| E diele, 06.10.2013, 05:50 PM |
Rreth shkrimit të një militantit demokrat nga Kosova, me titull
E majta fitoi përmes premtimeve të imagjinueshme të cilat do t i kthehen si bumerang në zgjedhjet lokale
,,Shëndetësia falas,, dhe ,,300.000.. në punë, i sollën të majtës qindra mijë vota të së djathtës
Shkruan
Reshat Nexhipi
Ky është opinioni i autorit i cili mbetet anonim, duke u arësyetuar, citoj ,,Perëndoi më koha kur kundër kryeministrit mund të lihnje si qeni ditë e natë dhe mos të mungonte qime nga kryeja, kurse tashti, kush sillet në atë mënyrë, mund të mbetet, të paktën, pa një vesh,, fillon reagimin e tij duke vazhduar,citoj ,,Prandaj, nuk është gjë e rastit që figurat e shquara të PS-së, si dhe analistët, me përjashtime fare të vogla, kanë mbyllur gojën dhe kanë zgjedhur taktikën e heshtjes,duke humbur në këtë mënyrë dinjitetin dhe reputacionin e mëparshëm, kurse shumica e ministrave, sidomos dy vogëlushet, pa pyetjen e shefit, nuk do mundin të shkojnë as në VC,,! është opinioni i këtij anonimusi i cili, pas kësaj fillon të ,,zbërthejë,,titullin e shkrimittë tij, për mua tepër konfuz, por interesant, prandaj dhe vendosa ta ripublikoj
Opinionin
e tij e sqarron përmes shembullit të një
tenderit, gjegjësisht shitjes publike
të një objekti madhështor, citoj: ,,Paraqiten dy kandida
të. Njëri prej
tyre, ofron më pakë, sa e kish takatnë, dhe sa mendonte që vlen objekti, të cilin e shfrytëzonte tetë vite me
rradhë, pra tregohet i sinqertë, kurse tjetri, shtriu këmbët sa se kish
jorganin, duke ofruor shumë më tepër se i pari dhe në këtë mënyrë,
fiton objektin, gjë që
është fare normale, prandaj dhe të pranishmit i duarëtrokllitën dhe ia uruan, duke
përfshirë këtu edhe kandidatin tjetër,i cili u tregua xhentë
lmen. Duartroklita edhe unë, edhepse jam demokrat, si dhe qindra dhe mijra demokratë të tjerë,të cilët i gëzoi premtimi i 300 mijë të pa punve, shëndetësia falas,etj.,, Mbaron citati.
Mirëpo,
vazhdon autori anonim, citoj ,,Fituesi i objektit, mbasi merr çelsat dhe
hyn në të,kur vjen momenti për të paguar të hollat, pendohet
dhe nuk jep sasinë e premtuar, se nuk e kish, por vetëm një pjesë të saj. Pronari i objektit, kuptohet, mashtruesin e hedh në gjyq, i cili, sjell vendim që blerësi, ose të paguajë tëra paratë e premtuara ose t i kthejë objektin kandidatit të parë, në të kundërtën, e pret burgu. Meqenëse blerësi e kishte tepër qejf objektin, të cilin e ëndëronte vite me rradhë, preferoi më tepër burgun se sa t ia kthente kandidatit tjetër, të cilin nuk do ta shikojë në sy. Burgosjen e tij e mirëpriti tërë bota progresive e cila urren mashtrimin, përveçse ,,Trojkës,, gjegjësisht pensionistit aventurist të Ingliterës (!?-R.N) dhe dy përfaqësuesëve të ShBA-ve, të cilët,në fund të mandatit !,u lidhë këmbë e kokë me ish shefin e Tiranës për shkaqe të cilat nuk dihen,, e përfundon reagimin anonimusi, i cili, në vend të emrit, shërbehet me fjalinë e gjatë ,,Një kosovar i brengosur për fatin Shqipërisë, që,fatkeqësist, do drejtohet edhe nga disa pasarsardhës të bllokmenëve,,!? (shenjat janë të mijat, nënvizimet të autorit).
Sa ky autor i këtij shkrimi, siç thashë, tepër konfuz, ka të drejtë ose sa gabon, po ua lë lexuesëve, të përgjigjen.