| E enjte, 03.10.2013, 07:42 PM |
ATYRE QË PËRFITUAN NË KURRIZIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS QË E THEMELOI IBRAHIM RUGOVA BASHKË ME POPULLIN_MËRGATËN LDK iste SHQIPTARE
Një letër- shkrim njifar Dr. Driton Lajqit
Nga Xhevat
Rexhaj
Të pakurrizorët,
mjeranët stalinist, rrencat e historisë dhe përfituesit nga hajnia dhe krimi
sot e gjithë ditën rrejnë duke mos e pranuar hstorinë e vërtet që atyre ua
mundëson që sot me post studimet e tyre të blera me para mohojnë se u shkolluna
nga paratë e mia, nga paratë e mërgatës, dhe nga organizimi që e kishte
projektuar elita shqiptare në krye me Presidentin historikë Ibrahim Rugova
Ka shumë vite që
lexoi, dëgjoi dhe shof se si disa të mjerë, disa zhvatës të të mirave që solli
çlirimi dhe liria e Kosovës, nuk mëtojnë që në vazhdimësi ta mohojnë
realitetin, ta kundërshtojne historinë, dhe në fundë ta njollosin veten dhe
shkollimin e tyre.
Në vitet e 90
ta, kur populli shqiptarë në Kosovë me Deklaratën Kushtetuese të 2 Prillit, me
Kushtetutën e Kaqanikut të 7 shtatorit, me referendumin për pavarësi të vitit 1991,
dhe me zgjedhjet e para pluraliste në Kosovë themeloi Institucionet shtetërore
edhe pse nën okupim, por të pranuara dhe legjitime për vet ne shqiptarët, ky
popull pra u orientua drejte dhe pas vizionit për shtetin demokratik dhe të
pavarur që do depërtonte në të gjitha kancelaritë e botës si lajm kryesor aso
kohe. Institucionet që u formuan, që nga Parlamenti, Presidenti dhe vet
Qeveria, menjihere formuan resorë të ndryshëm, në bazë të rrethanave dhe
kushteve që ishin nën një okupim klasik serbo-sllav, si detyrë parësore e patën
qështjen e shkollës dhe shëndetësisë, si dhe resorët e tjerë si minsitria për
mbrojtje dhe ajo e sigurise, që funkcionuan ashtu si lejonin rrethanat. Sidomos
rreth arësimit u vu i gjithë kapaciteti dhe e gjithë klasa intelektuale, duke
krijuar rrethanat që shkollat shqipe të fuinkciononin të pavarura dhe me plane
e programe të Republikës së Kosovës. Me shpejtësi marramendëse në gjithë
territorin e Republikës u instalua sistemi shkollor, dhe edhe pse me represion
e brutalitet pengohej kjo nismë, këtë nuk munden ta ndalin as policia e as
ushtria serbe, shkollat shqipe, prej fillorës e gjerë në Univerzitet e nisën
punën e tyre të pandalshme, dhe me kohë shumë shtëpija u shëndrruan në
shtëpi-shkolla, një fenomen mrekullues që vetëm shqiptarët ditën ta
organizonin. Mësue, arësimtarë, profesor e staf akademik iu rrekën punës dhe
angazhimit të madh që ky proces të mbahej gjallë dhe të forcohej shumë edhe pse
kushtet dhe financimi sihin problem i madhë, por vullneti i stafit aresimor, i Institucioneve
të Republikës dhe i pronarëve vullnetar të shtëpijave shkolla ishte tepër i
madh që ky sistem shkollor të mbahej gjallë dhe, atë nji dekadë të terë. Ishim
pra ne mërgimtarët që dëgjuam kërkesën dhe detyrimin kushtetues që dilet nga
Institucionet e Kosovës aso kohe, ku ne ishim përkrahës të denjë të republikës
më në krye IbrahimMe këte¨rast une do e them këtë: Luftëtarët dhe trimat më të
mëdhenjë të kohës ishin mësimdhënësit dhe pronarët e shtepi-shkollave, të cilët
nuk lejuan që mijëra të rinjë, e sdudentë të mbesin nën mëshirën serbo-sllave,
apo të mësonin shkollat serbe që ndoshta dikujt që nuk e pranonin Republikën e
Kosovës, apo siç e quanin aty këtu nga mëria ( si Qosja me kompanin e tij
marksiste-leniniste) Republika e Rugovës. Epo kjo Republikë dhe ky Rugova
mbajtën të zgjuar me qindra e mijëra fëmijë,të rinjë e student në identitetin e
tyre shqiptare me ndjenjën se shteti egziston, se pavarësia mbetet realitet,
deh se Serbija do largohet nga Kosova, si rezultat edhe i krijimit të aleancave
me SHBA e shtete të tjera demokratike.
