| E shtune, 05.10.2013, 11:09 AM |
TE BURIMI I LUMIT TE ISTOGUT
(Reportazh)
Nga Selim M. Nengurra
Këtë verë ndejta
gjatë në pushime ne vendlindje dhe perqudi sado qe ishin kushtet dhe mundsitë
per te shetit gjithandej trojeve arbnore, unë disi nuk e kisha at dëshirë, u
perqendrova ne Istog, ne mesin e njerzve te mi familjar e kushëri, ne mesin e
miqëve dhe koha iku shumë shpejt , Katër mujë mu duken si kater ditë. Iku
shpejt koha sepse Istogu duket te jetë i krijuem nga Zoti per te ken vend ku
pushon shpirti, ku njeriu ndihet krenar se asht istogas e asht shqiptarë.
Istogu ka gjithçka i duhet njeriut per te pas jeten e rehatshme e te begatshme
dhe Istogu ka njerëzit e urtë e te sjellshem që dallojnë nga të tjerët e viseve
arbnore. Duket se me urtësi e civilizim Istogu e istogasit janë nji hap para
vendeve tjera te trungut tonë arbnorë.
Lexuesit jo
istogas do me akuzojnë per lokalist, por unë do sjell në kete reportazh disa
ilustrime qe vertetojnë këtë qe e them dhe kush nuk beson le te urdhnojë te vi
në Istog.
Rranx bjeshkve nga zemra e shkembinjve ne krye te qytetit rrjedh lumi i Istogut që asht burimi i jetës per njerzit , dhe per floren e faunën e Istogut dhe shumë fshatnave per rreth.
Kur në mbramje
nga majat e bjeshkëve te Istogut fryen nji puhi flladitëse qytetarët dalin e
ecin dhe mbushin mushknitë me ajrin e paster te keti vendi. Fatmirësishtë
tashma edhe Kuvendi i komunë ka asfaltue rrugen rreth e qark Istogut per te pas
mundësinë qytetarët nga te gjitha anët te shkojnë te Burimi i lumit Istog.
Edhe unë dilja shpesh me nipat e mi e me zonjen time dhe pushoja ketu ma mirë se askund tjetër ne rruzullin e tokës. Veç ajrit te pastër ketu asht mundësia ta shef jeriu tanë qytetin dhe larg sa shef syni hapsinen e Podgurit. Po u kethye njeriu dhe shikon shkembinjët mbi burimin e lumit shef atje nalte Shpellen e Jerebisë e cila ju ka sherbye si vendstrehim kaqakve e luftëtarve te rretthines te cilet me pushke në dorë kanë mbrojtë keto treva nga pushtues te shumtë turq e sllav, qe gjithmonë e kan pa se Istogu asht vend ku jeta rrjedh nga zemra e gurit dhe e kanë lakmue per veten e vetë.
Qyteti i Istogut
ka marr pamjen e nji vendi urban te bukur, me nji infrastrukturë te mire ,
normale e moderne, janë ndertue shumë ndertesa banesore dhe po i shikoj njeriu
nga naltësite duket se shef nji qytet te madh dhe modern. Nga Istogu deri te
secili fshat ka rrugë te asfaltueme, ne secilin fshat e vendbanim ka arrijt
ujësjellsi dhe ne shumicen e tyne edhe kanalizimet per ujnat e zeza janë
rregullue.
Qendra apo zemra
e Istogut asht Hotel restoranti TROFTA pronë kjo e z. Ismai Bytyqi, keti
istogasi te mirë e të ndershem puntor e human, i cili me vite ka dhan e jep
kontribut te madh per Atdhe e Vendlindje. Sot TROFTA si kompani , pra Hoteli
bashk me hurdhat e peshqve janë baza e ekonomisë istogase ku punojnë mbi 100 (
se di saktësishte shifren ) veta dhe kjo do thotë se nga TROFTA sigurojnë
mirqenjen e buken e gojes po aq familje.
TROFTA vizitohet
verës shumë dhe ne vlugun e pushimeve kur nga mergata vijnë edhe mergimtarët
ketu pritet me radhë per nji vend me u ulë me ngran mengjes, drekë apo darkë.
Ketu vijnë musafirë nga e tanë Dardani dhe edhe turist te shteteve tjera. Infrastruktura e Hotelrestorantit dhe ushqimi i shijshem janë arsyeja e frekuentimit të kaq shumë musafirve.
Ne Istog
pushtetin lokal e ka LDK-ja dhe ketu gjithmonë do e ketë LDK-ja sepse Istogu
asht vendlindja e Shejtit te Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova dhe istogasit jan
rugovista , jan LDK-ista dhe tek e fundit garnitura e lidershipit te deges së
LDK-së në Istog asht e mirë , e ndershme dhe e pa korruptueme.
Nuk guxojnë
istogasit te bahen korruptiv as te bahen kriminel sepse kan rranjët thellë në
këto troje ku gjithmonë pat burra trima e atdhetar dhe nuk i turpnojnë eshtnat
e tyne , te parve te vetë. Asht krenari me ken istogas dhe asht privilegj per
diken tjeter te vi e ta vizitojë kete vend te bukur e hyjnor ku lindi, u rrit
dhe u shkollue Shejti Ibrahim Rugova.
Pra ishte vendlindja ime Istogu me bukuritë dhe begatitë e veta që nuk me leshoj kambësh ( sikur thotë fjala e popullit ) qe te vizitojë vise tjera arbnore.