| E diele, 13.10.2013, 03:18 PM |
SORKADHJA
QAZIM SHEHU
Sorkadhja me
brirë të lartë,
Rendi në lëndinë
dhe u ndal.
Para tytës së
armës së zjarrtë,
Lulet, pema,
qielli u fal.
Pse plumbi nuk u
shkrep ,gjahtari u qorrua,
Pse pemët dolën
para ,bënë një mur?
Sorkadhja s`e
dinte, vetëm u hutua,
Këtë s`e kuptoi
kurrë.
Brirët fluturoi
e u bënë gremça në drurë…
KY DIELL
Ky diell po të
kishte pak më tepër fuqi,
Rrezet gjer në
thellësi do i depërtonte tokës,
Pastaj do
shkrinte mineralet në brendësi,
Për t`ia dhënë
botës.
Perlat, së pari
,do ua jepte të varfërve,
Siç rrezet falas
ua jep,
Do i shuante
urinë pa të qara,
Çdo foshnje në
djep.
Kjo nuk
ndodh.Edhe dielli tradhton.
Dielli, bujari
naiv, i plogët.
Dhe të pasurit
kjo i lumturon
Duke u ndjerë më
të dobët…
LODHJE
Me lodhje
fjalësh gdhiva netët,
Kështu duhet ta
ketë gdhirë edhe Pol Verleni
Mbase Majakovski
që fjalën e quante mineral,
Hapni librin e
tij dhe do ta gjeni.
Në këtë botë
fjala pakkujt i bindet,
Për t`i fryrë në
vesh lavdisë,
Tek Pallati i
Operës pastaj fillojmë grindjet,
Duke ia vënë fajin
poezisë…
SENDET KANË
SHPIRT
Sendet
lëvizin.Sinjale dashurie çojnë ngado.
Tek Makbethi a
nuk lëvizi pylli për t`i tënë malit?
Një tallazitje e
tyre ,një zhvendosje pakuptim,
I lëviz nga
vendi,prej vendit ikin për tjetërvend.
Sy maçoku në
thekër në natën e errët çojnë sinjale,
Pastaj i shuajnë
si kandilin nga një stuhi e madhe.
Ec e kap
shpirtin e tyre, shkëndijimin që ndez e shuan,
Teksa fryma
dridhet t`i veshë me rroben që duam…
BURIMI
Pimë ujë në
burim,burimi ku buron?
Ku është nisja e
tij e parë?
Kjo ndërmend nuk
na shkon,
Veç kur burimi
nis për t`u tharë.
As për dritën
s`na vjen ndërmend,
Ku e ka amën,
siç thotë Mjeda,
Pa kujtuar për
pritat që rroposën si rrëmet,
Për të ardhë tek ne të qeta….