| E premte, 04.10.2013, 09:04 PM |
Dështimi i një rendi shoqëror e politik
Politika aktuale në Kosovë, njëmendësisë i ka lënë hapësirë, madje aq hapësirë të mjaftueshme të gjithë individëve, grupeve radikale të cilët shpërfaqen në qendra të ndryshme, në mënyrë që të mund të imponojnë idealet fetare e synimet politike në shtresa të gjëra brenda shoqërisë sonë. Shpërfaqja e tyre nuk ka emër tjetër, veçse një islam politik në dimensione minimale dhe me tendencë gjithherë më zmadhuese.
Nga Bekim
Rexhepi
Çdo kush beson
në një rend politik racional dhe moral, ne ato parime abstrakte me vlera
universale, qe mbase edhe sot mund të arrihen. Por, për të ardhur në këto
mundësi duhet që të mbizotëroi njohuria dhe mirëkuptimi nga institucionet më
përkatëse, të cilat duhet të luftojnë pakompromise korrupsionin e secilit
individ apo grupeve të izoluara. Në të kundërtën faji i dështimit bije
domosdoshmërish mbi atë shoqëri e cila nuk arrin të krijoj standarde racionale.
Janë të njohura
shumë zhvillime dhe dështime të rendeve shoqërore në botë, në këto nuk bënë
pjesë vetëm lindja por edhe disa vende në perëndim. Por në masë më të zgjeruara
të dështimeve radhiten shtetet e lindjes, këto shoqëri e kanë të vështira të
krijojnë një stabilitet të një rendi shoqëror me vlera universale. I duhen dhe
kohë të tjera qe të tregojnë prova dhe sakrifica të mëdha, mbase disa tendenca drejtë
zhvillimit duket se janë shfaqur, po tregohen një angazhim i madh dhe një
sakrificë se këto shoqëri monolite po ndryshon edhe koncepti i shtetit me
kombin dhe regjimet. Shumë regjime po bijën, me dhimbje dhe me tmerre të
papara.
Regjimi i
Sirian, është në prag të rënies, por siç është i destinuar duket se do akoma
kërkon kohë, rezistencë dhe sakrifica të tjera. Regjimet gjithnjë gjithkund
janë të dhimbshme e, sidomos për ato shtet të cilat kanë një shoqëri me shumë
prova dështimesh në arritjen e përmbushjes së standardeve universale. Në
teoritë politike ka shembuj të shumtë se si këto shoqëri të degraduara kanë
prodhuar edhe regjime të egra dhe të tmerrshme në historinë botërore. Por, nga
rënia e këtyre regjimeve disa shoqëri kanë arritur të zgjohen fare ndryshe,
madje duke dhënë edhe shembuj të një ndryshimi kolosal. Perëndimi qe nga pas
lufta e dytë botërore nuk ka më probleme të theksuara, sepse pushtetet tashmë
vijnë dhe bijën nga vota e lirë në sistemet demokratike. Derisa lindja të ketë
sisteme demokratike do të vazhdojë të krijojë dhe të sjelli probleme edhe ne
perëndim. Iraku, Egjipti, Siria dhe Irani janë nën potencialin e perëndimit,
sepse problemet qe shfaqin këto shtet të lindjes, do të vazhdojnë të mbajnë
akoma edhe më shumë kujdesinë, rritjen e një influence gatishmërie të
perëndimit kundrejt lindjes. Perëndimi nuk përbën kërcënim për lindjen ashtu
siç shfaqet lindja me perëndimin. Retorika dhe terrori i lindjes drejtë
perëndimit ka prekur kufijtë dhe limitet e intervenimit politik e ushtarak të
perëndimit, më të vetmin qëllim që edhe atje të krijohen vlera dhe standarde të
njëjta, universale për gjithë njerëzimin dhe botën. Ky është një argument më
shumë se sa teorik që domosdo lidhet me vet natyrën njerëzore, ashtu siç është
me realitet dhe proceset historike, ashtu siç zhvillohen ashtu edhe do të
përcaktojnë realizmin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Politika
ndërkombëtare akoma mëton ti nënshtrohet provës së dyfishtë, të arsyes dhe të
përvojës. Dhe ndodhë shpesh që lidhur më të, aty këtu të krijohet mosbesim, i
të ngutshëmve dhe i të shfaqurve skeptik se politika ndërkombëtare, nuk ka
reaksionin e duhur në kohë dhe se përfundimi në çështjet politike më shumë
përmban opinione, se sa të vërteta. Konstatimet e tilla nuk qëndrojnë sepse ajo
gjithnjë siguron fakte dhe kuptimi i tyre përmban analiza, arsyetime dhe
veprime mbi të cilat vendoset politika.
