| E diele, 13.10.2013, 02:56 PM |
KURBETQARI
(Tregim)
Nga Xhavit Gasa
Atë ditë korriku
të nxehtit ndjehej që në orët e para të ditës sapo rrezet e diellit u puthën me
majat e maleve dhe në pak minuta zbritën kudo, në lugina dhe fusha. Lokali afër
vendqëndrimit të furgonave dhe taksive, po thuaj se çdo ditë mbushej më shpejt se
lokalet e tjera. Kjo ndodhte sepse aty vinin shoferët e furgonave dhe taksive,
që sillnin pasagjerët nga fshatrat, por dhe prisnin për të tjerë që rrugëtonin
për në fshatra dhe qytete të tjera. Kështu që dhe shoferët dhe pasagjerët, dhe
pushonin por dhe gjenin njeri tjetrin. Në tavolinën afër banakut ishin ulur
katër djem të rinj dhe po bisedonin me zë më të lartë se të tjerët. Tavolina e
tyre ishte mbushur me pjata me meze të mira, si dhe me shishe birre. Njeri nga
të rinjtë sapo kishte ardhur nga kurbeti dhe po çmallej me shokët e tij që
kishte vite pa i takuar. Te tavolina në qoshe të lokalit ishte ulur një burrë i
moshuar. Ai nuk kishte porositur asgjë, kishte një qese plastike ngjyrë blu që
e mbante poshtë tavolinës, e vështronte herë pas here sikur donte të nxirte
diçka, por hezitonte. Kjo i ra në sy djalit që kishte ardhur nga kurbeti, i
cili thirri kamarierin dhe i tha, - të lutem pyete atë xhajën, çfar dëshiron
për të ngrënë apo për të pirë, dhe qerase nga unë. Kamarieri e pyeti, por xhaja
nuk pranoi asgjë,-faleminderit i tha, vetë dua të pushoj pak. Xhaja u çua pas
pak dhe u afrua te tavolina e djemve, i hodhi dorën mbi sup kurbetqarit dhe i
tha,- faleminderit mor bir, zoti ta shtoftë nderën, nxori nga xhepi një 5
mijëleksh të vjetër dhe ju tha, - tani e kam radhën unë, çfar do të pini prej
meje. Kurbetqari u ngrit shpejt në këmbë e përqafoj xhajën, pastaj e mori për
krahu dhe u drejtua te tavolina e tij ku kishte lënë qesen blu. U ulën të dy
ballë për ballë. Xhaje, i tha kurbetqari, unë e shoh në sytë dhe fytyrën tënde
që ti e ke një hall që të shqetëson, të lutem më thuaj, çfar halli ke. Eh mor
bir...gjulshoj xhaja, halli im është i rëndë, ti ma lehtësove pak vetëm me
fjalën e mirë, por nuk mund të më ndihmoshë më shumë. Jam nisur që me natë nga
shtëpia, kam rrugëtuar 2 orë me furgon, dua të shoh djalin që e kam të
burgosur në burgun e këtij qyteti, ka
një vit që nuk e kam parë. Kam ardhur dhe herë të tjera, por nuk më kanë
lejuar, nuk njoh njeri këtu mor bir, lek për ryshfet nuk kam, po e provoj dhe
një herë sot, tha xhaja dhe ju mbushën sytë me lot. Kurbetqari u befasua nga
tregimi tragjik i xhajes. Xhaje më fal një minutë të lutem, i tha kurbetqari
dhe doli jashtë. Ju kujtua kushuriri i tij që punonte te burgu. I telefonoi, dhe pasi bënë përshëndetjet e
rastit, kurbetqari e pyeti nëse mund ti realizonte një takim me një të
burgosur, pa e mbyllur telefonin ai u fut shpejt në lokal dhe pyeti xhajen për
emrin e djalit. Pasi u sigurua për takimin, kurbetqari u kthye në lokal,
porositi dy pula të pjekura, doli te tregu i frutave përballë, mbushi një qese
të madhe me fruta.
U kthye te
tavolina e xhajes, i tha që do të shkonin bashkë te burgu. Pasi i solli
kamarieri dy pulat në një qese, mori dhe frutat dhe i tha xhajes hajde të
shkojmë te makina ime. Njëri nga shokët e kurbetqarit u çua dhe i tha, do të
vij dhe unë me ty. Xhaja i befasuar por dhe i gëzuar, gëzimi i dukej në sy, i
ndoqi pas dy të rinjt.Te burgu nuk patën asnjë pengesë, kushuriri e kishte
mbajtur fjalën, kishte bërë gati proçedurat e takimit. Xhaja dhe kurbetqari u
futën në takim, ndërsa shoku i kurbetqarit i priti te makina. Nuk vonoi shumë
dhe djali i xhajes erdhi, ata u përqafuan dhe u përlotën babë e bir. Pastaj
xhaja e prezantoi djalin me kurbetqarin. Ky mor bir, më ndihmoi për këtë takim,
ka blerë dhe dy qese të mëdha me ushqime e fruta për ty, ky më doli djalë e
shkuar djalit. Djali u përlot përsëri dhe përqafoi kurbetqarin, nuk di si të
falenderoi i tha, të lutem jepi babës adresën dhe nr e tel, unë një ditë do të
dal, dhe ti do të jeshë njeriu më i
dashur për mua. Nuk është nevoja, i tha kurbetqari, do të jemë i lumtur dhe i
respektuar gjithmonë, nëse do të bëhesh krah i djathtë dhe do të respektoshë
babën tënd familjen tënde, dhe nuk do të kthehesh kurrë më në burg. Dhe tani më
falni, unë do të largohem, ju vazhdoni takimin tha kurbetqari. Te makina e
priste shoku i tij i fëmijërisë. Tani e besova se nuk të paska ndryshuar
kurbeti, i tha shoku i tij, të lumtë. Kurbetqari shkoi përsëri te lokali, takoj
shoferin e furgonit me të cilin do të kthehej xhaja në qytetin e eti, i dha
lekët e rrugëtimit për xhajen, përshëndeti shokët e tij dhe sëbashku me shokun
e tij të fëmijësisë u nis drejt shtëpisë së tij në fshatin ku kishte
lindur......