Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luigj Palushaj: Hapja e shkollave në diasporë

| E shtune, 12.10.2013, 04:31 PM |


Hapja e shkollave ne diaspore

Nga Luigj Palushaj

Hapja e shkollave shqipe ishte gjithmon interesi i  intelektualeve  tanë, ateher dhe tash,  është dashur shumë punë mund besa dhe gjake për me arrit  me hap një shkolle shqipe, ku dihet se pushtuesi gjithëmonë e ka luftuar mos hapjen e shkollës shqipe. Sundimi turk në asnjë mënyre nuk e lejoj që të hapen shkollat,  vlen të përmendim një fakt të këtij  regjimi  ku në vitin 1908 ne Shqipëri kishte 3000 shkolla, turke, serbe greke, bullgare etj, mbi gjitha këto ishte vetëm një shkolle shqipe,  kater vite pas egzisteces së saj ajo shkoll mbyllet,  vritet dhe mësuesi i pare Pandeli Sotiri.

Armiku i shqiptareve ka prekur gjithmonë at më të vlefshmen më të shtrenjtën,  mos perhapjen e dijes,  mbylljen  e shkollave shqipe, si ai turk ashtu dhe ai serb ...

Ishin po ata rilindas,  ishin po ata burra të ndritur të kombit tonë që na hapen syte, që astenjëher nuk u ndalën,  duke sakrifikur të gjitha për  hapjen e shkollave shqipe...

Sot ekzistojnë shkollat në të dy shtetet tona, por, tash ka lind një nevojë tjetër,  edhe kjo ka të bëje me shkolla, shkolla  jasht vendit shkolla të diasporës.

Populli shqiptar dihet që ka emigruar shumë gjatë  gjithë kohës së egzistecës së tij, ajo cka është shumë më rendësi se ky popull, këta njerëz kanë  ruajtur traditën dhe emrin e tyre shqiptarë, nuk janë  asimiluar, Shqiptare të migruar ka në gjithe botën, Amerikë, Australi,  por më shumë shqiptaret janë të vendosur në Evropë. Në shtetet e Evropës, po e ruajn më shumë mundë emrin dhe traditën e tyre,  është sakrificë e Shqiptarëve në botë që ata asesi  mos të asimilohen,  ta flasin gjuhen shqipe dhe ta ruajn traditën e tyre shekullore. Te ruhet tash ka shumë mundësi nuk është vetëm ajo e vizitës të tyre në Atdhe. Mundësia  më e mirë është kjo mësimi i gjuhës shqipe, është mundësuar hapja e shkollës shqipe, baballaret Shqiptar në diasporë  duhet ti dërgojn fëmijet e tyre në mësimin shqip, duhet të ju bëjn me dije interësimin për mësimin shqip.

Sot,  në diaspor kemi shkolla shqipe kemi dhe njërez që punojn për hapjen e shkollave shqipe, keta njërez që punojn në at drejtim jan jan intelektualet tanë më të ndritur, bëjne shumë punë për marrjn e të drejtës për hapjën e shkollës shqipe.

Duke i lexuar rilindasit tane mëson shumë nga shkrimet e tyre se si duhet Atdheu si duhet dashur Atdheu, si duhet mbrojtur  e luftuar për Atdheun, merr ajer të pastër e të shëndosh dukei lexuar ata, por të lirosh at ajer rilindas është njejt të punosh si ata,  të punosh për atdheun të punosh për hapjen e shkollave shqipe ky është oksigjeni që lirojnë rilindasit tanë,  edhe sot kemi disa të tille që lirojnë  at okisgjen të thithur si rilindas. Një punëtorë të tille kam pasur rastin ta takoj këto ditë një punëtorë  të zellshëm të etur për dijen e fëmijëve shqiptar është po ky i pandalshmi që këto ditë merr të drejtën e mësimit shqip në një shkolle të Bjellovarit është udhëheqësi i shqiptarëve z.Martin Gojani, i tille është ky punëtor i zellshëm, larg pamës,  intelektual i duhur i kohës, presim dhe shpresojmë të shumëfishohet numri i po këtyre njerëzve punëtorë.

