Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kabil Bushati: Pianofortet e Shkodrës e Dajret e Tir(o)anës

| E shtune, 12.10.2013, 05:59 PM |


Pianofortet e Shkodrës e Dajret e Tir(o)anës: fonde për Tiranën dhe regres për Shkodrën

Nga Kabil Bushati

Per qytetin historik te Shkodres mund te shkruash volume te tera per muziken per muzikantet, kompozitoret, kengetaret. Por mund te shkruash edhe per veglat muzikore qe perbejne nje histori me vehte ne kete zhanerr. Përgjatë fund shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, në Shkodër numëroheshin së paku rreth 30 copë pianoforte. Kishte edhe piano, organo e një dyzinë violinistësh, banda frymore të kompletuara me të gjithë llojet e veglave muzikore të kohës që njiheshin në të gjithë Evropën.

Duket e pabesueshme, por kemi lexuar ne kronika se e bashkeshortja e konsullit austriak i lutej shpesh te shoqit qe t'i blinte nje piano ashtu siç kishin shoqet e saja shkodrane ne shtepia. I vinte rende nga vehtja qe ne familjen e konsullit, qe ishte e huaj, nuk kishin piano ne shtepi.I dukej ulje. Aristokracia e metropolit të kulturores së Shqipërisë Veriore, krahas muzikës popullore të kultivuar brez pas brezi në qytetin e lashtë të Shkodres, kishte si pasion edhe muzikën klasike botërore dhe asaj bashkëkohore, duke ruajtur në gjirin e saj edhe shumë pianistë virtuozë. Vetë ekzistenca e Klubeve Kulturore dhe Shoqnive të ndryshme asokohe, i japin të drejten shkodraneve të krenohen gjatë historisë dhe të kërkojnë të drejtën e autorsisë që këto 60 vitet e fundit pa të drejtë ua ka marrë “kryeqyteti” (Tirona), që nuk ka më shumë se 83 vjet.

Ditët e fundit në qytetin e Shkodrës një grup studiuesish kanë hartuar me fakte dhe argumente të pakundershtueshme historike një listë për pianofortet që zotëronin familjet e kulturuara katolike shkodrane. Sot disponohen të dhëna të reja për një listë më të madhe, përgjatë kohës së Natmadhnisë së Tij Mbretit Ahmet Zogu. Edhe katundi me muzikën popullore gjallonte, si p.sh. katundi Berdicë jo (vendosur jo shumë larg qytetit), ku edhe sot ekziston shprehja e njohur: “Berdica 25 shtëpi me 30 violina”.

Po Tirona e shekullit XIX dhe në vitin 1912 me farë mund të krenohej!? Atë as vetë tironasit nuk e dinë, sepse janë banorë që janë vendosur vonë në këtë qendër banimi. Tashmë kushdo e di edhe nga burimet historike, por edhe nga vetë fotografitë që janë të ekspozuar edhe në internet se Tirona ishte një katund i madh gjigand vetëm me dajre e cyrle dhe disa karvane me arabaxhinj. Këtë fytyrë kishte pak a shumë Tirona edhe në vitin 1920 kur nga i ashtuquajtur Kongresi i Lushnjes çuditërisht u zgjodh kryeqytet pas asnjë parameter historik, kulturor, traditës etj., sikurse kishte ngjarë me shumë shtete të botës.

Sigurisht që ky ka qenë një paradoks dhe natyrisht jo për fajin e popullit të Tirones. Mirëpo a nuk është gjithashtu një paradoks sot, jo për fajin e Shkodrës, por të politikanëve, që të gjithë fondet i akordohen Tirones e thuajse asgjë Shkodrës së sotme? Ashtu sikurse fqinjet e shtetit shqiptar që gjithnjë kanë qenë dhe kanë vepruar për të marrë pjesë nga historia e lashtë e popullit tonë dhe për t’ia atribuar vetvetes, edhe Tirona me këtë mentalitet jo të ndershëm kërkon të gllabërojë gjithçka nga larmia e kulturës së qyteteve të tjera, duke bërë shpesh plagjiaturë të dënueshme edhe nga ligjet ndërkombëtare mbi monumentet antike të kulturës. Qeveria komuniste duke përfituar nga pushteti që e ka marrë përmes kallashnikovit të revolucionit jevgjito-komunist kërkon që tashmë Shkodrën ta çvesh nga krenaria dhe identiteti origjinal lokal. Kjo për inat se shkodranët asnjëherë pas vitit

