| E diele, 13.10.2013, 05:50 PM |
PATRIOTIZMI PRIMITIV, FOLKLORIK
I SHQIPTARVE INJORANT ME MENDËSI PRIMITIVE
(Reagim kunder sulmeve të yjeve të futbollit zvicërran me
origjinë shqiptare)
Nga Selim M. Hasanaj
Shkak per ta ba
këtë shkrim u ba loja e futbollit që u zhvillue diten e djeshme me 11. tetor 2013. në mes Kombëtares
shqiptare dhe asaj të Zvicrrës në "QEMAJL STAFA " në Tiranë.
Sikur e dim në
kombëtaren e Zvicrrës lujn standard edhe 6 futbollistë shqiptarë të lindun në
Zvicërr. Dhe që të gjithë këta janë yje futbolli europian. Xherdan Shaqiri lun
per Kampionin e Europës BAJERN të
Munihut, Valon Behrami luen per NAPOLI të Italisë, Granit Xhakaj luen per
BORUSINË E MONDEGLABACH të Gjermanisë, Blerim Xhemajli që poashtu luen në
NAPOLI , Pajtim Kasami në FULHAM të Anglisë dhe Admir Mehmeti per të cilin nuk
di se ku luen, por perderisa asht në kombëtare padyshim se asht nji yll
futbolli.
Fatkeqësishtë (
dhe shumë ma rrallë fatmirsishtë ) tash FACEBOOK asht ba bibliotekë e njerzve
ku pos atyne që e perdorin per të komunikue me miq, per të shpernda lajme e per
të postue ngjarje, pra per ta transmetue lajmin, asht edhe nji pjesë e
injorancës tonë shqipfolse e cila në FB poston maskarallaqe, shfryn dufin e
vetë me fjalor banal, me shamje, me poshtërsina dhe me këto nuk kursen askend.
Krejt kjo më ban që shpesh me shkon mendaj ta mbyll FB sepse shpesh po i ngjan
WC-së publike ku permjerrin cilido që ti vjen rasti.
Dy tri ditë para
lojes së futtbollit mes Shqipnisë e Zvicrrës filluen postimet në FB me fjalorin
ma të lig, ma banal dhe ma primitiv të nji shtrese injorantesh shqipfolsa që me
fjalor të tillë mendojnë se shprehin patriotizem dhe atdhedashuni. Pra mendojnë
se sa ma shumë shajnë aq ma shumë jan patriot. U sulmunë gjashtja e
shqiptaro-zvicrranve, lojtar të kombëtares zvicrrane aq banalisht sa trupi
rrënqethet kur lexon ndytësina të tilla. Nuk u kursue nana, u sha ajo dhe u
quejt kurvë dhe këta djem bij kurvash, nuk u kursye motra , nuk u kursye
familja, qak u sha edhe Kosova , sepse këta djem ( pos Pajtim Kasamit ) janë
nga Kosova me origjinë.
Quditem se si ka
mundësi të shahen yjet, të shahen e ofendohen idolët e pjeses dërrmuese të
rinisë europiane sikur janë këta djem. Quditem se si mund quhen edhe tradhëtarë
të shqiptarisë, vetem e vetem se lujn futboll per shtetin ku kan lind, per
shtetin i cili ju dha mundësinë per ta dëshmue aftësinë e talentin, per shtetin
i cili asht i pari që pranojë Kosovën
shtet të mvetësishëm ( ende pa u shpallë ) dhe per shtetin i cili moti pat
strehue e ndihmue familjet dhe prindët e këtyne djemve YJE FUTBOLLI.
Apo mos do
kishte me qen ma mirë sikur këta të lunin futboll per PARTIZANIN e Tiranës dhe
per Kombëtaren shqiptare e askush mos të ndëgjonte per ta? ! Ndërsa në anen
tjeter të ndegjojmë e të lexojmë per ditë të Zotit se si shqiptarët jan
bandita, hajna, mafioz, dhunues, kriminel droge, kriminel per trafikim të
motrave të veta, të fëmijve të vet etj
etj, tituj këta që per ditë ishin prezent ne gazetat dhe lajmet e mediave
zvicërrane e edhe europiane. Po ju garantojë se janë këta djem që me talentin e
tyne kan ba që të ndryshojë totalisht mentaliteti i rinisë tonë shqiptare
gjithandej Europës, dhe sot ka fare pak shkrime per vepra pise të shqiptarve
nëpër gazeta e lajme. Sot me të madhe edhe shqiptarët po respektohen si pjesë e
popullit ku ata jetojnë në shtetin që jetojnë e punojnë.
