| E enjte, 03.10.2013, 07:59 PM |
Selim M.
Nengurra
KU TA DERGOJ KËTE URIM
( Kushtue mikut tim te paharrueshem, vëllut tim Daniel Gazulli i baftë shpirti dritë sepse iku në boten e amshueshme me 12 nandor 2012 ).
Vite me radhë
Per këte ditë
Të dergova letër
URIM
Për ditlindjen
Tande
Se TI ishe
Baca im.
Sot jamë mërzitë
Nuk due te flas
As të shkruej
Nuk due
Ti ishe mik
Ishe si vëlla
Për mue.
Kujt ti them
URIME
Në këtë ditë
TI nuk je ma
Zanin s`ta
ndëgjojë
Jo as mesazhet
E Tua te ambla
Ma kurr sdo i
lexojë.
Sikur TI o Bacë
O vëlla Daniel
Ende të ishe
Në mesin tonë
Sa bukur
Do e festonim
Ditlindjen tande
Te gjashtdhjet e nandë.