| E enjte, 03.10.2013, 07:57 PM |
Një Koalicion Kombëtar PS+LSI me PD i domosdoshëm për integrimin e Shqipërisë në BE
Nga Pirro Prifti
Asnjë lloj
gjysme politike nuk mund ta dërgojë Shqipërinë në BE nëse nuk arrihet një
marëveshje politike për të krijuar një koalicion kombëtar për drejtimin e
Shqipërisë kah inntegrimi i shpejtë në BE.
Jemi dëshmitarë
të gjithë këtyre viteve të grindjeve dhe të tendencës për përvehtësimin e e
meritave respektivisht si nga njëra palë politke ashtu dhe nga pala
tjetër. Asnjëherë dhe në asnjë rast Koalicionet partiake përkatëse ndonëse kanë
arritur suksese të pjesëshme në qeverisjen e tyre , nuk kanë mundur të arrijnë
dhe të plotësojnë kërkesat e KE dhe të BE për statusin e vëndit kandidat, e për
këtë arësye integrimi mbetet vetëm një ëndër e bukur e popullit shqiptar, i cili e nisi lëvizjen për demokraci me
parrullën ` E duam Shqipërinë si Europa`, dhe ka mbetur me këtë parrullë deri
më ditët e sotme me gjithë përpjekjet e miqve të Shqipërisë dhe të vetë BE.
Integrimi ka
mbetur vetëm një dëshirë sepse praktikisht në Shqipëri është luftuar fshehurazi
për ta mbajtur larg integrimit por dhe nuk kanë munguar përpjekjet e sinqerta
të faktorëve të izoluar shqiptarë të cilët gjithsesi heshturazi janë anash
kaluar apo luftuar.
Sigurisht PE dhe
BE nuk i kanë mbajtur sytë mbyllur pr gjithmonë kanë denoncuar rastet e racizmit, hipokrizisë, statistikave të rreme
, korrupsionit galopant, luftës së pa
principtë politike e cila ka vonuar pa dashje integrimin. Rastet janë të
shumta.
Duke filluar që
nga `92 , mungesa e përvojës nga ana e qeverisjes së PD dhe nga mentaliteti
komunist i drejuesve të saj Shqipëria precipitoi në luftë civile me pretekstin
e priamidave financiare por që në fakt, mungesa e përvojës qeverisëse dhe
papërgjegjshmëria e disa liderëve të cilët nuk dëgjuan perëndimin shkaktoi atë
kaos të rrezikshëm që u shua me anë të manaxhimit të shkëlqyer ndërkombëtar.
Megjithatë
integrimi dhe parrulla ëndërimtare `E duam Shqipërinë si Europa` , në këtë
periudhë 6 vjecare u harrua sepse u zëvëndësua me parrullën ekonomike të
`taivanizmit`(?!)
Pas `97,
qeverisja e koalicionit socialist arriti pjesërisht të stabilizojë situatën,
zbatoi pjesërisht porositë e PE dhe të BE, por për 8 vjet nuk arriti të
plotësojë as 2 detyrat kryesore të shtëpisë të lëna nga BE: inventarin e
pronave dhe `inventarin` e popullsisë.
Shqipëria mbeti
në një anarki të përhershme për shkak të drejtimit të dobët qeverisës qëndror
dhe local i cili u rëndua sigurisht nga korrupsioni. Lufta politike me opozitën e asaj kohe dhe
efektet negative duke vërtetuar thënien e Biblës; kur qeveritarët e një vëndi
grinden mes tyre atëhere vëndi nuk ecën mirë. Kaluan pra 13 vjet. Parrulla e
fillimit të viteve `90 kur u ndrua sistemi : ` E duam Shqipërinë si Europa`
mbeti përsëri ëndër.
Pas vitit 2005 e
deri në vitin 2013 qeverisja e djathtë me gjithë dëshirën e madhe për të fituar
statusin kandidat nuk ja arriti qëllimit dhe aspiratat për të mbetën
përsëri larg, pikërisht për shkak të
luftës së paprinciptë politike e cila kishte si përhera reminishencën e komunizmit të luftës së
klasave dhe të mos bashkëpunimit Pozitë
–opozitë për një cështje kaq strategjike.
