Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Gjokaj: Shkendia e Ringjalljes!

| E marte, 01.10.2013, 08:22 PM |


Demonstrata e suksesshme shkrepi shkendin e Ringjalljes!

Nga Gjon Gjokaj, New York

Te premten me 27 Shtator ne  Qytetin e New York-ut ne "Dag Hammarskjold Plaza" ne djepin e kerkesave te lirive universale u zhvillua Demonstrata Paqesore kunder Qeverise Malazeze dhe kryeministit te saj Milo Gjukanoviq,  e organizuar nga shoqatat atdhetare "Malesia e Madhe" e Detroitit dhe ajo e"Dede Gjo' Luli" te New York-ut, ne bashkpunim me aktiviste shqiptare te te dy komuniteteve.

Qellimi i kesaj demostrate ishte te ngrehim zerin kunder diskriminimit klasik te shqiptareve Autokton nga qeveria despotike e Malit te Zi, kur Kryeministri i saj Gjukanoviq po merrte pjese ne sesionin e 68-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Nje numer i konsiderueshem  bashkatdhetaresh nepermes pankartave me parulla te ndryshme shfrytzuan rastin te ngrisin zerin e tyre kunder padrejtesive qe u behen shqiptareve ne trojet e tyre etnike nen Mal te Zi: "Gjukanoviq kriminel lufte", "Duam Komune te plote", "Duam te drejta te barabarta", "Malesia eshte Shqiperi" "Bac su kry"etj.

Protestuesit nepermes indinjates se thelle shprehen keqardhje per vuajtjet dhe diskriminimin e popullates shqiptare qe trajtohen si qytetare te fundit nga ksenofobet malazez qe eshte ne kundershtim me te gjitha normat dhe kartat nderkombtare, per c'gje eshte denuar rende ne raportet e organizatave te ndryshme nderkombtare per te drejtat dhe lirite e njeriut.

Mbas disa oreve proteste para Kombeve te Bashkuara, demonstruesit  marrshuan drejte Konsulates malazeze ku edhe atje te shprehen te njejtat ankesa.

Ne oret e drekes nje grup protestuesish vizituan Konsulaten e Kosoves ne New York me crast u pritem ne menyre te ngrohte nga Ambasadori Bekim Sejdiu i cili njekohesisht ofroj perkrahjen e tij dhe te Zyres se Kosoves per konsultime dhe nevoja te ndryshme.

Ministri i jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj i cili ne menyre vellazerore shprehi paknaqesin e situates se perkeqesuar ne trevat shqiptare nen Mal te Zi, premtoj se me perkushtim te posacem do te angazhohet per zgjidhjen e problemit te shqiptareve nen Mal te Zi dhe do te beje ate cka eshte e mundur nga ana e tij dhe qeverise se Kosoves. Aj gjithashtu premtoj se do te vizitoj shqiptaret ne Dhjetor ne komunitetin e New York-ut dhe Detroit-it.

Ne oret e mbremjes protestuesit u ribashkuen per te marrshue drejt Hotelit "Cipriani" atje ku Keshilli Nacional Shqiptaro Amerikan po zhvillonte Darken Solemne ku ne mes te ftuarve special do te duhej te ishte edhe kryeministri malazez Milo Gjukanoviq dhe ambasadorin e konsullin tij ne New York dhe Washington DC.

Kjo proteste u organizue ne shenje mosknaqesie per situaten tone te mjerueshme ne trevat shqiptare nen Male te Zi, por edhe nga revolta qe patem ndaj KNSHA-it qe ne menyre te papergjegjshime i kishte bere ftese kreut te shtetit malazias qe po mban peng popullin tone ne skllaveri, atehere kur edhe shoqerit tribale dhe fiset afrikane po prekin flladin e lirise dhe demokracise.

Pankartat e shkruara nga protestuesit "NAAC kerkoj falje shqiptareve" dhe "Malesia is not 4 sale" ishte "replika" e kesaj proteste te pa ze e te shkurter para Hotelit "Cipriani"

Gjate kohes sa qendruam para Hotelit, ne parakalim dhe ne shenje mirenjohje erdhen e na pershendeten shume bashkatdhetare shqiptare nder ta edhe bija e Akademikut te madh Ali Hadrit, Luma Hadri-Devine e njohur ne boten e artit te New York-ut si "Quintessential"-"Mbretresha e restoranteve te New York-ut, pastaj nje Avokate shqiptare nga Italia  Natasha  Shehu e cila  na u bashkangjite per nje cast ne shoqerine tone.

Burrat e Shtetit, Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani dhe Kolosi i Rrafshit te Dukagjinit Ramush Haradinaj para se te hyjne brenda ne Hotel erdhen ne mesin tone, na pershendeten dhe na shternguan duart te gjitheve me nje ngrohtesi vellazerore, kurse Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ne kalim na pershendeti me dore.

Zeri i kesaje demonstrate kishte marre udhe per ne Podgorice dite me pare kur mediat malazeze kishin paralajmrue se shqiptaret nuk do ta mirepresin tiranin malazez ne New York.

Ne fund epilogu i kesaj dite u permbylle me nje kronologji te bujshme dhe rradhiti kete proteste si njeren nder demonstratat me te sukseseshime shqiptare  kunder rregjimeve sllavo-malazeze.