Ju bëjm thirrje gjithë fëmijeve shqiptar të gjithe prinderve, që fëmijët e tyre ti dergojnë në shkolla ku mësohet shqipja, është e drejt e tyre, është mburrje dhe krenari e madhe të mësosh shqip,  ta mësosh gjuhen shqipe,  kulturën, historinë e gjeografinë shqiptare,  ku është mjaft e bukur dhe  madhështore për të gjithë ne.

Të mësojmë për rilindasit tanë ku janë të shumtë, e shumë të vlefshëm për ne,  për punën dhe atdhedashurin që na dhuruan ata,  duhet lirshëm të mburremi me ta,  të jemi krenar më ta, të mësojmë më mburrje dhe krenari të lart se ne jemi pasardhës të Pellezgëve( Pellezge, perkthimi adukat pjelle-bardhe,  ku dihet që Pellezget ishin baballarët).

Ilirët,  e ne pasardhës te Ilirëve, Pellezget ishin edhe baballar gati të tëre Evropës, ndërtues e themëlues të qyteteve antike, ndërtues te Trojes .

Kemi prejardhje të njejt me Konstadin  e Madhe ai qe e  zyrtarizoj fene e Krshtër, i modifikoj librat e shenjt Biblën, bëri qënder kryesore Vatikanin, ishte perandor Romak shume i shquar, dhe i dalluar, ajo  me kryesorja është sepse ishte Ilir,  a ka më kënaqesi që nje Ilir,  një bir i joni  lejon Evropës,  e tëre botës lejimin e fese se Krishtërë.

Duhet të mburremi dhe të jemi krenar edhe me Pirrron e Epirit,  një sundimtar mjaft i shqur, një mbret i shkelqyer,  i kohës,  ndryshe i quajtur sy shqiponjë,  si për nga sytë po ashtu edhe nga shpejtësia duke ju dalur ne ndihme ushtarëve te vet, jo rastesisht Shqiptaret kan simbol të tyre shqiponjën,  është simbol i joni që e pat edhe Pirro.

Duhet të mburremi e të jemi krenar para botës e  se nga gjiri shqiptar dolën figura shume të medha, i tillë ishte dhe heroi yne kombëtar Gjergj Kastrioti, ky ishte themeluesi i shtetit shqiptar, ishte mbrojtësi i shtetit shqiptar ishte mbrojetes i Evropes.

Populli jonë shqiptar dha njerëz te mëdhenj intelektual, luftetarë, perandor,   dha dhe Papa  Klementin ose i quajtur ndryshe me deshiren po te keti Pape,  Pape Albani.

Po nga gjiri jon shqiptar duel dhe një nene botërore,  nëna e paqës,  nena e mëshires nëna e të ushqyerit, nena e mbar njërzimit Nëne Tereza shenjëteresha jon.

Këta janë shqiptaret e Gadishullit Ballkanik që dominojnë në këtë pjesë për nga meritat e tyre për nga njohurit e tyre. Ne si shqiptar duhet  të dominojne gjithmonë si ne Gadishull ashtu dhe në Evrope e Bote, ky popull dha gjithmon për Botën, duhet të jemi me fat se jemi shqiptar, të ndihemi krenar e të mburremi për tokën tone për njerëzit tone, asesi të mos i harrojm asesi të mos i mëkembim,  ku dihet shume mirë sa e sa njerez e popuj jan munduar që disa nga keto figura të na i përvetësojn të na i vjedhin këto figura tona, nuk duhet  të flejm, nje popull qe flën vdes,  nje popull që  e harron të kalurën është i dënum të përserit at, mos ti harrojm figurat mos ta harrojm të kaluarën,  të mësojm kush jemi,  në  shkollat e ne librat shqip, ta ndime obligim mësimin  shqip e më në vecanti keta ne diaspor, që kurre mos të asimilohemi,  asesi  mos të harrojmë  gjuhën kulturën dhe traditën shekullore shqiptare.

Sepse kemi për cka të mësojmë  kemi  cka të tregojmë, shqiptar dhe fëmije shqiptar jashtë  atdheut vazhdoni mesimët shqipe, mësoni kush jeni e cka jeni kush ishim e cka dëshirojmë të jemi, janë po këto shkolla në diasporë që kanë filluar të hapën,  që kanë filluar të lëshojn dritë për ju e prejardhjën e juaj, këto shkolla nuk e lejojnë asimilimin e juaj këto shkolla juve do të ju bëjnë të ndiheni krenar  e te mburreni më vetën dhe preardhjen e juaj...