Megjithe fitoren
e pjesëshme të futjes së NATO e cila u
bë më tepër për arësye gjeostrategjike se sa për arësye të realzmit të
standareteve ashtu si dhe të shteteve
anëtare të saj, Shqipëria nënëdrejtimin e koalicionit të djathtë pati po ato
mangësi si dhe qeverisja e majtë `97-2005: korrupsion, papunësi, mungesë
qeverisjeje cilësore me profesionistë por me militantë, mungesë zbatimi të
ligjeve dhe për me tepër të shkeljes së tyre.
Megjithatë kësj
ngarkesë anarkike të zakonshme të
papërgjegjshmërisë së politikës
shqiptare, perpjekjeve në dukje për
integrim, i u shtuan edhe disa
element neo-nacionalistë të rrezikshëm
si për brënda vëndit ashtu dhe për jashtë vëndit,duke shkaktuar një pështjellim në qarqet politike
europiano-perëndimore, dhe mbajtjen e rezervave
përkatëse ndaj këtyre shfaqjeve ndoshtë izoluara, në media (sepse flisnin 2 apo
4 vite VIP-a mediatikë), por gjithashtu problem i rrezikshmërisë mbetej i
lartë.
Këto element të
rinj negative të neo-nacionalizmit mbetën të jenë edhe sot :
-dëshira për një
Shqipëri etnike apo natyrale, e cila nuk korespendon me idenë europianë të
Shqipërisë së integruar,
-lufta mediatike
por edhe realisht herë e fshehtë dhe
herë e hapur kundër përfaqësuesve të
komunitetit ortodoks dhe mos-dhënia e pronave megjithë Rezolutën e PPE së 5 shtatorit, si dhe
racizmi i heshtur ndaj komunitetit rom
si dhe cfaqje të diskriminimit fetar.
Përsëri Parrulla e famshmë ëndërimtare `E duam
Shqipërinë si Europa`, mbeti largët ashtu
si pamja e një peisazhi futurist
të tipit Umberto Boccioni,. Politika shqiptare mbeti diametralisht e ndarë në
dy të kundërta të papajtueshme, të cilat sigurisht mbajnë larg integrimin dhe
shkaktojnë pakënaqësi dhe
neo-nacionalizëm.
Marrja e
pushtetit cuditërisht me votë plebishitare nga ana e koalicionit të majtë,
sigurisht ka lindur shpresat se cdo gjë do të shkojë në vëndin e saj dhe do të
eliminohen dukuritë negative të korrupsionit, keq-qeverisjes, mos zbatimit dhe
të shkeljes së ligjit, papunësisë, futja
në punë dhe largimi nga puna në kundërshtim me ligjet, pamundësia e
profesionistëve të drejtojnë vendin për shkak të presionit politik. Dita e tretë e qeverisjes Rama
(sipas ditëve të Kryeministrit në Kryeministri) të jep përshtypjen e një kthese
serioze, por tradita politike e
përplasjeve të mëdha të të dy spektrave politikë, (ashtu si dhe ditën e sotme
kur demokratët braktisën kuvendin), po na jep përshtypjen se cdo gjë do të
përsëritet njëlloj ashtu si një kopje e saktë
e 1992, 1997, 2005, 2013.
Në përfundim mendoj se BE dhe PE duhet të insistojë tek maxhoranca plebishitare e majtë, në krijimin dhe hapjen e mundësive për një koalicion të gjërë kombëtar përfshi dhe PD, sepse vetëm duke toleruar njëra tjetrën, vetëm duke bashkuar forcat intelektualë të të gjithë spektrave politkë, vetëm duke harruar zënkat e kaluara, vetëm duke e drejtuar vendin më anë të profesionistëve dhe të meritokracisë , Shqipëria do të mund të integrohet shpejt në BE dhe do të plotësosjë shpejt 12 kërkesat e BE (sepse përsëri janë shtuar dy të tjera: pronat fetare , por dhe ato të privatëve, dhe romët). Ndryshe historia do të përsëritet dhe Shqipëria do të xhirojë në vënd nje lloj si rrotat e një makine të ngecur në baltën e rrugëve të pa-asfaltuara.