S`po kam çare pa
perdor nji thanje të Milaim Zekës ( gazetar i RTK-së ) se shqiptari i thotë
AFERIM shqiptarit vetem per veprime te
poshtra; ah po sa kishte pas vjedh filani, aferim i koftë se i zoti ish kan, ah
sa kishte sha filani, aferim i koftë se trim ishte....ah sa drogen e ksihte
stershitë filani ... aferim i koftë, etj, etj, poshtersi të cilat pjesa e madhe
e jona i kishim e edhe sot i kemi per krenari. Pra neve në vend se me u krenue
me këta djem, në vend se me i marr si shembull, neve i shajm, i poshtersojmë i
quejm tradhëtarë.
Unë quditem se
si asnji popull afrikan, as arab nuk i shan e sulmon yjet e futbollit francez
që kan origjinë nga ato vende, neve dim se Ylli ndër ma të medhenjët e
futbollit botnor në histori Zenidin Zidan ishte me origjinë nga Alzheri, por
ishte i lindun në Francë dhe asnjihere nuk kam ndëgjue ta ken sha apo ta ken
quejt tradhëtarë qytetarët e Alzherisë. Dhe edhe Alzheria ka kombëtare
futbolli, dhe padyshim se do e dëshronte Zidane në formacion, por paftyrësi
sikur tregojmë neve me djemet tanë tash, nuk kan tregue kurr arabet me Zenidin
Zidane.
Ka edhe me
qindra shembuj të tjerë si ky dhe asnjihere askush nga shteti i origjinës nuk
shau as nuk poshtersoj sportistët YJE. Neve po, neve e bajm këte, neve dojmë te
bahemi patriot, dhe patriotizmin e shesim në sporte. A nuk i ke sot stadiumet e
futbollit të Kosovës arena gladiatorësh ku sulmohet e rrahet, lojtari rival, trajner, rival referi, publiku etj,
etj. Quditem ku ishin këta patriot kur ishte lufta në Kosovë, ku janë edhe tash
kur në veri të Mitrovicës serbet bajn çka tju teket e kambë shqipëtari nuk
guxon me shkel andej urës së Ibrit.
Unë isha me 07.
qershor 2013. ta shof lojen e futbollit në mes Shqipnisë dhe Norvegjisë në
QEMAL STAFA në Tiranë. Kisha biletën nga Lidhja e Futbollit
Norvegjez dhe isha ulë ne vendin ku ulen VIPAT. Pra per rreth meje ishin
zyrtaret e futbollit norvegjez dhe njerëz te politikës e kulturës shqiptare.
Ishte e vështirë të ndëgjoje primitivizmat e tifozërisë injorante dhe
huliganizmi i tyne me koreografi luftarake thue se po luftohet në atë arenë e
jo po luhet futboll. Tifozat e quejtun KUQ E ZI kishin mbush tribunat e dy
anëve të stadionit, dhe derisa loja zhvillohej ata nga tribuna ma e naltë
leshonin foto gjigante ( postere ) te Adem Jasharit dhe piskatshin me nji za
tue u ngritë në kambë, UÇK..UÇK...UÇK. Pas pak lëshonin fot gjigande të Ismail
Qemalit dhe piskatshin ... pavarsi, pavarsi. Per Kombëtaren norvegjeze ishin
edhe dy yje me origjin shqiptare, Ardian Gashi e Valon Berisha, dhe kur tekniku i norvegjezve Egil Drilo Olsen futi
në lojë Valon Berishen tifozat FAQE ZI (
kuq e zi ) filluen me fishkllima dhe shamje në logari të Valon Berishës. Më
vinte shumë vështirë sepse shumë pran kisha prindet e Valonit, më vinte shumë
keq e skuqesha edhe nga miqët norvegjez me te cilet isha në shoqni. Kisha shumë
norvegjez pran dhe ata luhatnin kryet, besa edhe kishin frikë sepse këte mund
ta vëreja nga ftyra e tyne. Ju fola dhe ju thash se skan arsy te ndjehen keq
ska asnji rrezik dhe ta percjellin lojen pa asnji frikë. Pak ma poshtë ndegjoja
disa njerëz te politikës shqiptare ( nuk do i permend me emen këtu se i njifsha
mirë ) që thoshin, po na turpnuen more këta vëllaznit tanë kosovar, po çka janë
këto piskama per PAVARSINË e UÇK-në?! Nuk asht kjo luftë mes ushtrive, por lojë
sportive.
