Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Avni Bilalli: Gjermani, prezantohen Oroshi dhe Igrishta

| E diele, 22.09.2013, 06:09 PM |


Shoqata Shqiptaro-Gjermane Jetullah Islami në Kiel prezentoi në mënyrë të madhërishme dy politikanë të komunitetit shqiptar Nue Oroshi dhe Floriana Igrishta

CDU PARTI E CILA PO JU AFRON MUNDËSINE E AVANSIMIT POLITIK SHQIPTARËVE NË GJERMANI

Nga Avni Bilalli

Komuniteti Shqiptarë i Kielit të Gjermanis, të dielen e kaluarë pati një gëzim jashtzakonishtë të madhë. Organizuar nga shoqata atdhetare, dhe kulturore Jetullah Islami, u bë prezentimi i dy kandidatëve nga komuniteti shqiptarë i Kielit, të cilët kohë më parë u zgjodhën në organet me të larta Komunale të këti qyteti. Kjo shoqatë prezentoji Deputetin e Asamblesë Komunale të qytetit te Kielit  Nue Oroshi, si dhe të renë Floriana Igrishta, e cila ësht zgjedhur këshilltare në rrethin e Mettenhofit, e cila ësht një lagje e qytetit të Kielit me rreth njëzet mijë banor. Që në fillimë të pranishmit i përshendeti antari i kryesisë së Shoqatës zotëri Avni Bilalli i cili tha se në emër të Shoqatës Kulturore dhe atdhetare Jetullah Islami ju uroji mirseardhje mysafirëve, dhe të gjithë të pranishmëve tjer.

Më pasë zoti Bilalli e ftoji për nje fjalë rasti Floriana Igrishta, këshilltare në rrethin e Mettenhofit që ësht pjes e qytetit të Kielit, e cila  mbajti një fjalim në gjuhën Gjermane ku tha: se sod ësht jashtzakonisht e gëzuar që jemi tubuar këtu. E sidomos në veqanti përshendesë mysafirin tonë  Thomas Stritzl kandidat i CDU për në Bundestagun Gjerman nga zona zgjedhore 5 që përfshin Altenholzin,Kielin, dhe Kronshagenin. Përshendes edhe mysafirët e tjerë z. Fehmi Bahtiri Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Gjermane Jetullah Islami, dr.Stefanie Rönnau nënkryetare e Forumit të grave të CDU për Shlesvig Holshtajn,

z. Aleksander Cyron Kryetar i CDU për rrethin e Mettenhofit, si dhe të gjith të pranishmit. Ajo tha se zoteri Thomas Strizl ësht nje njeri i angazhuar dhe i hapur, edhe për personatë që kanë prejardhje nga vendet e ndryshme, të cilëve ju uron mirseardhje në CDU. Un dhe Deputeti i Asambles Nue Oroshi do të punojm së bashku, që komuniteti ynë shqiptarë  të avansohet edhe më tutje në shumë lëmi të jetës.

Ndërsa Nue Oroshi Deputet i Asambles Komunale të qytetit të Kielit, mbajti një fjal përshendetse në gjuhën shqipe  ku ndër të tjera tha:-Jam jashtzakonisht i nderuar, që sod nën  emrin e të madhit heroit të kombit profesor Jetullah Islami, jemi mbledhur sod këtu që të festojm suksesin e komunitetit shqiptar në Kiel të Gjermanis. Ky sukses esht i juaji të nderuar bashkombas shqiptarë, sepse ju me përkrahjen, mundin dhe sakrificen tuaji bët që sod për her të parë në historin e shqiptarëve të Gjermanis, shqiptaret të ken dy vende në institucionet komunale të qytetit të Kielit, një vend deputeti në Asamblen e Qytetit të Kielit, dhe një vend këshilltari në rrethin e Metenhofit.

Pra sod edhe pse për nga numri komuniteti shqiptar, esht komunitet i katërt për nga perfaqsimi politik nxëm vendin e dyt, që  ësht një sukses i jashtzakonshëm, e ku ju ftoji që kët rrugë ta vazhdojm edhe me tutje, ku të rinjët e të rejatë tona të jenë, në të ardhmen udheheqës nëpër shum institucione Gjermane qoftë në politik, shkenc,letersi, dhe shum lëmi të jetës shoqërore, por asnjehër pa e harruar trungun e lasht iliro shqiptar, tokën e arbrit dhe vendin ku na lindi na rriti e na burrnoji toka jon Arberia Etnike.

