| E hene, 07.10.2013, 07:58 PM |
PËR NJË PËRFAQËSIM TË MIRËFILLTË TË DIASPORËS
(KNSH, pa
pjesëtar të diasporës?!)
Nga Xheladin Zeneli, Nju Jork
Me 29 Shtator,
2013 u zhvilluan zgjedhjet e reja të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal
të Zi, me ç'rast u zgjodhën edhe 16 anëtarë të ri të kuvendit të elektorëve. Që
në fillim, iu uroi zgjedhjen anëtarëve të rinj të KNSH-së dhe iu dëshiroi
suksese në punën e tyre në realizimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në
Mal të Zi.
Megjithate, nuk
mund dhe të mos vërehet një mangësi në përbërjen e anëtarësisë së kuvendit të
elektorëve.Kjo mangësi,sipas mendimit tim, është se në kuvendin e KNSH-së nuk
ka asnjë anëtarë apo përfaqësues të diasporës shqiptare(!?).
Diaspora
shqiptare përbën afër gjysmës së popullsisë shqiptare në Mal të Zi ( kryesisht
në SHBA) dhe deri më sot nuk është e përfaqësuar në asnjë organ legjitim në
vendin e origjinës së vet. Pse gjithë ky anashkalim i diasporës në aspektin e
përfaqësimit të saj?
Mendoi se të
gjithë pajtohemi me faktin se diaspora shqiptare , respektivisht diaspora
shqiptare me prejardhje nga trojet e veta etnike në Mal të Zi, ka dhënë dhe gjithënjë
vazhdon të jap një kontribut të çmuar për atdheun dhe vendlindjen dhe tashmë
është koha që po e njëjta diasporë të përfaqësohet me dinjitet dhe të jetë
prezent me zërin e vet në proceset ku vendoset apo këshillohet e ardhmja dhe
fati i kombit,si pjesë e cilit eshtë edhe vetë diaspora.
KNSH u themelu
në vitin 2008 në përputhje me standardet eurupiane për drejtat e popujve pakicë
dhe është organi më i lartë përfaqësues i shqiptarëve në Mal të Zi i cili në
përbërjen e vet ka, përveç përfaqësuesve të faktorit politik edhe përfaqësuses
të profileve të ndryshme që nga fusha e arsimit, informimit, artit e kulturës e
deri tek sektori joqeveritar dhe i pavarur.Njikohësisht në Këshillë janë të
përfaqësuar pothuajse të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi.
Gjysma e
elektorëve të Kuvendit të KNSH-së (16 anëtarë ), sipas pozitës dhe funksionit
që mbajnë në skenën politike shqiptare në Mal të Zi,me automatizëm janë pjesë e
kuvendit të elektorëve, kështu që do të ishte e udhës që ,gjithashtu me
automatizëm, disa anëtarë të diasporës shqiptare të jenë po ashtu pjesë e këtij
kuvendi.Kjo do ti shërbente marrëdhenieve të mirëfillta në mes diasporës dhe
vendlindjes si dhe do të dëshmonte respektin e merituar të vendlindjes ndaj
diasporës së vet.Përmes përfaqësuesëve të vet diaspora shqiptare do të ishte në
gjendje të komunikonte drejtë për drejti çështjet që në rend të parë
preokupojnë vetë diasporën por njikohësisht edhe çështjet që kanë të bëjnë me
statusin e shqiptarëve në përgjithësi në Mal të Zi.
Vetë Statuti i
KNSH-së potencon bashkëpunimin me diasporën.Në pjesën ku përshkruhen qëllimet e
Këshillit ( neni 8), në mes tjerash thuhet : "... Bashkëpunimi dhe
avancimi i marrëdhënieve me shqiptarët në diasporë, me qëllim të mbrojtjes së
të drejtave të tyre qytetare dhe politike, si dhe avancimi i identitetit të
tyre nacional, kulturor, gjuhësor dhe fetar...".Gjthashtu,në kuadër të
KNSH-së egziston edhe "Komisioni për bashkëpunim me shqiptarët në vendet e
tjera".
Pra, ky
bashkëpunim dhe avancim i marrëdhënieve me shqiptarët e diasporës mund të
arrihet në atë mënyrë që diaspora të kenë përfaqësuesit e vet në KNSH. Vërtetë
që KNSH është vetëm organ këshillëdhënës dhe nuk ka kompetenca vendim-marrëse,
megjthate pjesëmarrja e diasporës në kuvendin e këtij Këshilli do të ishte shumë
domethënëse.
E kam cekur edhe në shkrimet e mëparshme se është tepër e rëndësishme që diaspora mos të shikohet ekskluzivisht si burim i ndihmave financiare ndaj vendlindjes ,por njokohësisht edhe si partner i vërtetë në marrjen e vendimeve të përbashkta.Rruga e bashkëpunimit nuk duhet të jetë rrugë një drejtimi por gjithëmonë rrugë dy drejtimesh. Inkuadrimi i diasporës shqiptare në proceset vendim-marrëse për çështjet me rëndësi jetike për popullin shqiptar është ,jo vetëm i nevojshëm por edhe i domosdoshëm ,posaçërisht tani kur pozita e shqiptarëve në Mal të Zi vazhdon gjithënjë të jetë e pafavorshme dhe kërkohen forca dhe energji të përbashkta në angazhimin e zgjidhjes së saj.