E tash të
ndalemi te disa njerëz që sot janë kinse të rritur, të shkolluar, punojnë nepër
Institucione, nepër shkolla, univerzitete, spitale e fusha të tjera jetësore,
por që dikur ishin ose nxënës ose student të asaj Republikës së Ibrahim
Rugovës, ishin pra ata që sot pllasin si lopët kundër atij shkollimi dhe asaj
Republike, apo i bie që këta e mohojnë pra vet shkollimin e tyre, nga i cili
dolën me diploma të shtëpi-shkollave, atëher nëse janë rrot të samës le ti kthejne
ato diploma dhe le të shkonë në Serbi e të marrin të tjera. Të tillë të bëjnë
me vjell, të tillët janë e keqja edhe e sotme e shtetit, ngase këta , mu këta
që flasin kundër atij sistemi, nga i cili morën diploma këta nuk sjellin
rezultate as nuk i morën titujt e ndryshëm që sot kanë si magjistra apo doktora
shkenece, jo se këta tituj i morën si rezultat se kishin mu diplomat me vulën e
Republikës së Kosovës, republikës që ua mundësoi Prewsident Rugova dhe populli
në përgjithësi e sidomos ne mërgata që paguam nga djersa e jonë për mesuesit, e
profesorët që të mësonin tipat e Driton Lajqit, , Albin. Kurtit, Bujar Dugollit
e tipave të llojit të tyre, apo shokëve të tyre që sot e gjithë vitet e kaluara
vjellin vrerë kundër Presidentit dhe kunder ne shumicës shqiptare, që përmes
LDKse ua krijuam kushtet të shkollohen në ato kohë. Sot më frymëzoi më shumë të
shkruaj këtë shkrim, ta quaj letër këtij farë “ Doktori” të shkencave ?????
Driton Lajqi, i cili tha se shkollimi nen pushim është i kotë, e me këtë rast
une të them o shok enverist, nëse je burr dhe shkollovan atëhere ktheje atë
diplomë që e ke marrë ato kohë kur shkollimi ishte i kotë. Po si nuk të vie
turp të nënçmosh edhe vet shkollimin tëndë, po si nuk ke pakëz njerëzi të
thuash dy tri fjali për ato sakrifica të mijëra mësimëdhënesve, të mijëra
shkollarëve e moshatarëve tuaj, që sot me ato diploma fitoni para, rroga dhe
bëni jetë luksoze. Ka të tillë si ty o jo mirënjohës, që sot me ato diploma të
po atij shkollimi të “kotë”, janë gazetare, janë profesor, janë biznismen, janë
moderator, janë mjek, janë juristë, janë ekonomistë, janë ministra, janë
diplomatë e të tjera. Besoi se shumica absolute nuk pajtohen me ty dhe me
ideologët tuaj, por jam i vetëdijshëm se ka edhe disa si ty, që sot e zhvatin
Kosovën, si në politikë, si në Univerzitet, si në ekonomi e kudo tjetër me
hajni, me plagjiatura, me korupcion e çka jo tjetër, dhe shumicën i ke shok në
Institucione që sot njihen si institucionet më të korruptuara në botë. Populli
thotë një thënje: “ Mos harro, mos nënçmo, mos u bë mosmirënjohës, mos fsheh të
vërtetën, mos ia ha hakun atij që të ka mbajt, mos e përbuzë djersën e huaj që
të ka dhanë bukë, mos e baltos atë që të ka ndihmue, mos u mundo rrenen ta bësh
të vërtet, se një ditë do të të mallkoi Zoti, e të harroi populli yt".
Shkolla shqipe e
viteve të 90 ta është vet historia e themelimit të shtetit të pavarur të
Kosovës, andaj nëse nuk e çmon atëhere mos e moho, se përndryshe të zenë
sakrifica dhe mundi i mijëra shqiptarëve që mbajtën gjallë arësimin shqip, e
elarguan përgjithmonë shkinishten, kjo si letër e imja le të jetë “selam” edhe
për të gjithë ata të tjerë si Ty që mohojnë historinë, ngase veten e juaj e
keni të mohuar te qytetarët e Kosovës.