| E hene, 30.09.2013, 07:44 PM |
A FUSHATË A JO FUSHATË-SHESHI I SHTETIT TË KOSOVËS U PLOTËSUA ME IBRAHIM RUGOVËN, GJERGJ KASTRIOTIN, NANË TEREZEN E ZAHIR PAJAZITIN
Nga Xhevat
Rexhaj
Gjatë gjithë
ditës sot me interesim kam përcjellë postime në FB, shkrime në disa gazeta e
portale, e besa edhe mendime të disa njerëzve të LDK së që e mendojnë
kolltukun, mendime të disa gazetarëve, të disa publicistëve e të tjera mendime
dhe psrononcime rreth vëndosjesë së shtatorës të presidentit apo më mirë të
them të themeluesit të Kosovës shtet.
Nga disa të
tillë dita e sotme përshkruhet si qështje fushate për zgjedhjet e 3 nëntorit,
nga të tjerë thuhej se ky rast u ndërmor edhe nga disa figura të LDK se që nuk
e deshën asnjihere Rugovën, nga disa thuhej se boll më me shtatore, e nga disa
thuhej se duhej pritur? Të gjitha këto shkrime, postime, thënje, prononcime e
të ndryshme të tjera e kanë një pikëpyetje të madhe sipas mendimit tim.
Pse e them këtë:
Të gjithë ne
jemi dëshmitar se Sheshi Ibrahim Rugova ka vite që është shëmuar si shesh në
hartën dhe adresat e kryeqytetit. Të gjithë jemi në dijeni se në këtë Shesh do
të vendosej shtatorja e Presidentit. Të gjithë e kemi ditur se pas ndërtimit të
Sheshit do të pasonte ngritja dhe zbulimi i shtatorës, ngase ka muaj që flitet
dhe shkruehet edhe zyrtarishtë rrethe kësaj qështjeje. E tash pse ndodhi këtë
të premte? Ndodhi dhe është shumë mirë që ndodhi, pse a të pritej gjerë në
dimër, ndodhi ngase inicuesit e saj, komuna dhe vet Kryetari i komunës Prof.
Isa Mustafa me ekipin e tij ishin ata që kishin kompetencat, ata që punuan per
dhe rreth kësaj qështjejej, ndaj ishin ata që do e binin vendimin e duhur për
kohën e duhur, te e fundit fushata zgjedhore ende nuk ka filluar, dhe
Presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte dhe nuk mbetet Njeri i qështjeve lokale,
por Burrështetas i shtetit të Kosovës. Qytetarët e Kosovës në përgjithësi
Presidentin Rugova nuk e panë dhe nuk e shofin si njeri apo politikan vetëm i
LDKsë, jo o mjerana jo, populli i Kosovës në shumicë absolute Rugovën e ndien
dhe3 e nderon si President i gjithë popullit të Kosovës, andaj me këtë bien
poshtë zërat që kukasin se kinse është fushatë. Une ju them të gjithëve , se
asnji politikan i LDK se, e as i krejte Koosvës nuk do fitoi vota vetëm nese
permend apo ngrit shtatore të Presidentit, këtë nuk e hanë më populli, por
populli nderon emrin dhe figurën markante të Rugovës. Me këtë rast nuk fiton
vota as Isa Mustafa, por shkurt Isa Mustafa e bëri atë që do duhej bërë e së
bëri kurrë Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa megjithatë tregoi se pa marrë parasysh
etiketimet që i bëhen atij, ai mbetet Kryetar i zgjedhur me vota të LDKse, dhe
këtë kryetarllëk po e kryen si burrat, pa fryrje, pa fjalë megalomane por me
urtësi dhe angazhime.
Disa ish
aktivista të dikurshëm të LDK se si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë, po gabohen
rë3ndë me disa shkrime dhe pronoincime disi anti Isa Mustafë, ata ( disa) po
tregojnë se nuk e duan LDK ne të forcuar dhe me rregulla demokratike, por e duan
veten e tyre dhe kinse vendin që do duhej ta kishin në LDK, e për këtë keta
burra duhet të presin zgjedhjet, duhet të respektojne rregullat demokratike dhe
kur te vij koha e zgjedhjeve brenda LDKse le të konkurrojne me programe. Nuk
duhet sot të kokorizet askush kundër Kryetarit Isa Mustafa dhe vet Kryesise së
LDK-së dhe komunës që punuan me përkushtim që sot Sheshi Ibrahim Rugova të
duket për mrekulli, sot Sheshi bashkoi shqiptarin, bashkoi Gjergj Kastriotin,
Ibrahim Rugovën, Nanen Tereze dhe Zahir Pajazitin, pra , komuna e Prishtinës
çmoi dhe vlerësoi völerat, vlerësoi histotrone tonë të re dhe atë të vjetër.
Ka të tillë që
sot do të dëshironin që nepër Prishtinë të mbinin statuja dhe shtatore të
Sulltanëve anmiqë të shqiptarisë, ka të tillë që do dëshironin që në Prishtinë
të kemi statuja të Ali Shukriut e të bashibuzukave të tjerë, por jo sot
Prishtina si kryeqytet i dardanisë ashtë plotësue me vlerat e shqiptarisë, nuk
ka fushatë me Ibrahim Rugovën, e kemi përjetue prej vdekjës së tij se sa u munduan
me foto e me fjalë për Ibrahim Rugovën vet LDK ja or humbi zgjedhjetm ngase
votuesit duan program dhe vizion të Rugovës, duan idetë e Rugovës, andaj as Isa
Mustafa nuk do fitoi më shumë, ngase votat për Prishtinën e i ka, se e ka
ndertue dhe e ka menaxhue si duhet Prishtinën, por Isa Mustafa tregoi se din të
punon, din të çmoi dhe të nderoi Presidentin tonë, e këtë nuk e bëri fatmir
sejdiu, i cili fatkeqësisht sot iu bashkue J. Krasniqit, R. Qosjes, A. Demaqit,
A. Kurtit, minoritetev dhe disa palaqove të demagoxhisë ditore.
Jo jo sot nuk
kishte fushatë, por sot në SHESH përfundimisht u rimboll historia, aty do
flasin,
shpata e Gjergj
Kastriotit, menquria dhe diplomacia e Ibrahim Rugovës, njerëzia dhe urtësia e
Nanë Terezës dhe burrnia e Zahir Pajazitit, kujt nuk ja don këto fakte dhe këtë
mrekulli që ka ndodh sot në Dardani, Zoti e lashtë shendoshë, se shqiptarët kur
duan e vendosin gurin aty ku duhet dhe si duhet, e kjo ka ndodhur sot në
Prishtinë,e realizuan njerëzit që çmojnë historinë dhe vlerat e saja. Me apo pa
fushatë, respekt o Isa Mustafa që realizove premtimin e dhanë...