Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Xhavit Gasa

| E diele, 29.09.2013, 04:23 PM |


Xhavit Gasa

NJË LIS

Në degët,
e fuqishme,
të lisit,
bredhin ketrat,
si artistë cirku,
të ëmblat këngë,
këndon bilbili,

Trup 
të fuqishëm,
ka lisi,
i bën ballë,
të gjitha stuhive.

Rënjët,
e lisit,
janë të forta,
ku janë,
rrënjët e tij,
nuk shembet toka.

Lisi,
dhe kur thahet,
drutë e tij,
të fuqishëm.
e bëjnë zjarrin,
që flakëron nga gjacat!!!

NDOSHTA

Seç paskam,
një sekëlldim,
dua të shkruaj,
e fjalët më ikin.

Mbi tavolinë,
e bardhë,
mbetet letra,
fjalët shpërndahen,
......................... si era.

Të gjithë flasim,
shkruajmë lexojmë,
pa pushim.
gjoksim rrahim,
se kemi thënë,
fjalën më të mirë...

Seç paskam,
një sekëlldim,
më duket,
sikur të gjitha fjalët,
kanë marrë  arratinë.

Ndoshta,
një ditë,
do ti arrijmë

MOS U ZEMRO

Ti që
dje kishe frikë
t'më flisje
dhe drejt
sytë nuk më hidhje
asnjë herë, s'të urrejta
urrejtjen s'e pranoj zemra

Sepse
atë urrejtje
as unë
as ti
nuk e donim
as unë
as ti
nuk e sollëm.....

Atë
e sollën
barbarët
që mbollën
përçarjen
urrejtjen
përbaltjen

Miku im
i mirë
të lutem
mos u zemro
nëse ndonjë herë
rebelim
në vargun tim,
............do të ketë.....

BURRI DHE GURI

Të gjithë,
lindin meshkuj,
vetëm ata,
që përballen,
me sfidat e jetës
bëhen burra,
as gurët,
e mineralit,
nuk bëhen metal,
nëse nuk shkrihen,
...............nëpër furra,

Sa të ngjashëm,
burri,
...dhe guri....

BASHKË-UDHËTARË

Që kur shkrova poezinë e parë,
asnjë herë nuk jam ndierë vetëm,
me poezinë jam bashkë-udhëtarë,
gjithmonë bashkë në çdo hap ecim.

Dhe në ato kohët e trishta,
kur  ishim mollë e ndaluar,
kur na zunë pusi dhe prita,
njeri-tjetrin nuk e tradhëtuam.

Sot i thinjur si borë e bardhë,
në fytyrë më shtohen brazdat,
me poezinë jam bashkë-udhëtarë,
bashkë në të mira dhe halle.

Ju këshilloj ta doni poezinë,
të gjithë ju brezat e ardhshëm,
se është bashkë-udhëtare e mirë,
besnike që nuk ju le në baltë!!!