Konflikti civil
në Siri, nuk ka pasur fare përmasat e luftës në Kosovë, dhe regjimi i
Millosheviçit, nuk kishte për qëllim qe të mbante pushtetin e tij, siç e bënë
Asadi. Millosheviqi nuk kishte qëllim që Kosovën ta mbante me shqiptar, ai e
donte serbizimin e saj. Asadi e do pushtetin e tij me fanatizëm për ta mbajt
për aq kohë, deri aq sa të jetë e mundur. Kosova nuk ishte Serbi, për
Millosheviqin ndaj e filloj konfliktin me shqiptar për ta shndërruar më vonë në
luftë shfarosje. Asadi e ka konfliktin me opozitën rebele, por edhe për Asadin
e, edhe për opozitën Siria është vend i tyre, dhe pak rëndësi ka koncepti për
shtetin. Shqiptaret dhe Serbet janë fare popuj të ndryshëm, tjetër me gjuhë e
kulturë, ndaj nuk mund të qëndrojnë paralelizmat e asnjërës dhe as tjetrës
përveçse dëshirës së një intervenimi ndërkombëtar.
Një intervenim në Siri, mbase çdo ditë e më shumë po bëhet më i vështirë për shkak edhe të opozitës, e cila gjithashtu është e përfshirë ne krime të rënda. Mu për këtë, faktet dhe analizat politike ndërkombëtare kanë komplikuar qartësimet dhe akordimet e plota për të mbërritur në përfundime se me çfarë të veprohet në Siri. Demokracia e vendosur në Siri është e vështirë, sepse edhe po të hiqet Asadi, një opozitë e kriminalizuar është po aq e penalizuar.
Islami politik
Së pari shfaqet
shumë lojal dhe më pas kërkon shtrirje të lehtë në gjithë hapësirën e mundshme,
gjithnjë me të tendenca për tu mos u viktimizuar me çështje politike. Por nuk
heziton në asnjë formë të mos kyçet në zhvillimet politikë diku më aktivë e
diku më pasivë. Pra, disa krerë të islamit ashtu si gjithë politikanet, po
orvaten të krijojnë pushtet. Cilado qofshin synimet themelore të një individi
në politikë ato kanë të vetmin qëllim parësor pushtetin. Ndaj edhe shtetarët
edhe popujt mund të kërkojnë ne thelb të kenë liri, siguri, mirëqenie apo edhe
vet pushtetin. I përcaktojnë objektivat e tyre sipas idealit fetar, filozofik,
ekonomik apo edhe shoqëror, gjithnjë duke menduar e shpresuar se do të mund ti
materializojnë, çoftë me forcat e tyre, hyjnore apo përmes zhvillimit të
natyrshëm të problemeve njerëzore.
Në këtë fokus
është zgjuar edhe islami politik, i cili po përpiqet gjithashtu të çojë më tej
përmbushjen e tij përmes mjeteve jo politike, por duke shfrytëzuar ndikimin
fetar. Qartë duket se krerët dhe përfaqësuesit e islamit politik, tashmë kudo
flasin dhe prononcohen në emër të shtrirjes së tij dhe me çdo kusht kërkojnë qe
kjo shtrirje e tyre të shpërblehet edhe me pushtet.
Duhet saktësuar
se Islami i tillë nuk mund të ketë kuptim në shoqëritë industriale, atje ku ka
një sistem politik, i cili është fare i laicizuar. Edhe islami duket se do të
shkoi kah leicizmi i përpjesshëm sepse nuk mund të mbahet doktrina gjithmonë me
mjete të dhunshme. Megjithëse islami në ato vende ku është feja mbizotëruese,
akoma nuk ka pësuar zvogëlime por dukshëm është forcuar, por ky fakt nuk është
një faktorë, i cili tregon përmasat dhe natyra e leicizmit, sepse ay nuk ka
përfunduar.
Formalisht
islamizmi nuk ka kler, sepse akoma nuk e ndan zyrtarisht xhaminë nga shoqëria,
por deri diku ai anashkalohet me shtetit. Në dekadat e fundit, po nxirren shumë
qendrat tipike dhe individ të ndryshëm që orvaten të mbajnë idealin për njeriun
(e tyre), çoftë ne fushën fetare apo atë politike.
Këto tendenca
për marrë pushtetin janë në rritje dhe fatkeqësisht po drejtohen nga segment të
të njëjtës metodë dhune. Apo rrezikohet Kosova nga islami politik është një
pyetje ditore? Po. - Është një përgjigjeje e prerë, sepse janë shfaqur grup,
individ të shumtë që po mblidhen ne qendra tipike dhe po kërcënojnë vlerat
universale të njeriut. Islami po i kërcënohet edhe strukturave të shtetit, duke
mos i lënë qasje brenda organizimit të saj. Duke përdorur diktate e dhunë, ata
synojnë të kenë shtrirje në të gjithë hapësirat e vendit dhe duke menduar të
shfaqen edhe me fundamentalizmin si ngrehinën e fundit drejt pushtetit politik.
Politika aktuale në Kosovë, njëmendësisë i ka lënë hapësirë, madje aq hapësirë të mjaftueshme të gjithë individëve, grupeve radikale të cilët shpërfaqen në qendra të ndryshme, në mënyrë që të mund të imponojnë idealet fetare e synimet politike në shtresa të gjëra brenda shoqërisë sonë. Shpërfaqja e tyre nuk ka emër tjetër, veçse një islam politik në dimensione minimale dhe me tendencë gjithherë më zmadhuese.