Unë këtu
publikisht ju thamë të gjithë atyne që shesin patriotizem me fjalë , që shajnë
e që i quejn tradhëtarë futbollistët YJE,
shqiptarë të permasave të futbollit europian, që ato ofendime, ato
shamje, ato ligësi ti nalin per veten e tyne, ti qojnë në shtëpitë e tyne, te
nanat e veta, te motrat e veta. Këta djem lujn për Zvicrrën dhe janë aq të mirë
e janë edhe shqiptarë sa ata ( secili nga ta ) në fanelat e veta sportive veç
amblemave e Flamurit zvicrran mbajnë edhe Flamurin tonë kombëtar. Unë tham, FALEMNDERIT ZVICËRR që na i lejon keto
sjellje te ketyne djemve dhe perkrah flamurit tand asht edhe Shqipja e jonë.
Juve që shani ju pyes, po të kishit mundësinë a do rrishit në Shqipni e Kosovë,
po të ju pranonte cilido shtet i Europës, apo edhe të tjera kontinenteve a do
qendronit në Shqipni e Kosovë? ! Jo
kurr. Juve do ikshit dhe ma kurr nuk do këtheheshit në shtëpitë e juve. Po a
jeni juve aq të mirë si shqitarë sa shkoni në Greqi dhe atje ndrroni emnat,
mbiemnat, dhe edhe kombësinë tue u deklarue grek vetem per ta fitue ndonji lek
ma shumë se në Shqipni?! Çka po xhelozoni djemet tanë, Yjet botnore të lojes së
futbollit. Juve me at shpirtngushtësinë e juve primitive dhe ma shumë nga
xhelozia po kam frikë se do e dezorientoni dhe do i shkatrroni hapat që në
start edhe të YLLIT tjeter të futbollit që asht edhe bashkfshatar i imi sepse
ai asht nga LUBOZHDA e Istogut, pra kam fjalën per Adnan Januzaj, lojtar i
MANQESTER JUNAJTED - it që posa ka fillue me hapa gjigant të dëshmojë talentin
e vet të mjeshtrit në futboll. Juve njerzit e lig po ja diktoni permes
FACEBOOK-ut se per cilen kombëtare duhet me lujt ai. Juve shpikni lajme, juve
me shpirtin e juve shpifarak e keni que Adnanin në kombëtaren belge, të
Anglisë, të Croacisë, të Turqisë, të Shqipnisë e qak edhe të Serbisë. Po si sju
vjen turp moj shtresë e poshter që fatkeqësishte flisni shqip dhe doni ta bani
patriotizmin sipas qefeve tuaja.
Unë mburrem me
XHERDAN SHAQIRIN, GRANIT XHAKAJ, VALON BEHRAMIN, PAJTIM KASAMIN, BLERIM
XHEMAJLIN, ADMIR MEHMETIN, këta yje të futbollit zvicërran , ashtu si mburrem
edhe me yjet e futbollit skandinav me origjinë shqiptare si Berat Jusufi ( KF.
SARPSBORG 08 ), Me Ardian Gashin ( KF. HELSINGBORG Suedi ), Valon Berishën shqiptaro norvegjezi
i kombëtarës norvegjeze ( KF. Salscburg Austri ) , ashtu si mburrem me Deputetet
shqiptare ne asambletë komunale te
Austrisë, me deputetin shqiptarë të CDU-së ne KIEL të Gjermanisë mikun tim Mr.
Nue Oroshi, ashtu si mburrem me Aleksander Mojsiun aktorin famë madhë , me
Ismail Kadarenë e me Nanën Terezen figura këto botnore që fatmirësishtë janë
shqiptarë.
Mburrem ,me ta
sepse këta janë deshmi e vlerave të popullit tim, të kulturës time arbnore. Me
juve që shani dhe ofendoni këto figura turpnohem me dalë per dere.