1990 nuk kanë dhe as nuk e kanë ndërmend të votojnë për kriminelet dhe ekzekutorët që e barbarizuan këtë qytet a thua se shkodranët ishin rusë, serbë, kinezë etj.

Shkodranët sigurisht gëzohen për zgjedhjen e Tiranës si kryeqytet dhe kanë kontribuar si shqiptarë për zhvillimin e saj, por edhe tironasit e sotshëm duhet të bëjnë më shumë për qytetin e Shkodrës që bën pjesë në territorin e Shqipërisë. Nuk duhet harruar se që nga periudha  historike e kohës së Mesjetes e deri me zgjedhjen e Tirones si kryeqytetet në vitin 1920, rolin e kryeqytetit faktikisht e kishte luajtur Shkodra, kur shumë qytete apo zona rurale jetonin në fazen e embionit...

Cilët janë disa nga familjet shkodrane që kanë pasur pianoforte në shtëpi nga gjysma e dytë e shek. XIX deri në vitin 1912?

1. Familja Filip Parruca. Ky punonte në Venedik më 1851 dhe sillte mallra edhe në Shkodër, ku kishte vilën e famshme të Parrucajve dhe kushërini e lidhje të gjëra me Shkodrën.

2. Familja Pjetër Bianku, i biri i Jak Bojaxhisë. Jak Bianku ishte një nga tregtarët në Venedik nga më të njohurit e qytetit qysh në vitin 1875.

3. Familja e Tefë (Shtjefen) Bianku, një firmë e njohur në Trieste (Itali). Ndërsa e shoqaja ishte nga familja Dodmasej dhe mbante në shqip letërkëmbim familjar.

4. Familja Muzhani. Gaspër Muzhani më 1854 kishte një filaturë mëndafshi.

5. Familja e Ndoc Sumës. Piktori anglez Eduard Lir më 1848 u strehua në shtëpinë e tij.

6. Familja Pema.

7. Familja Guraziu.

8. Familja Kakarriqi.

9. Familja e muzikantit të famshëm Palok Kurtit një ndër themeluesit e Orkestres Frymore ose bandes së parë në qytetin e Shkodrës.

10. Familja Kraja.

11. Familja Simoni.

12. Familja Dodmasej.

13. Familja Frano Ndoja.

14. Familja Darragjati.

15. Familja Dabërdaku.

16. Familja Filip Llupi.

17. Familja Gjon Laca.

18. Familja Lec Shkreli.

19. Familja Shan Koliqi.

20. Familja Tef Curani.

21. Familja Zef Jubani.

22. Familja Engjëll Çoba.

23. Familja Dashe Gjonaj.

24. Familja Prendushi.

25. Familja Topalli.

26. Familja Marku.

27. Familja Serreqi.

Zoti M. Muzhani tregon se në vitin 1945 u sekuestruan përmbi 15 copë piano nga regjimi komunist I Tiranës së kuqe. Pianoja e Muzhanëve të njohur si aristokratë përfundoi në Shtëpinë e Kulturës Shkodër (sot pas 1990 është Konsullata Italiane) për disa vjet dhe më pas në Shtëpinë e Kulturës në Pukë, për të shoqëruar fyellin e çiftelinë e për t’u shkatërruar pa nam e nishan...

Le të jetë ky një mesazh thirrjeje për qytetarët shkodranë për të lëvizur e me zë të thuhet e vërteta në shesh shkatërruesve të vlerave të kulturës së qytetit tonë, sepse po nuk e kërkuam ne vetë, na rrofshin pianofortet e lavdia e kaluar që u tret si qiriu në flakë...