| E marte, 01.10.2013, 08:23 PM |
RILINDJA,
GAZETAT, GAZETARI
NGA NEBI DRAGOTI
Edhe
bufi e ka të qartë pse kërkohet Rilindja…Që t’i japësh ftillimin e duhur
pyetjes i duhet bërë analizë gjëndjes në të cilën jemi.Duhet programuar
ndryshimi, që kërkohet:nisja, vazhdimi , metodika e punës, dhe ku do të
arrijmë.Në këtë aspekt, pritshmëria është e madhe dhe gjithë sytë janë kthyer
nga Qeveria e Rilindjes.I pari është intelektuali që duhet ta konceptojë drejt
dhe me ndërgjegjshmëri qytetare, se ç’është kurorëzimi i Rilindjes
2013.Rilindja e Atdheut me parametra të tjerë është baraz Rilindja e demokracisë
së vërtetë shqiptare.Gjithkush e dëshiron këtë arritje, se kjo është për të
gjithë.Nistore për Rilindjen qe vërtet e majta me liderin e saj E.Rama.Populli
mori shansin, por edhe e dha vetë me votimet këtë shans për ndryshimin e
madh:Atdhe pa korrupsion, Atdhe me shtet ligjor, Atdhe ku drejtimin duhet ta
marrë në dorë meritokracia e përkushtuar, Atdhe ku gjithsecili të punojë dhe të
gëzojë.Rilindja ngrihet përtej politikës së majtë dhe politikës së djathë.Është
për vendin tamam si Rilindja për Pavarësinë.Kjo është arsya më e fortë bindëse
që duhet t’i bashkohemi për ta mbështetur atë.Shqiptari duhet t’i japë
energjinë, mendjen, forcën e vet, sepse kështu jemi në shërbim të Republikës.
Kështu
vendit i rritim kredibilitetin, sigurinë, qetësinë, pastërtinë qeverisëse të
shtetit.Pastaj , të gjitha këto, mbeten trashëgim brez pas brezi.Rilindja është
baraz Shqipëria, kombi shqiptar, shqiptari me politikë të re të emancipuar, ku
rron me dinjitet dhe krenari, paqëdashës kurdo dhe me këdo.Rilindja figurën e
shqiptarit e kërkon të lartësuar:shqiptari mik i ngushtë e besnik i popujve, dashamirës
i fqinjësisë së mirë në tokën e vet, në trojet e veta, që i kanë lënë
gjyshstërgjyshët ilirianë.Rilindja është përfundimi i kapitullit ku do të
vulosë njëherë e mirë historikisht, pa u diskutuar nga të tjerët:Shqipëria
kombi më i vjetër në Ballkan.Shqiptari është figurë njerëzore vitale, me shpirt
punëtor, me zemër të madhe prej humani, me Skënderbeun, Ismail Qemalin, nënë
Terezën që i kanë dhënë emër Atdheut.Të ndjekim shqiptarisht rrugën e të parëve,
shembullin e tyre.Figura të tjera kësaj Rilindje do t’i shtohen.Ka dashakeqës, mosdashës
Rilindja 2013 siç pati edhe Rilindja për Pavarësi.Duhet kuptuar mirë:Rilindja
është për Shqipërinë, është për gjithë shqiptarët kudo që janë.
