| E shtune, 05.10.2013, 12:36 PM |
Kush është El Salvadori që e ka njohur pavarësinë e Kosovës
Nga Ismet Azizi
El Salvadori e
ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 105-të që njeh
vendin tone.
Ministria e Punëve
të Jashtme eKosovës, përmes Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork, ka pranuar
notën verbale të njohjes së Kosovës nga Republika e El Salvadorit.
Në notë verbale,
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së El Salvadorit e informon
ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj për vendimin e Qeverisë
së Republikës së El Salvadorit për njohjen e Republikës së Kosovës shtet
Sovran, nofton zyra për informim e kësaj minsitrie.
“Konsullata e
Përgjithshme e Kosovës në New York ka pranuar njoftimin e El Salvadorit për
formalizimin e njohjes së Kosovës. Faleminderit El Salvadorit, qeverisë dhe
popullit të saj”, ka shkruar Hoxhaj.
Ndryshe, njohjet
e fundit kanë ardhur nga Libia, Grenada dhe Tajlanda, kurse njohja më e re nga
El Salvador shënon edhe njohjen e 105-të që i bëhet Kosovës pas shpalljes së
pavarësisë, më 17 shkurt, 2008.
El Salvadori
është shteti më i vogël dhe me dendësinë më të madhe të popullsisë në Amerikën
Qendrore. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i vendit është San Salvadori. Santa
Ana dhe San Miguel janë gjithashtu qendra të rëndësishme kulturore dhe trgëtare
në vend dhe në të gjithë Amerikën Qendrore. Salvadori kufizohet me Oqeanin
Paqësor në perëndim, me Guatemalën në veri dhe Hondurasin në lindje. Rajoni
lindor i tij shtrihet në bregun e Gjirit të Fonsekës, përballë Nikaraguas. Në
2011, Salvadori kishte një popullsi prej rreth 6.251.495 banorësh, të përbërë
kryesisht nga Mestizos
Era koloniale si
e Francisco Morazán dhe Gerardo Barrios ka sjellur ndikimin francezë nga këta
sipatizues të kodit të Napoleonit. Për këtë arsye edhe ndarja administrative e
territorit të Salvadorit ka mbetur sipas këtij kodi.
Për shkak të
trazirave të brendshme, luftës së gjatë civile dhe fatkeqësitve të shumta
natyrore, ekonomia është e dobët Salvadori dhe ngadal po pëermirësohet. Falë
ndihmës së huaj dhe asistencës së emigrantëve të cilët gjatë luftës kishin
braktisur vendin, situata është po përmirësohet, eksporti është në rritje dhe
inflacioni në vitet e fundit është duke u reduktuar.
Shumica dërrmuese e popullsisë, rreth 90% janë pasardhës të përzier të indianëve amerikan dhe spanjollëve . Indianër shumë pak i kan ruajtur zakonet dhe traditat e tyre. Në aspektin fetarë, shumica e tyre janë katolikë, ndërsa protestantët janë në rritje. Vlerësimet për vitin 2005 thuhet se ka 6.880.000 banorë, nga të cilat Salvadorian etnike (jo-romane) janë 6 221 000, pjesën tjetër e përbëjnë të paktën 10 grupe etnike, të cilat janë:-Pipil- indianët (264,000);-Lencë- indianët (39,000), anglo-amerikanët (13,000); Kekç-indianët (13,000), gjermanët(7100); Pokomam-indianët (6,200), kinezë (1,700), arabë (1300); hebrenjë (700), turq (500).