Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Thani Naqo: Ketrat

| E diele, 29.09.2013, 12:38 PM |


Thani Naqo

KETRAT

Shuaj mallin në korie,
Këng' e mëllenjave ankth e gas.
Ketrushat gërzitin kokra lajthie,
Ketrushët i ndjekin, s'i lënë rehat...

Ketrushën e fshatit kur isha djalë,
Vjeshtë ish e bënte ftohtë.
Korien shkundi era e marrë:
Puthja e parë është kot!

Shoh ketrushën e përndezur,
Hajdutçe vjen ketrushi tjetër.
Njëlloj si sot qenë përleshur,
Pikonin lajthitë edhe fletët.

Shojta mallin në korie,
Këng' e mëllenjave ankth gas.
Ketrushat gërzitin kokra lajthie,
Ketrushët i ndjekin, s'i lenë rehat...

2012