GAZATAT
Gazetat
kanë një mision, japin një mesazh, kanë një objektiv të cilat mbështeten tek
realiteti.Përceptojnë, analizojnë aktivitetin politiko-ekonomik, social-kulturor,
evidentojnë dukuri pozitive që janë në interes të Atdheut dhe bëhen promotorr
në këtë lëvizje.Ato, jo të gjitha, shfrytëzojnë për të pasqyruar në shtyp
standarte me motivet që kërkon shoqëria.Ka gazeta aktive dhe inaktive, ka
qëndrime të vakta, kur edhe problemet e vendit janë kryesore.Ka gazeta që , qëllimisht
, u largohen problemeve dhe , për zhurmë, i bien legenit.Dhe më e keqja është, kur
mbajnë qëndrim prej sehirxhiu, sidomos, ndaj programit qeverisës që
parashtrohet për zgjidhje.Këtu, është parimore që secilës gazetë, mbi këtë
problematikë duhet t’i rrahin çekiçat për të nxitur, madje edhe sygjeruar, kur
ka vend, për të rrokur nivle të reja në gjithë fushat e jetës të cilat, kështu
siç janë, kanë mjaftë probleme.Dhe këto probleme, që janë akumuluar, kërkojnë tërmete të fuqisë sociale për
ndryshim.Tek disa prej tyre, gama tematike, që kanë, po t’u bësh analizë të
hollësishme, është tepër e varfër, e njëanshme, ka përsëritje të njëra- tjetrës,
sepse e shikojnë tepër ngushtë, kështuqë trajtojnë shkrime, që kanë përmbajtje
të parcelave politike që zhvillohen në Tiranë.Çdo gazetë si tribunë e mendimit
intelektual të avancuar dhe emancipuar duhet të njohë Rilindjen dhe të japë
konributin e saj qoftë edhe duke i bërë oponencë konstruktive.Edhe oponenca kur
bëhet për mirë ka vlerë dhe duhet marrë në konsideratë nga
pushtetmbajtësit.Rilindja është kërkesë e domosdoshme mbarëpopullore, që e dikton koha, për të pastruar ngërçet që ka shoqëria.Këto
ngërçe dihen:drejtësia , korrupsioni, rendi , ekonomia, të drejtat qytetare të
bashkëkombësve tanë, kudo që janë dhe që, sotpërsot, janë të harruara dhe ato më
elementaret.Po të shikosh me kujdes tematikat që lëvrohen në mediat e shkruara,
konstaton me lehtësi dhe temetikën mediokre që nuk ngjall interes për
lexuesin.Kuptohet, kjo lloj “varfërie”shërben për të mbushur vetëm faqet.Nëpër
gazeta duhet të gëlojë mendimi shqetësues kohor përparimtar realizuar në prizmin
më favorizues social.Kështu mbahet etika e gazetës në pozicionin e duhur që
dëshiron shoqëria.Edhe pse jemi shoqëri pluraliste, mendimi që përcillet në
gazeta duhet të jetë brenda suazës llogjike që përkon me mendimin e shumicës.Ky
mendim të bën të shprehesh:gazeta kurrë nuk duhet të jetë medium partiak
cmirëzinjësh me mendim të infektuar dhe të manipuluar për ta shitur atë në
publik.Kështu ajo dëmton veten.Jetojmë në sistemin pluralist demokratik, ku dhe
kultura kërkon performancë të re në
sipërfaqe dhe mbrendësi.Edhe mediat duhet të njohin procesin Rilindje në gjirin e vet.Këto mendime që
përcjell janë kodi etiko-moral me një domthënie të madhe, duke u përshtatur me
kohën, pra, janë dhe vizionare...Dikush
thotë:”Si t’ua bëjmë gazetave partiake?’’Përgjigja është kjo:ka etikë
gazetareske, është gjuha, kultura e të shprehurit dhe idetë që përcillen duhet
të argumentohen dhe të jenë bindëse përballë lexuesit.Ky qëndrim është zëri që
bashkohet në unison, sepse ky zë , kështu, kërkon zgjidhjen e problematikave
dhe shqetësimeve që ka koha.Ky pushteti i katërt duhet të përcjellë fjalën e
mençur dhe jo mllefet e sëmura.Mendimi përçarës, fallso, për të denigruar
pozitiven është antivlerë.
GAZETARI
Gazetari është intelektual i formuar moralisht, politikisht dhe profesionalisht.Mendimi i tij s’ka nevojë të komandohet nga të tjerët.Ai ndan vlerën nga antivlera.Vazhdimisht rrit personalitetin e tij shoqëror duke u brumosur me karakteristikat më të mira njerëzore.Nuk pranon diktate që të nëpërkëmbë proçeset që mbajnë vlera shoqërore.Bëhet pjesëtar i mendimit të shumicës dhe mban qëndrim kritik duke analizuar drejt dhe ndihmon me mendimin e tij progresiven.Në shërbim të kësaj kohe që jetojmë kërkohet edhe gazetari investigues për të goditur korrupsionin në drejtësi, në mjeksi, në administratë e institucione të ndryshme.Për të arritur objektivin jep kontributin e tij si pjesëtar i kësaj shoqërie duke u treguar aktiv.Në aradhën tonë për Rilindjen ka vend për të gjithë.Edhe mbarë politika shqiptare duhet të jetë pjesë për të krijuar të tërën e Rilindjes.Motivet e Rilindjes duhet të jenë gjithëpërfshirëse në gjithë vendin.A nuk e do që ta ketë në gjirin e vet gazetarin e tillë Rilindja e jonë?Të bashkohemi me Rilindjen, në shërbim të Rilindjes, të japim për Rilindjen!...