| E diele, 29.09.2013, 04:34 PM |
Fitnete Bejta "Master e shkencave ekonomike në marketing" nga AAK-ja asambliste për Prishtinën.
Nga Asllan
Dibrani
Familja Syla
kishte një traditë shekullore në zakonet
dhe traditën kombëtare. Ishte një familje qe këmbën e
armikut se deshi kurrë të zënë vend në
tokat e Gallapit (Gollakut)të Prishtinës, pikërisht në fshatin
Prapashticë. Sylë Bejtën masakrat e vitit 1921 në Prapashticë e radhiten ne mesin
e familjeve pothuajse të zhdukura , i
vetmi Syla qe shpetoj si i
ri. Familje Bejta kishte një
traditë të atdhedashëse ndaj kombit
dhe një urrejtje kundër armiqve tanë.
Pas asaj masakre Syla u rrit dhe krijoj
familjen qe la djem , nipa e mbesa nga e
cila lindi edhe Fiknetja,
mbesë e Sylë Bejtës . Pasojat e
masakrës që kishin kryer forcat serbe me 10 e 11 janar 1921 mbi popullatën e fshatit Prapashticë ishin një
histori në vete qe u boshatis
dhe u zhduk po thuaj i tërë fshati.
Në shenjë hakmarrje për
rezistencën e armatosu u zhduku shumë familje dhe fshati Prapashticë ishte
një masakër mesjetare qe u dogjën e u masakruan për
24 orë!
Fitnjetja e re mësoj shumë gjëra nga Ghyshi i vet, nga prindërit mbi
hstorinë e dhimbshme të kësaj ane nga e cila
u frymëzua dhe u edukua po me një frymë
nacionale e dashur e afërme. Fiknetja posedon një kulturë të një femër
me një personalitet të formuar
bashkëkohore dhe e emancipuar.
Fiknete Bejta e
bija e Mehmetit aktivist
shumëvjeçar,ndihmoj partitë
politike në këtë anë të përforcohen në interesin shoqëror, aktivitetet e tij
shërbyen në bërjen edhe funksionalizimin
e institucioneve të para të Republikës
së Kosovës në rajonin e Gallapit
(Gollakut). Në shtator të vitit 1993 Mehmet Bejta kishte mundësuar hapjen
e një ambulante në kuadër të
institucioneve paralele të qeverisë së
Kosovës në shtëpinë e tij në
fshatin Prapashticë, për kundër rrethanave
dhe hegjemonisë së pushtetit serb
të asaj kohe, shtëpia e tij shërbeu si
strehë dhe vend i mbledhjeve të
forcave të UÇK-së të
cilës ju kishin bashkangjitur
tash e një kohë
si shumë djem të Kosovës dhe dy
bijtë e Mehmetit.
Fiknete Bejta
mbaroj shkollën fillore në fshatin e
lindjes atë të mesmen e kreu në Prishtinë. Pas mbarimit të arsimimit
të ulët dhe
të mesëm, Fiknetja në vitin
2003 nisi studimet në Universitetin e
Prishtinës në Fakultetin Ekonomik , ku
mori titullin BA i Ekonomisë e
specializuar në Financa , Banka dhe Kontabilitet. Fiknetja duke mos qenë e kënaqur me arritjet e veta
vazhdoi studimet pasdiplomike në të njëjtin fakultet ku më 7 shkurt 2012 morri
titullin "Master i shkencave ekonomike
në marketing" .
Është anëtare e
"Institutit Alb-Shkenca" dhe e
"Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës"
e tjera . Është aktive me shkrime me
tematikë nga ekonomia dhe aktualiteti të cilat publikohen në shumicën e mediave të shkruara në Kosovë,
Shqipëri e më gjerë .
Zonjusha
Bejta duke qenë e brengosur nga një
politikë aktuale që zhvillohet në Kosovë duke parë se për të bërë ndryshimin e zhvillimit politik në vend, në
botën politike nevojitet veprimi, pikërisht edhe nga rinia , ajo u angazhua që nga
muaj prill i vitit 2013 në partinë "Aleanca për Ardhmërinë e
Kosovës". Aktualisht është anëtare
e këshillit drejtues të AAK-së për Prishtinën, sekretare e nëndegës së Dardanisë dhe
kryesuese e sektorit për zhvillimin ekonomik lokal në kuadër të kabinetit të
Alenacës për Prishtinën.
Në kuadër të këtij aktiviteti politik, ajo është nominuar nga AAK-ja si kandidate për asambleiste në asamblenë komunale në Prishtinë. Nga kjo e re u ndamë me një përshtypje mbresëlënëse qe në të ardhmen të jetë një personalitet i vyeshëm dhe me vlera në interesin tonë shoqëror. Ma në fund e pamë se kishte si synim të jetë sa ma e përgatitur ne elektoratin e zgjedhjeve në Prishtinë me çka përmes saj nxirrem konceptin se si mundet me punuar një e re siç ishte Fiknetja.