Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Ti ishe pranë meje

| E diele, 29.09.2013, 09:36 AM |


Ti ishe pranë meje edhe kur i kisha sytë e mbyllur!

 

Shkruan Asllan Dibrani

art@asllandibrani.com

 

Ti je pran meje

edhe ne mesin e natës

edhe para muzgut

bebëzat e syrit të shohin

bukurinë tuaj duke fluturuar

në qiell  dhe  në bregun e detit,

nën lulet e trëndafilta

me aromë mimoze

Ti nuk me lenë asnjëherë të vetmuar

gjithnjë me mbanë në gjirin tënd të but

nën sqetulla duke me përkëdhelë

duke ecur për dore me puthë

ngrohtësine  me pershkon trupin

duke mi njomur buzët e shkrumbuara

të vyshkura sikur lulet pa ujë

tani Ty edhe unë ta dhuroje një puthje

pasi u zgjova me sy të hapur e pa gjumë

ne pritjen e agimit se çka ka ndodhë!?...

Shtutgard  Shtator 2013