Komuniteti i Kielit te Gjermanis, ësht një komunitet vizionar ku gati dy dekada po e jep kontributin e qmuar në të gjitha aksionet kombëtare,kulturore, e tani edhe politike.

Për kët ju falënderojm të nderuar, që na u përgjigjet në shum aksione të ndryshme  për Kosoven për Shqiperin, dhe për qdo aktivitet kulturor dhe kombtar, e tani edhe politik.

Ju njoftoji se në arkivin ton kemi të gjith dokumentacionin e kompletuar, dhe së shpejti do të dalim edhe me një libër për aktivitetin 20 vjeqar të shqiptareve të Kielit me rrethin.

Tani do të ndalëm në dy pika kyqe?

Pika e par-Pse Shqiptarët duhet ta votojn CDU dhe Kancelaren Gjermane dr.Angela Merkelin. Shqiptarët në Gjermani duhet ta votojn CDU dhe dr. Angela Merkelin për faktin se CDU nën udhëheqjen e dr.Merkelit e mbrojti dhe po e mbron qështjen shqiptare në përgjithsi, e në veqanti Republiken e Kosovës, kët shtet të ri që shum armiq tan shekullor kanë hapur gojën dhe i kan  mrefur dhembët për ta gllabëruar. E pikërisht  ësht CDU dhe Angela Merkeli që me qeverin e Gjermanis po i mbrojn kufijtë e Kosovës, po e mbron Mitrovicën ton

të dashur dhe të qmuar, që kurr nukë do të heqim dor preji saji.

Dhe pyetja e dytë  ësht pse duhet votuar Thomas Stritzl ?

Të nderuar bashkombas Thomas Stritzl  ësht një vizionar i madh. Aji  ësht një mik i madh i shqiptarëve i cili edhepse pati shum presione, nga qarqet e ndryshme politike, aji asnjëher nuk hoqi dor nga perkrahja e shqiptarëve, dhe si frytë i kësaji përkrahje sod kemi dy shqiptar në institucionet më të larta të qytetit të Kielit. Prandaji ju ftoji që të gjith së bashku me datën 22 Shtator të dilni në zgjedhje dhe të votoni për Kandidatin e CDU Thomas Stritzl.

Me pasë fjalën e mori Kandidati i CDU  nga Altenholzi, Kieli dhe Kronshageni, Thomas Stritzl i cili njëherit ësht edhe Kryetar i CDU së Kielit. Aji tha se ndihem jashtzakonisht i priviligjuar që sod jam në mesin, e komunitetit shqiptar. Ky komunitet me përpjekje të mëdha dhe përkrahjen e CDU, arriti që ti ketë dy përfaqsues në organet komunale të Qytetit të Kielit, dhe ësht ndër komunitetët e para të huaja që masovikisht në Kiel votuatë për CDU, për kët ju falenderojm perzemërisht.CDU gjithnjë do të jetë në krahë të shqiptarëve, dhe un personalishtë ju garantoji se nëse do të jemë në Bundestagun Gjerman, do të angazhohem edhe me fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Gjermani, por edhe  do të punoji në ngritjen në një nivel më të lart të mardhënjeve të Gjermanis me Shqipërin dhe me Kosovën. Më pasë zoti Strizl për dy orë të tëra zhvilloji një bashkbisedim me të pranishmit.

Në fund morëm një prononcim nga Deputeti i Asamblesë Komunale te Kielit që njëherit ësht edhe sekretar i kësaji Asambleje Komunale Nue Oroshi, i cili i bën thirrje të gjithë shqiptarëve në Gjermani që me datën 22 Shtatorë të dalin në kutit e votimit dhe të votojn CDU në krye me Kancelarën Gjermane dr. Angela Merkel, ku në kët mënyrë do të ja kthejm nje borgj të vogël kësaji Partije e cila me dekada të tëra po e mbron qështjen shqiptare ne përgjithësi.