me viza blu mbi kokë e rreth qafës, fiituese e
Çmimit Nobel për Paqen, me të cilën krenohen shqiptarët e që vendlindja e saj
është Shqipëria. Vazhdojmë me artiste e aktore të tjera që në dejet e tyre
rrjedh gjak shqiptari. Këngëtarja e njohur italiane me origjinë shqiptare Ana
Oxa. Aktorja amerikane Sandra Bullock, që kohëve të fundit aludohet se i ati i
saj është me origjinë shqiptare. Sopranoja me famë botërore Inva Mula. Eliza
Dushku, e cila ka luajtur përkrah Robert De Niros (edhe ky me origjinë shqiptare)
dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”. Emina Cunmalaj
supermodelja me origjinë shqiptare, e cila është shpallur ylli i ri i revistës
së famshme të fotomodeleve “Elite & Vague” në SHBA.
Regjisorja
franko – shqiptare Liria Begeja, Laura Mersini Houghton shkencëtare, është
kozmologe dhe një nga femrat e pakta në botë që meren me shkencë. Zana Nehani
Bezhani violiniste virtyoze e me shumë emër nëpër botë, ka një karrierë të
shkëlqyer artistike si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit, fituese e disa
Çmimeve, aktualisht është pedagoge violine në një nga universitetet më
prestigjoze të Turqisë. Laureta Meci, ka përfunduar shkollën e aktrimit “Stella
Adler” në New York dhe po avancon në karrierën e saj.
Kristine Elezaj
e njohur nga fansat e saj me emrin Kebe është një këngëtare shqiptare –
amerikane, është bërë mjaft e njohur në SHBA, para disa vitesh ka lançuar
këngën e parë “Let You Know, ndjekur nga “Souvenirs”. Elizaj gjithashtu ka dolë
e 53 –ta në Çmimet “Grammy”. Eda Zari, lindur në Tiranë, jeton prej vitesh në
Gjermani. Eshtë këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Elsa
Lila, këngëtare në Itali, fituese e disa çmimeve në Shqipëri, është bërë e
njohur edhe në Itali veçanerisht pas pjesëmarjes së saj në festivalin e Sanremos.
Personalitete
dhe figura të shquara të femrës shqiptare kemi akoma e do të kemi përsëri, por
për të mos u zgjatur më shumë do të ndalem vetëm tek fakti i fundit, ku dy
bukuroshet shqiptare njëra nga Shqipëria Fjoralba Dizdari dhe tjetra nga Kosova
Mirjeta Shala nuk do të marin pjesë në konkursin Miss Universe 2013 që do të
zhvillohet këtë vit në Moskë. Shkak për këtë është bërë një vendim i
autoriteteve ruse për të mos lejuar përfaqësuesen e Kosovës të konkurojë në
finalen e më të bukurave të universit, pasi Rusia akoma nuk e ka njohur Kosovën
si shtet. Fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha që është edhe fotografi
zyrtar i këtij evenimenti pas kësaj ka deklaruar tërheqjen e menjëhershme edhe
të Miss Universe Shqipëria Fjoralba Dizdari.
Pra siç e shikoni
znj. Fey, Rusia e Greqia kanë frikë edhe nga bukuria dhe inteligjenca e femrës
shqiptare. SHBA e kanë vlerësuar gjithmonë femrën shqiptare, duke i dhënë edhe
shumë Çmime të larta, si Gruaja e Guximshme e të tjerë tituj, dhe emra për të
përmendur kemi plot; Valdete Idrizi nga Kosova – Drejtuese e Organizatës
Community Building Mitrovica (CBM). Invalidja Bardhylka Kospiri nga Shqipëria –
sot zv/ministre e arsimit, Humanistja Znj. Rita Saliu, nga Kosova me banim në
Amerikë, të cilës i janë dhënë shumë Çmime si në SHBA, Shqipëri, Kosovë e nëpër
botë, apo siç është edhe rasti i fundit ku Kongresi Amerikan i akordoi për herë
të dytë Znj. Ermira Babamusta – Çmimin e Lartë me Titull; “ Gruaja Humanitare
Ndërkombëtare 2013”
New York, Tetor
2013